Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 38


Seksioni 38

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Fayette, New York, më 2 janar 1831 (History of the Church, 1:140–143). Rasti ishte një konferencë e Kishës.

1–6, Krishti krijoi gjithë gjërat; 7–8, Ai është në mes të shenjtorëve të tij që shpejt do ta shohin; 9–12, Gjithë mishi është prishur para tij; 13–22, Ai ka ruajtur një tokë të premtimit për shenjtorët e tij në kohë dhe në përjetësi; 23–27, Shenjtorët urdhërohen të jenë një dhe ta vlerësojnë njëri-tjetrin si vëllezër; 28–29, Luftëra parashikohen; 30–33, Shenjtorëve do t’u jepet fuqi nga lart dhe do të shkojnë mes gjithë kombeve; 34–42, Kisha urdhërohet të kujdeset për të varfërit e nevojtarët dhe të kërkojë pasuritë e përjetësisë.

1 Kështu thotë Zoti, Perëndia juaj, madje Jezu Krishti, i Madhi aUnë Jam, Alfa dhe Omega, bfillimi dhe fundi, po ai që pa hapësirën e gjerë të përjetësisë dhe gjithë cushtritë serafine të qiellit, dpërpara se bota të ekrijohej;

2 Po ai që i adi të gjitha gjërat, pasi bgjithë gjërat janë të pranishme përpara syve të mi;

3 Unë jam po ai që foli, e bota u a dhe gjithë gjërat erdhën nëpërmjet meje.

4 Unë jam po ai i cili e ka marrë aSionin e Enokut në vetë kraharorin tim; dhe në të vërtetë, unë them, madje të gjithë ata që kanë bbesuar në emrin tim, sepse unë jam Krishti, dhe në vetë emrin tim, me anë të fuqisë së cgjakut që kam derdhur, i jam lutur Atit për ta.

5 Por vini re, pjesën e mbetur të të aligjve e kam mbajtur në bprangat e territ deri në cgjyqin e ditës së madhe, i cili do të vijë në mbarim të botës;

6 Dhe po kështu do t’i bëj të mbahen të ligjtë që nuk do ta dëgjojnë zërin tim, por i ngurtësojnë zemrat e tyre dhe mallkimi, mallkimi, mallkimi është fati i tyre.

7 Por, vini re, në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them se asytë e mi janë mbi ju. Unë jam në bmes tuaj dhe ju s’mund të më shihni;

8 Por dita shpejt vjen që ju do të më ashihni dhe do të dini se unë jam; pasi velloja e territ shpejt do të çahet dhe ai që s’është bpastruar, nuk do ta cdurojë ditën.

9 Si rrjedhim, ngjishni ijët tuaja dhe përgatituni. Vini re, ambretëria është e juaja dhe armiku nuk do t’ju mposhtë.

10 Në të vërtetë unë ju them, ju jeni të apastër, por jo të gjithë; dhe nuk ka asnjë tjetër me të cilin jam tepër i bkënaqur;

11 Pasi gjithë amishi është i prishur përpara meje; dhe fuqitë e bterrit përhapen mbi tokë, mes fëmijëve të njerëzve, në prani të gjithë ushtrive të qiellit—

12 Që e bën heshtjen të mbretërojë dhe gjithë përjetësia alëndohet e bengjëjt po presin urdhërin e madh për c korrur tokën, për të mbledhur degjrat, që të mund të edigjen; dhe, vini re, armiku është mbledhur.

13 Dhe tani unë ju tregoj një mister, një gjë që është në dhoma të fshehta, për të shkaktuar madje ashkatërrimin tuaj me kalimin e kohës dhe ju nuk e dinit;

14 Por tani unë jua them dhe ju bekoheni, jo për shkak të paudhësisë suaj, as për shkak të zemrave tuaja mosbesuese; pasi në të vërtetë disa nga ju janë fajtorë para meje, por unë do të jem i mëshirshëm ndaj dobësisë suaj.

15 Prandaj, jini të afortë tani e tutje; mos kini bfrikë, sepse mbretëria është e juaja.

16 Dhe për shpëtimin tuaj unë ju jap një urdhërim, pasi i kam dëgjuar lutjet tuaja dhe të avarfërit janë ankuar para meje e të bpasurit unë i kam bërë, dhe gjithë mishi është imi, dhe unë jam i cpaanshëm.

17 Dhe unë e kam bërë tokën të pasur dhe, vini re, ajo është astoli i këmbëve të mia, si rrjedhim, përsëri unë do të qëndroj mbi të.

18 Dhe unë ju ofroj dhe denjoj t’ju jap pasuri më të mëdha, madje një tokë të premtimit, një tokë ku rrjedh qumësht e mjaltë, mbi të cilën nuk do të ketë mallkim, kur Zoti të vijë;

19 Dhe unë do t’jua jap për tokën e trashëgimit tuaj, nëse e kërkoni atë me gjithë zemër.

20 Dhe kjo do të jetë besëlidhja ime me ju, ju do ta keni atë për tokën e trashëgimit tuaj dhe për atrashëgimin e fëmijëve tuaj përgjithmonë, përderisa toka do të qëndrojë dhe ju do ta zotëroni atë përsëri në përjetësi, për të mos u zhdukur më.

21 Por, në të vërtetë unë ju them se në të ardhmen ju nuk do të keni as mbret, as sundimtar, sepse unë do të jem ambreti juaj dhe do të vëzhgoj mbi ju.

22 Si rrjedhim, dëgjoni zërin tim e më andiqni dhe ju do të jeni një bpopull i lirë e s’do të keni ligje, veç ligjet e mia kur unë të vij, pasi unë jam cligjdhënësi juaj dhe ç’mund ta ndalë dorën time?

23 Por në të vërtetë unë ju them, amësojeni njëri-tjetrin sipas detyrës në të cilën ju kam caktuar;

24 Dhe çdo njeri le ta avlerësojë vëllanë e tij si veten dhe të praktikojë bvirtyt dhe cshenjtëri para meje.

25 Dhe përsëri unë ju them, çdo njeri le ta vlerësojë vëllanë e tij si veten.

26 Sepse çfarë burri mes jush, që ka dymbëdhjetë bij dhe është i paanshëm me ta, dhe ata i shërbejnë atij me bindje, dhe ai i thotë njërit: Vishu me rroba të mira dhe ulu këtu; dhe tjetrit: Vishu me lecka dhe ulu atje—dhe hedh vështrimin mbi bijtë e tij e thotë: Unë jam i drejtë?

27 Vini re, këtë jua kam dhënë si shëmbëlltyrë dhe ajo është sikurse unë jam. Unë ju them, jini anjë; dhe nëse nuk jeni një, nuk jeni të mitë.

28 Dhe përsëri, unë ju them se armiku në dhomat e fshehta po kërkon ajetën tuaj.

29 Ju dëgjoni për aluftëra në vende të largëta dhe thoni se do të ketë shpejt luftëra të mëdha në vende të largëta, por ju nuk i njihni zemrat e njerëzve në vetë tokën tuaj.

30 Ua them këto gjëra për shkak të lutjeve tuaja; mblidhni si athesar burtësi në zemrat tuaja, që ligësia e njerëzve të mos jua zbulojë këto gjëra nëpërmjet ligësisë së tyre, në një mënyrë që do të flasë në veshët tuaj me një zë më të lartë se ai që do të dredhë tokën; por nëse jeni të përgatitur, ju s’do të frikësoheni.

31 Dhe që ju të mund t’i shpëtoni pushtetit të armikut dhe të mblidhet tek unë një popull i drejtë, pa anjollë e pa faj—

32 Prandaj, për këtë shkak unë ju jap urdhërimin që ju duhet të shkoni në aOhio; dhe atje do t’ju jap bligjin tim; dhe atje do t’ju cdhurohet fuqi nga lart;

33 Dhe që atje, kushdo që unë dëshiroj, do të shkojë mes agjithë kombeve dhe do t’iu thuhet atyre se çfarë të bëjnë; sepse unë kam një punë të madhërishme të vendosur në ruajtje, sepse Izraeli do të bshpëtohet e unë do t’i udhëheq ata kudo që dua dhe asnjë pushtet s’mund ta cdurojë dorën time.

34 Dhe tani, unë i jap kishës në këto anë një urdhërim, që njerëz të përcaktuar mes tyre do të caktohen dhe ata do të caktohen me anë të azërit të kishës;

35 Dhe ata duhet të kujdesen për të varfërit e nevojtarët dhe t’u administrojnë për t’i andihmuar, që ata të mos vuajnë; dhe i dërgoni ata në vendin që i kam urdhëruar;

36 Dhe kjo do të jetë vepra e tyre, të qeverisin punët e pronësisë së kësaj kishe.

37 Dhe ata që kanë ferma që s’mund të shiten, le t’i lënë ose t’i japin me qera, si t’iu duket më mirë.

38 Sigurohuni që gjithë gjërat të ruhen; dhe kur njerëzve u adhurohet fuqi nga lart dhe dërgohen, gjithë këto gjëra do të mblidhen në zemër të kishës.

39 Dhe nëse kërkoni apasuritë që është vullneti i Atit t’jua japë, ju do të jeni populli më i pasur nga të gjithë, pasi do të keni pasuritë e përjetësisë; dhe është e nevojshme që bpasuritë e tokës të jenë të miat për t’i dhënë; por ruhuni nga ckrenaria, që të mos bëheni si dNefitët e lashtësisë.

40 Dhe përsëri, unë ju them, unë ju jap një urdhërim që çdo burrë qoftë plak, prift, mësues dhe gjithashtu anëtar, të fillojë me fuqinë e tij, me punën e aduarve të tij, të përgatitet dhe të plotësojë gjërat që unë kam urdhëruar.

41 Dhe apredikimi juaj le të jetë zëri bparalajmërues, çdo njeri të afërmit të tij, me qetësi dhe butësi.

42 Dhe alargohuni nga të ligjtë. Shpëtoni vetveten. Jini të pastër që të mbani enët e Zotit. Madje kështu. Amen.