Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 134


Seksioni 134

Një deklaratë e besimit lidhur me qeveritë dhe ligjet në përgjithësi, e pranuar me votim unanim në një kuvend të përgjithshëm të Kishës, të mbajtur në Kirtland, Ohio, më 17 gusht 1835 (History of the Church, 2:247–249). Rasti ishte një mbledhje e udhëheqësve të Kishës, të tubuar së bashku për të marrë në shqyrtim përmbajtjen e propozuar për botimin e parë të “Doktrina e Besëlidhje-ve”. Në atë kohë, kësaj deklarate iu dha parathënia e mëposhtme: “Me qëllim që besimi ynë lidhur me qeveritë dhe ligjet tokësore në përgjithësi të mos keqinterpretohet, as keqkuptohet, ne e kemi menduar të përshtatshme të paraqesim, në mbyllje të këtij vëllimi, mendimin tonë përsa i përket kësaj gjëje” (History of the Church, 2:247).

1–4, Qeveritë duhet të ruajnë lirinë e ndërgjegjes dhe të adhurimit; 5–8, Gjithë njerëzit duhet t’i përkrahin qeveritë e tyre dhe i detyrohen respekt dhe nderim ligjit; 9–10, Shoqëritë fetare nuk duhet të ushtrojnë fuqi civile; 11–12, Njerëzit shfajësohen në mbrojtje të vetvetes dhe të pasurisë së tyre.

1 Në besojmë se aqeveritë u krijuan nga Perëndia për përfitimin e njeriut; dhe se ai i mban njerëzit bpërgjegjës për veprimet e tyre në lidhje me to, si në përgatitjen e ligjeve, edhe në administrimin e tyre, për të mirën dhe sigurinë e shoqërisë.

2 Ne besojmë se asnjë qeveri nuk mund të ekzistojë në paqe, në qoftë se ligje të tilla nuk krijohen dhe mbahen të pashkelura, që do t’i sigurojnë çdo individi ushtrimin e alirëbndërgjegjes, të drejtën dhe kontrollin e pasurisë dhe cmbrojtjen e jetës.

3 Ne besojmë se të gjitha qeveritë kërkojnë në mënyrë të domosdoshme adrejtues civilë dhe gjykatës për të zbatuar ligjet e tyre; dhe që ata, ngaqë do ta administrojnë ligjin me barazi dhe drejtësi, duhet të kërkohen nga zëri i popullit dhe të përkrahen prej tij nëse është republikë, ose nga vullneti i sovranit.

4 Ne besojmë se feja është krijuar nga Perëndia; dhe se njerëzit janë përgjegjës përpara tij dhe vetëm atij për ushtrimin e saj, në qoftë se opinionet e tyre fetare nuk i nxisin ata të cënojnë të drejtat dhe liritë e të tjerëve; por ne nuk besojmë se ligji njerëzor ka të drejtë të ndërhyjë në rekomandimin e rregullave të aadhurimit për të lidhur ndërgjegjen e njerëzve as të diktojë forma për përkushtim publik apo privat; që gjykatësi civil duhet ta frenojë krimin, por kurrë të mos kotrollojë ndërgjegjen; duhet të ndëshkojë fajin, por kurrë të mos shtypë lirinë e shpirtit.

5 Ne besojmë se të gjithë njerëzit janë të detyruar të mbështesin dhe të përkrahin qeveritë përkatëse, në të cilat qëndrojnë, ndërsa mbrohen në të drejtat e tyre të natyrshme dhe të patjetërsueshme me anë të ligjeve të qeverive të tilla; dhe që kryengritja dhe arebelimi janë të padobishme për çdo qytetar të mbrojtur në këtë mënyrë dhe duhet të ndëshkohen në përputhje me to; dhe që gjithë qeveritë kanë të drejtë të nxjerrin ligje të tilla që, sipas gjykimit të tyre, janë llogaritur më të mirat për të garantuar interesin publik; në të njëjtën kohë, megjithatë, duke mbajtur të shenjtë lirinë e ndërgjegjes.

6 Ne besojmë se çdo njeri duhet të nderohet në detyrën e tij, sundimtarët dhe gjykatësit si të tillë, duke qenë të vendosur për mbrojten e të pafajshmëve dhe ndëshkimin e fajtorëve; dhe që të gjithë njerëzit iu detyrohen aligjeve respekt dhe nderim, pasi pa to paqja dhe harmonia do të zëvendësohen nga anarkia dhe terrori; ligjeve njerëzore duke qenë të krijuara për qëllimin e veçantë të rregullimit të interesave tona si individë dhe si kombe, midis një njeriu dhe një tjetri; dhe ligjeve hyjnore të dhëna nga qielli, duke dhënë rregulla për çështje shpirtërore, për besimin dhe adhurimin, për të dyja njeriu duhet t’i përgjigjet Krijuesit të tij.

7 Ne besojmë se sundimtarët, shtetet dhe qeveritë kanë të drejtë dhe janë përgjegjës për nxjerrjen e ligjeve për mbrojtjen e të gjithë qytetarëve në ushtrimin e lirë të besimit të tyre fetar; por ne nuk besojmë se ata kanë të drejtë, sipas drejtësisë, t’i privojnë qytetarët nga ky privilegj ose t’ua ndalojnë opinionet e tyre, për aq sa tregohet vlerësim dhe nderim ndaj ligjeve dhe opinione të tilla fetare nuk e përligjin as kryengritjen, as komplotin.

8 Ne besojmë se kryerja e krimit duhet të andëshkohet në përputhje me natyrën e fyerjes; që vrasja, tradhëtia, plaçkitja, vjedhja dhe prishja e paqes së përgjithshme, në të gjitha drejtimet, duhet të ndëshkohen në përputhje me kriminalitetin e tyre dhe prirjen e tyre për ligësi mes njerëzve, me anë të ligjeve të asaj qeverije në të cilën fyerja u krye; dhe për paqen dhe qetësinë publike gjithë njerëzit duhet të ngrihen në këmbë dhe ta përdorin aftësinë e tyre për t’i sjellë fyesit përpara ligjeve të mira për t’u ndëshkuar.

9 Ne nuk e besojmë si të drejtë të përzihet ndikimi fetar me qeverisjen civile, nëpërmjet së cilës një shoqëri fetare nxitet dhe një tjetër pengohet në privilegjet e saj shpirtërore dhe të drejtat individuale të anëtarëve të saj, si qytetarë, mohohen.

10 Ne besojmë se të gjitha shoqëritë fetare kanë të drejtë të veprojnë me anëtarët e tyre për sjellje çrregulluese, në përputhje me rregullat dhe praktikat e shoqërive të tilla; me kusht që veprime të tilla të jenë për shoqërim dhe qëndrim të mirë; por ne nuk besojmë se ndonjë shoqëri fetare ka autoritet t’i gjykojë njerëzit në të drejtat e pronësisë ose të jetës, të marrë prej tyre të mirat e kësaj bote ose të vërë në rrezik jetën ose një gjymtyrë të tyre apo t’u shkaktojë ndonjë ndëshkim fizik atyre. Ato vetëm mund t’i ashkishërojnë nga shoqëria e tyre dhe t’i largojnë ata nga shoqërimi i tyre.

11 Ne besojmë se njerëzit duhet t’i drejtohen ligjit civil për të rregulluar të gjitha gabimet dhe brengat, në rast se shkaktohet abuzim personal apo cënohet e drejta e pasurisë ose e karakterit, aty ku ligje të tilla ekzistojnë, që do t’i mbrojnë ato; por ne besojmë se gjithë njerëzit shfajësohen në mbrojtjen e vetes së tyre, të miqve të tyre dhe pasurisë e qeverisë nga fyerje të paligjshme dhe dhunime të të drejtave të të gjithë njerëzve në kohë krizash, ku apelim i menjëhershëm nuk mund të bëhet ndaj ligjeve dhe ndihma s’mund të sigurohet.

12 Ne besojmë se është e drejtë t’u apredikohet ungjilli kombeve të tokës dhe të paralajmërohen të drejtët për t’u shpëtuar nga korrupsioni i botës; por ne nuk besojmë se është e drejtë të ndërhyhet te skllevërit, as t’u predikohet ungjilli, as të pagëzohen ata kundër vullnetit dhe dëshirës së padronëve të tyre, as të përzihen apo të ndikohet mbi ta në shkallën më të vogël, për t’i bërë të pakënaqur me rrethanat e tyre në këtë jetë, duke vënë në rrezik në këtë mënyrë jetën e njerëzve; të tilla ndërhyrje ne i besojmë të jenë të paligjshme e të padrejta dhe të rrezikshme për paqen e çdo qeverie që i lejon qeniet njerëzore të mbahen në robëri.