Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 103


Seksioni 103

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 24 shkurt 1834 (History of the Church, 2:36–39). Kjo zbulesë u mor pas arritjes në Kirtland, Ohio, të Parley P. Pratt-it dhe Lyman Wight-it, të cilët kishin ardhur nga Missouri për t’u këshilluar me Profetin lidhur me ndihmat dhe rivendosjen e Shenjtorëve në tokat e tyre në kontenë Jackson.

1–4, Përse Zoti i lejoi Shenjtorët në kontenë Jackson të përndiqeshin; 5–10, Shenjtorët do të triumfojnë, nëse i zbatojnë urdhërimet; 11–20, Shëlbimi i Sionit do të vijë me anë të fuqisë dhe Zoti do të shkojë përpara popullit të tij; 21–28, Shenjtorët duhet të mblidhen në Sion dhe ata që e japin jetën e tyre, do ta gjejnë atë përsëri; 29–40, Vëllezër të ndryshëm thirren për të organizuar kampin e Sionit dhe për të shkuar në Sion; atyre u premtohet fitore, nëse janë besnikë.

1 Në të vërtetë unë ju them, miqtë e mi, vini re, unë do t’ju jap një zbulesë dhe urdhërim, që ju të mund të dini se si të aveproni për përmbushjen e detyrave tuaja lidhur me shpëtimin dhe bshëlbimin e vëllezërve tuaj, të cilët janë shpërndarë në tokën e Sionit;

2 azbuar dhe të goditur nga duart e armiqve të mi, mbi të cilët do të derdh zemërimin tim pa masë në kohën time.

3 Sepse unë i kam lejuar ata deri tani, që ata të mund ta ambushin masën e paudhësive të tyre, që kupa e tyre të mund të jetë plot;

4 Dhe që ata që e thërrasin veten me emrin tim, të mund të ndëshkohen për një stinë të vogël me një andëshkim të rëndë dhe serioz, sepse ata nuk ua bvunë veshin tërësisht porosive dhe urdhërimeve që iu dhashë.

5 Por në të vërtetë unë ju them se kam dekretuar një dekret që njerëzit e mi do ta kuptojnë, për aq sa ata i binden që nga ky çast akëshillës që unë, Zoti, Perëndia i tyre, do t’u jap.

6 Vini re, ata, ngaqë unë e kam dekretuar, do të fillojnë të triumfojnë ndaj armiqve të mi pikërisht që nga ky çast.

7 Dhe duke qenë të akujdesshëm për t’i ruajtur të gjitha fjalët që unë, Zoti, Perëndia i tyre, do t’iu flas, ata kurrë nuk do të pushojnë së triumfuari, derisa bmbretëritë e botës të nënshtrohen nën këmbët e mia dhe toka t’u cjepet dshenjtorëve për ta ezotëruar atë përherë e përgjithmonë.

8 Por për aq sa ata nuk i azbatojnë urdhërimet e mia dhe nuk janë të kujdesshëm për t’i ruajtur gjithë fjalët e mia, mbretëritë e botës do të triumfojnë ndaj tyre.

9 Sepse ata u caktuan të ishin një adritë për botën dhe të ishin shpëtimtarë të njerëzve;

10 Dhe për aq sa ata nuk janë shpëtimtarë të njerëzve, ata janë si akripa që e ka humbur shijen e saj dhe, si rrjedhim, nuk vlen për gjë, por për t’u flakur dhe shkelur nga këmba e njerëzve.

11 Por në të vërtetë unë ju them, unë kam shpallur se vëllezërit tuaj që janë shpërndarë, do të kthehen në atokat e trashëgimisë së tyre dhe do të ndërtojnë vendet e shkretuara të Sionit.

12 Sepse pas ashumë shqetësimi, siç jua kam thënë në një urdhërim të mëparshëm, vjen bekimi.

13 Vini re, ky është bekimi që unë kam premtuar pas shqetësimeve tuaja dhe shqetësimeve të vëllezërve tuaj—shëlbimi juaj dhe shëlbimi i vëllezërve tuaj, madje rivendosja e tyre në tokën e Sionit, për t’u vendosur, kurrë më për t’u mposhtur.

14 Megjithatë, në qoftë se i ndotin trashëgimitë e tyre, ata do të mposhten; sepse unë nuk do t’i kursej, nëse ata i ndotin trashëgimitë e tyre.

15 Vini re, unë ju them, shëlbimi i Sionit duhet të vijë me anë të fuqisë;

16 Si rrjedhim, unë do të ngre për popullin tim një njeri që do t’i udhëheqë ata, sikurse aMoisiu udhëhoqi fëmijët e Izraelit.

17 Sepse ju jeni fëmijët e Izraelit dhe të afarës së Abrahamit dhe ju duhet të nxirreni nga skllavëria me anë të fuqisë dhe me një krah të shtrirë përpara.

18 Dhe sikurse u udhëhoqën etërit tuaj në fillim, madje kështu do të jetë shëlbimi i Sionit.

19 Si rrjedhim, zemrat tuaja s’duhet të mpaken, sepse unë nuk ju them sikurse u thashë etërve tuaj: aEngjëlli im do të shkojë përpara jush, por jo bprania ime.

20 Por unë ju them juve: aEngjëjt e mi do të shkojnë përpara jush dhe gjithashtu prania ime, dhe për pak kohë ju do ta bzotëroni tokën e mirë.

21 Në të vërtetë, në të vërtetë unë ju them se shërbëtori im Joseph Smith i Riu është aburri me të cilin e krahasova shërbëtorin, të cilit Zoti i bvreshtit i foli në shëmbëlltyrën që ju kam dhënë.

22 Si rrjedhim, shërbëtori im Joseph Smith i Riu duhet t’i thotë aforcës së shtëpisë sime, të rinjve të mi dhe atyre me moshë mesatare—Mblidhuni së bashku në tokën e Sionit, në tokën që e kam blerë me para, e cila më është përkushtuar mua.

23 Dhe të gjitha kishat duhet të dërgojnë burra të urtë me paratë e tyre dhe të ablejnë toka, sikurse i kam urdhëruar.

24 Dhe për aq sa armiqtë e mi vijnë kundër jush, për t’iu zbuar nga atoka ime e mirë, të cilën e kam përkushtuar të jetë toka e Sionit, madje nga tokat tuaja, pas këtyre dëshmive, të cilat ju i keni sjellë përpara meje kundër tyre, ju duhet t’i mallkoni ata;

25 Dhe këdo që ju mallkoni, unë do ta mallkoj dhe ju duhet të ma merrni hakun ndaj armiqve të mi.

26 Dhe prania ime do të jetë me ju, madje në marrjen e ahakut ndaj armiqve të mi, deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë.

27 Askush të mos ketë frikë për të dhënë jetën e tij për hirin tim; sepse cilido që e ajep jetën e tij për hirin tim, do ta gjejë atë përsëri.

28 Dhe kushdo që s’është i gatshëm ta japë jetën e tij për hirin tim, nuk është dishepulli im.

29 Është vullneti im që shërbëtori im aSidney Rigdon ta ngrejë zërin e tij në grumbullimet në shtetet lindore, në përgatitjen e kishave për të zbatuar urdhërimet që iu kam dhënë lidhur me rivendosjen dhe shëlbimin e Sionit.

30 Është vullneti im që shërbëtori im Parley P. aPratt dhe shërbëtori im Lyman Wight nuk duhet të kthehen në tokën e vëllezërve të tyre, derisa ata të gjejnë shoqërim për të shkuar në tokën e Sionit, nga dhjetë ose nga njëzetë, ose nga pesëdhjetë, ose nga njëqind, derisa të kenë fituar numrin e pesëqind vetëve nga bforca e shtëpisë sime.

31 Vini re, ky është vullneti im; kërkoni e do të merrni; por njerëzit ajo gjithmonë e bëjnë vullnetin tim.

32 Si rrjedhim, nëse nuk mund të gjeni pesëqind, kërkoni me zell që ndoshta të gjeni treqind.

33 Dhe në qoftë se nuk mund të gjeni treqind, kërkoni me zell që ndoshta të mund të gjeni njëqind.

34 Por në të vërtetë unë ju them, një urdhërim ju jap, që ju nuk duhet të shkoni në tokën e Sionit derisa të keni gjetur njëqind vetë nga forca e shtëpisë sime, për të shkuar me ju në tokën e Sionit.

35 Si rrjedhim, siç ju thashë, kërkoni dhe do të merrni; lutuni me dëshirë që ndoshta shërbëtori im Joseph Smith i Riu të mund të shkojë me ju e të kryesojë në mes të popullit tim dhe të organizojë mbretërinë time në tokën e apërkushtuar e t’i vendosë fëmijët e Sionit në ligjin dhe urdhërimet që ju kanë qenë dhënë dhe që do t’ju jepen.

36 Gjithë fitorja dhe lavdia ju sillet juve nëpërmjet azellit, besnikërisë dhe blutjeve tuaja të besimit.

37 Dhe shërbëtori im Parley P. Pratt duhet të udhëtojë me shërbëtorin tim Joseph Smith të Riun.

38 Dhe shërbëtori im Lyman Wight duhet të udhëtojë me shërbëtorin tim Sidney Rigdon.

39 Dhe shërbëtori im Hyrum Smith duhet të udhëtojë me shërbëtorin tim Frederick G. Williams.

40 Dhe shërbëtori im Orson Hyde duhet të udhëtojë me shërbëtorin tim Orson Pratt, kudo që shërbëtori im Joseph Smith i Riu do t’i këshillojë ata, për të arritur përmbushjen e këtyre urdhërimeve që jua kam dhënë, dhe lëreni ç’mbetet në duart e mia. Madje kështu. Amen.