Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 10


Seksioni 10

Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit, në Harmony, Pennsylvania, në verën e 1828-ës (History of the Church, 1:20–23). Këtu Zoti njofton Joseph-in për ndryshime të bëra nga njerëz të ligj në 116 faqet e dorëshkrimit nga përkthimi i librit të Lehit, në Librin e Mormonit. Këto faqe të dorëshkrimit kishin qenë humbur kur zotëroheshin nga Martin Harris-i, të cilit fletët i ishin besuar përkohësisht. (Shih kreun e seksionit 3.) Plani i mbrapshtë ishte të pritej ripërkthimi i pritshëm i materialit që përmbahej në faqet e vjedhura dhe më pas të diskreditohej përkthyesi, duke treguar mospërputhje të krijuara nga ndryshimet. Që ky qëllim i lig ishte sajuar nga i ligu dhe njihej nga Zoti madje ndërkohë që Mormoni, historiani i lashtë Nefit, po bënte përmbledhjen e tij të fletëve të grumbulluara, tregohet në Librin e Mormonit (shih Fjalët e Mormonit 1:3–7).

1–26, Satani i trazon njerëzit e ligj që të kundërshtojnë veprën e Zotit; 27–33, Ai kërkon të shkatërrojë shpirtrat e njerëzve; 34–52, Ungjilli do t’u shkojë Lamanitëve dhe gjithë kombeve nëpërmjet Librit të Mormonit; 53–63, Zoti do të ngrejë Kishën e tij dhe ungjillin e tij midis njerëzve; 64–70, Ai do të mbledhë të penduarit në Kishën e tij dhe do të shpëtojë të bindurit.

1 Tani, vër re, unë të them ty, se ngaqë i dorëzove ato shkrime që të ishte dhënë fuqi t’i përktheje me anë të aUrimit dhe Thumimit, në duart e një njeriu të blig, ti i ke humbur ato.

2 Dhe gjithashtu humbe dhuntinë tënde njëkohësisht dhe amendja jote u errësua.

3 Megjithatë, ajo tani të është arivendosur përsëri; si rrjedhim, sigurohu që të jesh besnik dhe të vazhdosh kështu deri në mbarim të pjesës së mbetur të punës së përkthimit që ke filluar.

4 Mos vrapo a shpejt, as mos puno më shumë se sa ke bforcë e mjete të siguruara për të të mundësuar të përkthesh; por ji i czellshëm deri në fund.

5 aLutu gjithmonë që të mund të dalësh fitues; po, që ti të mund të mposhtësh Satanin dhe që ti të mund t’u shpëtosh duarve të shërbëtorëve të Satanit që vërtet përkrahin veprën e tij.

6 Vër re, ata kanë kërkuar të të ashkatërrojnë; po, edhe bburri të cilit i ke besuar, ka kërkuar të të shkatërrojë.

7 Dhe për këtë shkak të thashë se ai është njeri i lig, ngaqë ka kërkuar të largojë gjërat që të kanë qenë besuar; dhe ai gjithashtu ka kërkuar të shkatërrojë dhuntinë tënde.

8 Dhe ngaqë ti i ke dorëzuar shkrimet në duart e tij, vër re, njerëzit e ligj t’i kanë marrë ato.

9 Prandaj, ti ia ke dorëzuar ato, po, atë që ishte e shenjtë, ligësisë.

10 Dhe vër re, aSatani u shtiu në zemrat e tyre të ndryshonin fjalët që ti ke bërë të shkruhen ose që ti ke përkthyer, të cilat kanë dalë nga duart e tua.

11 Dhe vër re, unë të them që, ngaqë ata i kanë ndryshuar fjalët, ato lexojnë ndryshe nga çfarë ti përktheve dhe bëre të shkruhet;

12 Dhe, në këtë mënyrë, djalli ka kërkuar të bëjë një plan djallëzor, që të mund ta shkatërrojë këtë punë;

13 Pasi ai ka shtënë në zemrat e tyre ta bëjnë këtë, që, duke gënjyer, ata të mund të thonë se të kanë akapur përsa u përket fjalëve që je shtirur se përktheve.

14 Në të vërtetë, unë të them se nuk do të lejoj që Satani ta realizojë planin e tij të mbrapshtë në këtë gjë.

15 Sepse vër re, ai ka shtënë në zemrat e tyre që të të bëjnë të tundosh Zotin, Perëndinë tënd, duke i kërkuar ta përkthesh atë përsëri.

16 Dhe atëherë, vër re, ata thonë e mendojnë në zemrat e tyre: Do ta shohim nëse Perëndia i ka dhënë atij fuqi për të përkthyer; në qoftë se po, ai gjithashtu do t’i japë atij fuqi përsëri;

17 Dhe në qoftë se Perëndia i jep atij fuqi përsëri, ose në qoftë se ai përkthen përsëri, ose, me fjalë të tjera, në qoftë se ai sjell të njëjtat fjalë, vini re, ne kemi të njëjtat fjalë me vete dhe i kemi ndryshuar ato;

18 Si rrjedhim, ato s’do të përputhen dhe ne do të themi se ai ka gënjyer përsa u përket fjalëve të tij dhe se ai s’ka dhunti e se ai s’ka fuqi;

19 Si rrjedhim, ne do ta shkatërrojmë atë dhe gjithashtu punën; dhe do ta bëjmë këtë që të mos turpërohemi në fund dhe që të mund të fitojmë lavdi nga bota.

20 Në të vërtetë, në të vërtetë, unë të them se Satani ka ndikim të madh në zemrat e tyre; ai i atrazon ato drejt bpaudhësisë, kundër asaj që është e mirë.

21 Dhe zemrat e tyre janë të apapastra dhe plot bligësi e neveri; dhe ata e cduan derrësirën më tepër se dritën, sepse eveprat e tyre janë të mbrapshta; prandaj ata nuk do të kërkojnë prej meje.

22 aSatani i nxit ata që të mund t’i bçojë shpirtrat e tyre në shkatërrim.

23 Dhe kështu ai ka bërë një plan djallëzor, duke menduar të shkatërrojë veprën e Perëndisë; por unë do ta kërkoj këtë prej duarve të tyre dhe ajo do të kthehet për turpin dhe dënimin e tyre në ditën e agjykimit.

24 Po, ai i trazon zemrat e tyre që të zemërohen kundër kësaj vepre.

25 Po, ai u thotë atyre: Mashtroni e rrini në pritje për të kapur, që të mund të shkatërroni; vini re, ky nuk është dëm. Dhe kështu ai u bën atyre lajka e u thotë se nuk është mëkat të agënjejnë, që të mund ta zënë dikë në gënjeshtër, që ata të mund ta shkatërrojnë atë.

26 Dhe kështu ai u bën atyre lajka dhe i audhëheq ata, derisa i tërheq zvarrë shpirtrat e tyre drejt bferrit; dhe kështu ai i bën ata të bien vetë në ckurthin e tyre.

27 Dhe kështu ai shkon lart e poshtë, akëtu e atje në tokë, duke kërkuar të bshkatërrojë shpirtrat e njerëzve.

28 Në të vërtetë, në të vërtetë, unë të them ty: Mallkim qoftë mbi atë që gënjen për të amashtruar, sepse ai mendon se dikush tjetër gënjen për të mashtruar, pasi njerëz të tillë nuk përjashtohen nga bdrejtësia e Perëndisë.

29 Tani, vër re, ata i kanë ndryshuar këto fjalë, sepse Satani u thotë atyre: Ai ju ka mashtruar—dhe kështu ai u bën atyre lajka që të bëjnë paudhësi, për të të bërë ty të atundosh Zotin, Perëndinë tënd.

30 Vër re, unë të them ty se ti nuk do t’i përkthesh përsëri ato fjalë, të cilat kanë dalë nga duart e tua.

31 Pasi, vër re, ata nuk do t’i realizojnë planet e tyre të mbrapshta me anë të gënjeshtrës kundër atyre fjalëve. Pasi, vër re, në qoftë se do të sjellësh të njëjtat fjalë, ata do të thonë se ti ke gënjyer dhe se je shtirur që përkthen, por që ti ke rënë në kundërshtim me veten tënde.

32 Dhe, vër re, ata do ta botojnë këtë dhe Satani do t’i forcojë zemrat e njerëzve, për t’i trazuar ata në zemërim kundër teje, kështu që ata nuk do t’i besojnë fjalët e mia.

33 Kështu aSatani mendon të mposhtë dëshminë tënde në këtë brez, që vepra të mos mund të vijë në këtë brez.

34 Por vër re, këtu është urtësia dhe ngaqë unë të tregoj aurtësi e të jap urdhërime lidhur me këto gjëra, atë që ti do të bësh, mos ia trego botës derisa ta kesh plotësuar veprën e përkthimit.

35 Mos u habit që të thashë: Këtu është urtësia, mos ia trego botës—sepse të thashë, mos ia trego botës, që ti të mund të ruhesh.

36 Vër re, unë nuk të them që të mos ia tregosh atë të drejtëve;

37 Por ngaqë ti nuk mund t’i gjykosh gjithmonë të adrejtët, ose ngaqë ti nuk mund t’i dallosh gjithmonë të ligjtë nga të drejtët, si rrjedhim, unë të them: Rri në bheshtje derisa unë ta shoh të përshtatshme për t’ia bërë të njohura botës të gjitha gjërat lidhur me çështjen.

38 Dhe tani, në të vërtetë unë të them se një rrëfim i atyre agjërave që ti ke shkruar, të cilat kanë dalë nga duart e tua, është gdhendur mbi bfletët e Nefit;

39 Po, dhe të kujtohesh se thuhej në ato shkrime që një rrëfim më i veçantë u dha për këto gjëra në fletët e Nefit.

40 Dhe tani, ngaqë rrëfimi që është gdhendur mbi fletët e Nefit, është më i veçantë lidhur me gjërat që, në urtësinë time, do t’ua bëj të njohura njerëzve në këtë rrëfim—

41 Si rrjedhim, ti duhet të përkthesh gdhendjet që janë mbi afletët e Nefit, derisa të arrish në mbretërimin e mbretit Beniamin ose derisa të arrish tek ajo që ke përkthyer, të cilën ti e ke mbajtur;

42 Dhe vër re, duhet ta botosh atë si analin e Nefit; dhe kështu unë do t’i ngatërroj ata që i kanë ndryshuar fjalët e mia.

43 Unë nuk do të lejoj që ata të shkatërrojnë veprën time; po, unë do t’u tregoj atyre se urtësia ime është më e madhe se djallëzia e djallit.

44 Vër re, ata kanë vetëm një pjesë ose një përmbledhje të rrëfimit të Nefit.

45 Vër re, ka shumë gjëra të gdhendura mbi fletët e Nefit të cilat vërtet i japin kuptim më të madh ungjillit tim; si rrjedhim, është urtësi në mua që ti duhet ta përkthesh këtë pjesë të parë të gdhendjeve të Nefit dhe ta nxjerrësh në këtë vepër.

46 Dhe, vër re, gjithë pjesa e mbetur e kësaj avepre vërtet përmban gjithë ato pjesë të bungjillit tim që profetët e mi të shenjtë, po, dhe gjithashtu dishepujt e mi, cdëshiruan në lutjet e tyre t’i vinin këtij populli.

47 Dhe unë u thashë atyre se do t’u ajepet sipas bbesimit të tyre në lutjet e tyre;

48 Po, dhe ky ishte besimi i tyre—që ungjilli im, të cilin ua dhashë atyre që të mund të predikonin në ditët e tyre, të mund të vijë te vëllezërit e tyre, aLamanitët dhe gjithashtu te gjithë ata që ishin bërë Lamanitë, për shkak të mosmarrëveshjeve të tyre.

49 Tani, kjo s’është e gjitha—besimi i tyre në lutjet e tyre ishte që ky ungjill duhej të bëhej i njohur gjithashtu, në se ishte e mundur që kombe të tjerë të zotëronin këtë tokë;

50 Dhe kështu ata vërtet lanë një bekim mbi këtë tokë në lutjet e tyre që, kushdo që do të besonte në këtë ungjill në këtë tokë, të mund të ketë jetë të përjetshme;

51 Po, që të mund të ishte e lirë për gjithë njerëzit të çfarëdo kombi, fisi, gjuhe ose populli që mund të jenë.

52 Dhe tani, vër re, sipas besimit të tyre në lutjet e tyre, unë do ta sjell këtë pjesë të ungjillit tim për t’u njohur nga populli im. Vër re, unë nuk e sjell atë për të shkatërruar atë që kanë marrë, por për ta forcuar atë.

53 Dhe për këtë shkak kam thënë: Në qoftë se ky brez nuk e forcon zemrën e tij, unë do të ngre kishën time midis tyre.

54 Tani unë nuk e them këtë për të shkatërruar kishën time, por e them këtë që ta ngre kishën time;

55 Prandaj, kushdo që i përket kishës sime, nuk duhet të ketë afrikë, sepse ai do të btrashëgojë cmbretërinë e qiellit.

56 Por janë ata që nuk më kanë afrikë, as nuk i mbajnë urdhërimet e mia, por ngrenë bkisha për vete që të cfitojnë, po, dhe gjithë ata që bëjnë keq dhe ngrenë mbretërinë e djallit—po, në të vërtetë, në të vërtetë, unë të them se janë ata që do t’i shqetësoj dhe do t’i bëj të dridhen e të shkunden deri në palcë.

57 Vër re, unë jam Jezu Krishti, aBiri i Perëndisë. Unë erdha te të mitë dhe të mitë nuk më pranuan.

58 Unë jam adrita që shkëlqen në errësirë dhe errësira nuk e kupton atë.

59 Unë jam ai që u thashë—aDelebtjera kam unë, që nuk janë të kësaj tufe—dishepujve të mi dhe pati shumë që nuk më ckuptuan.

60 Dhe unë do t’u tregoj këtyre njerëzve se kisha dele të tjera dhe se ato ishin një degë e ashtëpisë së Jakobit;

61 Dhe unë do të nxjerr në dritë veprat e tyre të mrekullueshme, të cilat i bënë në emrin tim;

62 Po, dhe gjithashtu do të nxjerr në dritë ungjillin tim, i cili iu shërbye atyre, dhe, vër re, ata nuk do ta mohojnë atë që ti ke marrë, por do ta ngrenë atë e do të nxjerrin në dritë çështjet e vërteta të adoktrinës sime, po, dhe të vetmen doktrinë që është në mua.

63 Dhe këtë e bëj që të mund të vendos ungjillin tim, që të mos ketë kaq shumë grindje; po, aSatani vërtet i trazon zemrat e njerëzve për t’u bgrindur lidhur me çështjet e doktrinës sime; dhe në këto gjëra ata vërtet gabojnë, sepse i cshtrembërojnë shkrimet e shenjta dhe nuk i kuptojnë ato.

64 Si rrjedhim, unë do t’ua shpalos atyre këtë mister të madh;

65 Pasi, vër re, unë do t’i ambledh sikurse një klloçkë i mbledh zogjtë e vet nën krahët e saj, nëse ata nuk do t’i forcojnë zemrat e tyre;

66 Po, në qoftë se do të vijnë, ata mund të vijnë e të marrin lirshëm nga aujërat e jetës.

67 Vër re, kjo është doktrina ime—kushdo që pendohet dhe avjen tek unë, ai është bkisha ime.

68 Kushdo që ashpall më shumë ose më pak se kjo, ai nuk është i imi, por është bkundër meje; prandaj ai nuk është i kishës sime.

69 Dhe tani, vër re, kushdo që është i kishës sime dhe mbetet i kishës sime deri në fund, atë do ta ngre mbi ashkëmbin tim dhe bportat e ferrit nuk do të triumfojnë ndaj tij.

70 Dhe tani, kujto fjalët e atij që është jeta dhe adrita e botës, Shëlbuesi yt, bZoti yt dhe Perëndia yt. Amen.