Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 25


Seksioni 25

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Harmony, Pennsylvania, korrik 1830 (History of the Church, 1:103–104). (Shih kreun e seksionit 24.) Kjo zbulesë i manifeston vullnetin e Zotit Emma Smith-it, gruas së Profetit.

1–6, Emma Smith, një zonjë e zgjedhur, është thirrur për të ndihmuar dhe për të ngushëlluar bashkëshortin e saj; 7–11, Ajo gjithashtu është thirrur për të shkruar, për të sqaruar shkrimet e shenjta dhe për të zgjedhur himnet; 12–14, Kënga e të drejtëve është një lutje për Zotin; 15–16, Parimet e bindjes në këtë zbulesë janë të zbatueshme për të gjithë.

1 Vëri veshin zërit të Zotit, Perëndisë tënd, ndërsa unë të flas ty, Emma Smith, bija ime; pasi me të vërtetë të them, tërë ata që amarrin ungjillin tim, janë bij dhe bija në bmbretërinë time.

2 Një zbulesë unë të jap ty lidhur me vullnetin tim; dhe nëse ti je besnike dhe aecën në shtigjet e bvirtytit përpara meje, unë do ta ruaj jetën tënde dhe ti do të marrësh ctrashëgimi në Sion.

3 Vër re, amëkatet e tua të janë falur dhe ti je një zonjë e zgjedhur, të cilën unë e kam bthirrur.

4 Mos mërmërit për shkak të gjërave që nuk i ke parë, sepse ato janë fshehur prej teje dhe prej botës, e cila është urtësi në mua në një kohë të ardhme.

5 Dhe detyra e thirrjes tënde do të jetë për një angushëllim për shërbëtorin tim, Joseph Smith të Riun, bashkëshortin tënd, në mundimet e tij, me fjalë ngushëlluese, me shpirtin e butësisë.

6 Dhe ti do të shkosh me të në kohën e ikjes së tij dhe do të jesh për të një shkruese, ndërkohë që nuk ka asnjë që të jetë një shkrues për të, që unë të mund ta dërgoj shërbëtorin tim, Oliver Cowdery, kudo që dëshiroj.

7 Dhe ti do të ashugurohesh nën dorën e tij për të sqaruar shkrimet e shenjta dhe për ta këshilluar kishën, ashtu siç do të të jepet me anë të Shpirtit tim.

8 Pasi ai do të vërë aduart e tij mbi ty e ti do të marrësh Frymën e Shenjtë dhe koha jote duhet t’u kushtohet të shkruarit dhe të lexuarit të shumtë.

9 Dhe s’ke pse të frikësohesh, pasi burri yt do të të mbështesë ty në kishë; sepse për ta është athirrja e tij, që gjithë gjërat të mund t’u bzbulohen atyre, çfarëdo që unë dëshiroj, sipas besimit të tyre.

10 Dhe në të vërtetë unë të them se ti duhet të lësh mënjanë agjërat e kësaj bbote dhe të ckërkosh gjërat e një më të mire.

11 Dhe do të të jepet ty, gjithashtu, të bësh një zgjedhje të ahimneve të shenjta, ashtu siç do të të jepet, e cila është e kënaqshme për mua, që të kihen në kishën time.

12 Sepse shpirti im kënaqet në akëngën e bzemrës; po, kënga e të drejtëve është një lutje për mua dhe ajo do të marrë përgjigje me një bekim mbi kokat e tyre.

13 Prandaj, gëzohu në zemrën tënde e ngazëllehu dhe kapu pas besëlidhjeve që ke bërë.

14 Vazhdo në shpirtin e abutësisë dhe ruhu nga bkrenaria. Le të ngazëllehet shpirti yt në bashkëshortin tënd dhe në lavdinë që do të vijë mbi të.

15 Zbato urdhërimet e mia vazhdimisht dhe një akurorë bdrejtësie do të marrësh. Dhe, në qoftë se nuk e bën këtë, aty ku unë jam, ti cnuk mund të vish.

16 Dhe në të vërtetë, në të vërtetë, unë të them se ky është azëri im për të gjithë. Amen.