Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 1


Doktrina e Besëlidhje

Seksioni 1

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, gjatë një konference të veçantë të pleqve të Kishës, mbajtur në Hiram, Ohio, më 1 nëntor 1831 (History of the Church [Historia e Kishës], 1:221–224). Shumë zbulesa ishin marrë nga Zoti përpara kësaj kohe dhe përmbledhja e tyre për botim në formë libri ishte një nga çështjet kryesore që u miratuan në konferencë. Ky seksion përbën parathënien e Zotit për doktrinat, besëlidhjet dhe urdhërimet e dhëna në këtë periudhë kohe.

1–7, Zëri i paralajmërimit shkon te gjithë njerëzit; 8–16, Braktisja dhe ligësia paraprijnë Ardhjen e Dytë; 17–23, Joseph Smith-i thirret për të rivendosur në tokë të vërtetat dhe fuqitë e Zotit; 24–33, Libri i Mormonit sillet dhe Kisha e vërtetë ngrihet; 34–36, Paqja do të merret nga toka; 37–39, Hetoni këto urdhërime.

1 Dëgjoni, O ju populli i akishës sime, thotë zëri i atij që banon lart dhe bsytë e të cilit janë mbi gjithë njerëzit; po, në të vërtetë unë them: cMbani vesh ju popuj të largët; dhe ju që jeni në ishujt e detit, dëgjoni së bashku.

2 Pasi në të vërtetë azëri i Zotit shkon te gjithë njerëzit dhe baskush nuk mund t’i shpëtojë; dhe nuk ka sy që nuk do të shohë, as vesh që nuk do të dëgjojë, as czemër që nuk do të përshkohet.

3 Dhe arebelët do të shpohen me shumë hidhërim; sepse paudhësitë e tyre do të bshpallen nga çatitë dhe veprat e tyre të fshehta do të zbulohen.

4 Dhe azëri i paralajmërimit do të shkojë te gjithë njerëzit prej gojës së dishepujve të mi, të cilët i kam zgjedhur në këto bditë të fundit.

5 Dhe ata do të shkojnë dhe askush s’do t’i ndalojë, sepse unë, Zoti, i kam urdhëruar.

6 Vini re, ky është aautoriteti im dhe autoriteti i shërbëtorëve të mi, dhe parathënia ime për librin e urdhërimeve të mia, që ua kam dhënë atyre për t’i bbotuar për ju, O banorë të tokës.

7 Prandaj, kini afrikë e dridhuni, O ju popuj, sepse ajo që unë, Zoti, e kam dekretuar në to do të bpërmbushet.

8 Dhe në të vërtetë unë ju them se ata që shkojnë, duke u dhënë këto lajme të reja banorëve të tokës, atyre u jepet fuqi për të avulosur si në tokë dhe në qiell, mosbesuesit dhe brebelët.

9 Po, në të vërtetë, t’i vulosin ata deri në ditën kur azemërimi i Perëndisë do të derdhet mbi të bligjtë pa masë—

10 Deri në aditën kur Zoti do të vijë të bshpërblejë çdo njeri sipas cveprës së tij dhe të dmasë çdo njeri sipas masës që ai ka matur shokun e tij.

11 Prandaj zëri i Zotit shkon te fundet e dheut që, gjithkush që do të dëgjojë le të dëgjojë.

12 Përgatituni ju, përgatituni ju për atë që do të vijë, pasi Zoti është pranë;

13 Dhe ainati i Zotit është ndezur dhe bshpata e tij është larë në qiell e do të bjerë mbi banorët e tokës.

14 Dhe akrahu i Zotit do të zbulohet; dhe dita vjen kur ata që nuk do ta bdëgjojnë zërin e Zotit, as zërin e shërbëtorëve të tij, as nuk do t’u cvënë veshin fjalëve të profetëve dhe apostujve, do të dshfarosen nga mesi i njerëzve.

15 Sepse ata janë alarguar nga bordinancat e mia dhe kanë cmarrë nëpër këmbë dbesëlidhjen time të përjetshme;

16 Ata nuk akërkojnë Zotin për të vendosur drejtësinë e tij, por çdokush ecën në budhën e cvet dhe sipas dshëmbëlltyrës së perëndisë së vet, shëmbëlltyrë e cila është sipas ngjasimit të botës dhe thelbi i së cilës është ai i një idhulli, që evjetërohet dhe do të shkatërrohet në Babiloni, madje fBabiloninë e madhe, e cila do të bjerë.

17 Prandaj unë, Zoti, duke e ditur fatkeqësinë që do të vinte mbi abanorët e tokës, thirra shërbëtorin tim, Joseph Smith të Riun dhe i fola atij nga qielli e i dhashë urdhërime;

18 Dhe gjithashtu u dhashë urdhërime të tjerëve, se ata duhej t’ia shpallnin këto gjëra botës; dhe gjithë kjo, që të mund të përmbushej ajo që ishte shkruar nga profetët—

19 Gjërat e adobëta të botës do të vijnë dhe do të dërrmojnë gjërat e fuqishme dhe të forta, që njeriu të mos këshillohet me shokun e tij, as të mos bbesojë në krahun e mishit—

20 Por që çdo njeri të mund të aflasë në emër të Perëndisë, Zotit, madje Shpëtimtarit të botës;

21 Që besimi gjithashtu të mund të rritet në tokë;

22 abesëlidhja ime e përjetshme të mund të themelohet;

23 Që plotësia e aungjillit tim të mund t’u bshpallet nga të cdobëtit dhe të thjeshtët fundeve të botës dhe përpara mbretërve dhe sundimtarëve.

24 Vini re, unë jam Perëndi dhe e kam thënë atë; këto aurdhërime janë nga unë dhe iu dhanë shërbëtorëve të mi në dobësinë e tyre, sipas bgjuhës së tyre, që ata të mund të arrijnë të ckuptojnë.

25 Dhe meqenëse gabuan, të mund t’u bëhet e ditur;

26 Dhe meqenëse kërkuan aurtësi, të mund të udhëzohen;

27 Dhe meqenëse mëkatuan, të mund të andëshkohen që ata të mund të bpendohen;

28 Dhe meqenëse ishin të apërulur, të mund të bëhen të fortë e të bekohen nga lart dhe të marrin bdituri herë pas here.

29 Dhe pasi kishte marrë analin e Nefitëve, po, madje shërbëtori im, Joseph Smith i Riu, të mund të kishte fuqi për të përkthyer nëpërmjet mëshirës së Perëndisë, me anë të fuqisë së Perëndisë, aLibrin e Mormonit.

30 Dhe gjithashtu ata, të cilëve iu dhanë këto urdhërime, të mund të kishin afuqi për të ngritur themelin e kësaj bkishe dhe për ta nxjerrë atë nga terri dhe cerrësira, të vetmen dkishë të vërtetë dhe të gjallë mbi faqen e tërë dheut, me të cilën unë, Zoti, jam shumë i ekënaqur, duke i folur kishës në mënyrë kolektive dhe jo individuale—

31 Sepse unë, Zoti, nuk mund ta shoh amëkatin as me shkallën më të vogël të lejimit;

32 Megjithatë, ai që pendohet dhe i bën urdhërimet e Zotit, do të afalet;

33 Dhe ai që nuk apendohet, prej tij do të bmerret edhe drita që ka marrë; sepse cShpirti im nuk do të dndeshet gjithmonë me njeriun, thotë Zoti i Ushtrive.

34 Dhe përsëri, në të vërtetë unë ju them juve, O banorë të tokës: Unë, Zoti, jam i gatshëm t’ia bëj këto gjëra të njohura agjithkujt;

35 Sepse unë jam ai paanshëm dhe dëshiroj që gjithë njerëzit do të dinë se bdita shpejt vjen; ora nuk është ende, por është afër, kur cpaqja do të merret nga toka dhe ddjalli do të ketë pushtet mbi sundimin e tij.

36 Dhe gjithashtu Zoti do të ketë pushtet mbi ashenjtorët e tij dhe do të bmbretërojë cmes tyre e do të zbresë të dgjykojë eEdomin ose botën.

37 I hetoni këto aurdhërime, sepse ato janë të vërteta e besnike dhe profecitë e bpremtimet që janë në to, të gjitha do të përmbushen.

38 Atë që unë, Zoti, kam thënë, e kam thënë dhe nuk justifikohem; dhe ndonëse qiejt dhe toka do të kalojnë, afjala ime nuk do të kalojë, por do të bpërmbushet e gjitha, qoftë nëpërmjet czërit tim apo nëpërmjet zërit të dshërbëtorëve të mi është enjësoj.

39 Pasi vini re dhe shihni, Zoti është Perëndia dhe aShpirti jep dëshmi, dhe dëshmia është e vërtetë, dhe e bvërteta qëndron gjithmonë e përgjithmonë. Amen.