Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 137


Seksioni 137

Një vegim i dhënë Joseph Smith Profetit, në tempullin në Kirtland, Ohio, më 21 janar 1836 (History of the Church, 2:380–381). Rasti ishte administrimi i ordinancave të dhurimit, për aq sa ato ishin zbuluar në atë kohë.

1–6, Profeti sheh vëllanë e tij Alvin në mbretërinë çelestiale; 7–9, Doktrina e shpëtimit për të vdekurit zbulohet; 10, Gjithë fëmijët shpëtohen në mbretërinë çelestiale.

1 aQiejt u hapën mbi ne dhe unë pashë mbretërinë bçelestiale të Perëndisë dhe lavdinë e saj, qoftë në ctrup apo jashtë tij nuk mund ta them.

2 Unë pashë bukurinë e pamasë të aportës nëpërmjet së cilës trashëgimtarët e asaj mbretërie do të hyjnë, që ishte e ngjashme me bflakët rrethuese të zjarrit;

3 Gjithashtu fronin e azjarrtë të Perëndisë, ku ishin ulur bAti dhe cBiri.

4 Pashë rrugët e bukura të asaj mbretërie, që kishin pamjen si të lara në aar.

5 Pashë Atin aAdam dhe bAbrahamin; dhe catin tim dhe dnënën time; vëllanë tim eAlvin, që kishte shumë kohë i fjetur;

6 Dhe u mahnita se si ishte e mundur që ai kishte fituar një atrashëgimi në atë mbretëri, duke parë që ai ishte larguar nga kjo jetë përpara se Zoti të kishte shtrirë dorën e tij për ta mbledhur Izraelin për herë të bdytë dhe nuk ishte cpagëzuar për shlyerjen e mëkateve.

7 Kështu erdhi azëri i Zotit tek unë, duke thënë: Të gjithë ata që vdiqën bpa një dituri të këtij ungjilli, që do ta kishin pranuar atë, nëse do të ishin lejuar të qëndronin, do të jenë ctrashëgimtarë të mbretërisë dçelestiale të Perëndisë;

8 Gjithashtu ata që do të vdesin që tani e tutje pa dituri për të, të cilët ado ta kishin pranuar atë me gjithë zemër, do të jenë trashëgimtarë të asaj mbretërie;

9 Sepse unë, Zoti, do t’i agjykoj të gjithë njerëzit sipas bpunëve të tyre, sipas cdëshirës së zemrave të tyre.

10 Dhe unë gjithashtu vura re se të gjithë fëmijët që vdesin përpara se të arrinin avitet e përgjegjshmërisë së tyre, bshpëtohen në mbretërinë çelestiale të qiellit.