Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 129


Seksioni 129

Udhëzime dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Nauvoo, Illinois, më 9 shkurt 1843, duke bërë të njohur tre çelësat e mëdhenj me anë të të cilave karakteri i vërtetë i engjëjve shërbestarë dhe i shpirtrave mund të dallohet (History of the Church, 5:267).

1–3, Ka si trupa të ringjallur, ashtu edhe trupa shpirtërorë në qiell; 4–9, Jepen çelësa me anë të të cilave lajmëtarët nga përtej velit mund të përcaktohen.

1 Ka dy lloj qeniesh në aqiell, përkatësisht: bEngjëj, të cilët janë personazhe të cringjallur, që kanë trupa prej mishi dhe kockash—

2 Për shembull, Jezusi tha: Më prekni dhe shikoni, sepse një shpirt nuk ka amish dhe kocka, siç po më shihni se kam.

3 Së dyti: ashpirtra të njerëzve të bdrejtë të bërë të përsosur, ata që s’janë ringjallur, por trashëgojnë të njëjtën lavdi.

4 Kur një lajmëtar vjen duke thënë se ka një mesazh nga Perëndia, i zgjasni dorën dhe kërkojini t’ju japë dorën e tij.

5 Në qoftë se është një engjëll, do ta bëjë këtë dhe ju do ta ndjeni dorën e tij.

6 Në qoftë se është shpirti i një njeriu të drejtë i bërë i përsosur, ai do të vijë në lavdinë e tij; sepse kjo është e vetmja mënyrë që ai mund të shfaqet—

7 I kërkoni t’ju japë dorën, por ai s’do të lëvizë, sepse është kundër rregullit të qiellit për një njeri të drejtë të mashtrojë; por përsëri ai do ta japë mesazhin e tij.

8 Në qoftë se është adjalli, si një engjëll i dritës, kur ju t’i kërkoni atij t’ju japë dorën, ai do t’jua zgjasë dorën e tij dhe ju s’do të ndjeni asgjë; si rrjedhim, ju mund ta dalloni atë.

9 Këto janë tre çelësa të mëdha me anë të të cilave ju mund të dini nëse ndonjë administrim është nga Perëndia.