Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 21


Seksioni 21

Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit, në Fayette, New York, 6 prill 1830 (History of the Church, 1:74–79). Kjo zbulesë u dha në organizimin e Kishës, në datën e përmendur, në shtëpinë e Peter Whitmer Plakut. Gjashtë burra, të cilët qenë pagëzuar më parë, morën pjesë. Me votim të njëzëshëm këta burra shprehën dëshirën dhe vendosmërinë e tyre për t’u organizuar, sipas urdhërimit të Perëndisë (shih seksionin 20). Ata gjithashtu votuan për ta pranuar e mbështetur Joseph Smith të Riun dhe Oliver Cowdery-n si drejtuesit kryesues të Kishës. Me anë të vënies së duarve, Joseph-i më pas shuguroi Oliver-in një plak të Kishës dhe Oliver-i, në mënyrë të ngjashme, shuguroi Joseph-in. Pas administrimit të sakramentit, Joseph-i dhe Oliver-i vunë duart mbi pjesëmarrësit një e nga një për dhënien e Frymës së Shenjtë dhe për konfirmimin e secilit si anëtar i Kishës.

1–3, Joseph Smith-i thirret të jetë shikues, përkthyes, profet, apostull dhe plak; 4–8, Fjala e tij do të udhëheqë kauzën e Sionit; 9–12, Shenjtorët do t’i besojnë fjalët e tij, kur ai të flasë me anë të Ngushëlluesit.

1 Vini re, do të ketë një aanal të mbajtur mes jush; dhe në të ti do të quhesh bshikues, përkthyes, profet, capostull i Jezu Krishtit, plak i kishës nëpërmjet vullnetit të Perëndisë, Atit dhe hirit të Zotit tuaj Jezu Krisht,

2 Duke qenë i afrymëzuar nga Fryma e Shenjtë për të ngritur themelin e saj dhe për ta ndërtuar atë mbi besimin më të shenjtë.

3 aKishë e cila u borganizua dhe u ngrit në vitin e tetëqind e tridhjetë të Zotit tuaj, në muajin e katërt dhe në ditën e gjashtë të muajit që quhet prill.

4 Si rrjedhim, domethënë kisha, ju duhet t’u vini veshin afjalëve dhe urdhërimeve të tij, që ai do t’jua japë ashtu siç i merr ato, duke ecur gjithë bshenjtëri përpara meje;

5 Sepse afjalën e tij duhet ta merrni si nga goja ime, plot durim e besim.

6 Pasi duke i bërë këto gjëra, aportat e ferrit nuk do të hapen kundër jush; po, dhe Zoti Perëndi do t’i shpërndajë fuqitë e berrësirës përpara jush dhe do të bëjë që qiejt të cdridhen për të mirën tuaj dhe për dlavdinë e emrit të tij.

7 Sepse kështu thotë Zoti Perëndi: Atë e kam frymëzuar të nxisë kauzën e aSionit me fuqi të madhe për mirë dhe zellin e tij e njoh e lutjet e tij i kam dëgjuar.

8 Po, vajtimin e tij për Sionin e kam parë dhe unë do të bëj që ai të mos vajtojë më për të; sepse ditët e tij të gëzimit kanë ardhur nga aheqja e mëkateve të tij dhe nga manifestimet e bekimeve të mia mbi veprat e tij.

9 Pasi, vini re, unë do t’i abekoj të gjithë ata që punojnë në bvreshtin tim, me një bekim të fuqishëm dhe ata do t’i besojnë fjalët e tij, që iu dhanë atij prej meje nëpërmjet cNgushëlluesit, i cili dmanifeston se Jezusi u ekryqëzua nga njerëz fmëkatarë për mëkatet e gbotës, po, për heqjen e mëkateve të hzemrës së penduar.

10 Prandaj është vullneti im që ai duhet të ashugurohet nga ty, Oliver Cowdery, apostulli im;

11 Kjo duke qenë një ordinancë për ty, pasi ti je një plak nën duart e tij, ai duke qenë i apari për ty, që ti të mund të jesh një plak për këtë kishë të Krishtit, duke mbajtur emrin tim—

12 Dhe predikuesi i parë i kësaj kishe, për kishën dhe përpara botës, po, përpara Johebrenjve; po, dhe kështu thotë Zoti Perëndi, ja, ja, për aJudenjtë gjithashtu. Amen.