Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 117


Seksioni 117

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Far West, Missouri 8 korrik 1838, lidhur me detyrat e menjëhershme të William Marks-it, Newel K. Whitney-t dhe Oliver Granger-it (History of the Church, 3:45–46).

1–9, Shërbëtorët e Zotit nuk duhet të lakmojnë gjëra tokësore, sepse “çfarë është pronë e Zotit?”; 10–16, Ata duhet të braktisin vogëlsinë e shpirtit dhe sakrificat e tyre do t’i shenjtërohen Zotit.

1 Në të vërtetë kështu i thotë Zoti shërbëtorit tim William Marks dhe gjithashtu shërbëtorit tim Newel K. Whitney, ata duhet t’i rregullojnë punët e tyre me të shpejtë dhe të udhëtojnë nga toka e Kirtland-it, përpara se unë, Zoti, të dërgoj përsëri dëborë mbi tokë.

2 Ata duhet të zgjohen e të ngrihen dhe të vijnë e të mos qëndrojnë, sepse unë, Zoti, e urdhëroj atë.

3 Si rrjedhim, në qoftë se qëndrojnë, nuk do të jetë mirë për ta.

4 Ata duhet të pendohen për të gjitha mëkatet e tyre dhe për të gjitha dëshirat lakmitare, para meje, thotë Zoti; sepse çfarë është apronë e imja, thotë Zoti.

5 Pronat e Kirtland-it duhet të përdoren për aborxhet, thotë Zoti. Lëshojini ato, thotë Zoti, dhe çfarëdo që ngelet, duhet të mbetet në duart tuaja, thotë Zoti.

6 Sepse a s’i kam unë shpendët e qiellit dhe gjithashtu peshqit e detit dhe bishat e maleve? A s’e kam bërë unë tokën? A s’e kam unë në dorë afatin e gjithë ushtrive të kombeve të tokës?

7 Si rrjedhim, a nuk do t’i bëj vendet e azhveshura të nxjerrin gonxhe e të lulëzojnë dhe të prodhojnë me bollëk, thotë Zoti.

8 A nuk ka vend sa duhet në malet e aAdam-ondi-Ahmanit dhe në fushat e Olaha bShinehahit, apo në ctokën ku Adami banoi, që ju duhet të lakmoni atë që s’është veçse një copëz dhe të lini pas dore çështjet më me peshë?

9 Si rrjedhim, ejani këtu në tokën e popullit tim, madje Sionin.

10 Shërbëtori im William Marks duhet të jetë abesnik në pak gjëra dhe ai do të bëhet sundimtar në shumë. Ai duhet të kryesojë në mes të popullit tim në qytetin e Far West-it dhe duhet të bekohet me bekimet e popullit tim.

11 Shërbëtori im Newel K. Whitney duhet të turpërohet për bandën e anikolaitëve dhe për gjithë fëlliqësitë e tyre të bfshehta dhe për gjithë shpirtvogëlsinë e tij përpara meje, thotë Zoti, dhe duhet të vijë në tokën e Adam-ondi-Ahmanit e të jetë një cpeshkop për popullin tim, thotë Zoti, jo me emër, por me vepra, thotë Zoti.

12 Dhe përsëri, unë ju them, unë e kujtoj shërbëtorin tim aOliver Granger; vini re, në të vërtetë unë i them atij se emri i tij do të mbahet në kujtesë të shenjtë nga brezi në brez, përherë e përgjithmonë, thotë Zoti.

13 Si rrjedhim, ai duhet të përpiqet me dëshirë për shëlbimin e Presidencisë së Parë të Kishës sime, thotë Zoti; dhe kur të bjerë, ai do të ngrihet përsëri, sepse asakrifica e tij do të jetë më e shenjtë sesa suksesi i tij, thotë Zoti.

14 Si rrjedhim, ai duhet të vijë këtu me të shpejtë, në tokën e Sionit; dhe në kohën e duhur ai do të bëhet një tregtar për emrin tim, thotë Zoti, për përfitimin e popullit tim.

15 Prandaj askush nuk duhet ta përbuzë shërbëtorin tim Oliver Granger, por bekimet e popullit tim duhet të jenë mbi të përherë e përgjithmonë.

16 Dhe përsëri, në të vërtetë unë ju them, gjithë shërbëtorët e mi në tokën e Kirtland-it duhet ta kujtojnë Zotin, Perëndinë e tyre, dhe shtëpinë time gjithashtu, që ta mbajnë e ta ruajnë atë të shenjtë dhe t’i mposhtin këmbyesit e parave në kohën time të duhur, thotë Zoti. Madje kështu. Amen.