Shkrimet e Shenjta
Mosia 10


Kapitulli 10

Mbreti Laman vdes—Njerëzit e tij janë të egër dhe mizorë dhe besojnë në tradita të rreme—Zenifi dhe populli i tij triumfojnë kundër tyre. Rreth 187–160 para K.

1 Dhe ndodhi që ne përsëri filluam të ngrinim mbretërinë dhe ne përsëri filluam të zotëronim tokën në paqe. Dhe unë shkaktova që të bëheshin armë lufte të çdo lloji, që kështu unë të mund të kisha armë për popullin tim, për kohën që Lamanitët do të vinin përsëri në luftë kundër popullit tim.

2 Dhe unë vendosa roja rreth e përqark vendit, që Lamanitët nuk do të mund të vinin mbi ne përsëri papritmas dhe të na shkatërronin; dhe kështu unë mbrojta popullin tim dhe kopetë e mia dhe i mbajta ato nga rënia në duart e armiqve tanë.

3 Dhe ndodhi që ne trashëguam tokën e etërve tanë për shumë vjet, po, për hapësirën e njëzet e dy vjetëve.

4 Dhe unë bëra që burrat duhet të punonin tokën dhe të rritnin të gjitha llojet e adrithit dhe të gjitha llojet e frutit të çdo peme.

5 Dhe unë bëra që gratë duhet të tirnin dhe të endnin dhe të punonin, dhe të punonin të gjitha llojet e pëlhurave të mira, po, dhe arroba të çdo lloji, që ne të mund të vishnim lakuriqësinë tonë; dhe kështu ne përparuam në vend—kështu ne patëm paqe të vazhdueshme në tokë për hapësirën e njëzet e dy vjetëve.

6 Dhe ndodhi që mbreti aLaman vdiq dhe i biri filloi të mbretëronte në vend të tij. Dhe ai filloi ta ngacmonte popullin e tij në kryengritje kundër popullit tim; prandaj, ata filluan të përgatiteshin për luftë dhe të vinin të luftonin kundër popullit tim.

7 Por, unë kisha dërguar spiunët e mi rreth e rrotull në vendin e aShemlonit, që të mund të zbuloja përgatitjet e tyre, që të mund të mbrohesha kundër tyre, që ata të mos mund të vinin mbi popullin tim dhe t’i shkatërronin ata.

8 Dhe ndodhi që ata erdhën nga veriu i vendit të Shilomit me ushtritë e tyre të shumta në numër, njerëz të aarmatosur me bharqe, dhe me shigjeta, dhe me shpata, dhe me kordha, dhe me gurë, dhe me hobe; dhe ata i kishin kokat e tyre të rruara dhe ishin lakuriq; dhe ata kishin shtrënguar rreth ijeve të tyre një copë lëkurë.

9 Dhe ndodhi që unë bëra që gratë dhe fëmijët e popullit tim të fshiheshin në vendin e shkretë; dhe unë bëra gjithashtu, që të gjithë burrat e mi të vjetër që mund të mbanin armë dhe gjithashtu të gjithë të rinjtë e mi që ishin në gjendje të mbanin armë, duhej të mblidheshin së bashku të shkonin të luftonin kundër Lamanitëve; dhe unë i vura ata sipas rangut të tyre, çdo njeri sipas moshës së tij.

10 Dhe ndodhi që ne shkuam të luftonim kundër Lamanitëve; dhe unë, madje unë, në moshën time të vjetër, shkova të luftoja kundër Lamanitëve. Dhe ndodhi që ne shkuam të luftonim në afuqinë e Zotit.

11 Tani, Lamanitët nuk dinin asgjë në lidhje me Zotin, as në lidhje me fuqinë e Zotit, prandaj, ata vareshin në fuqinë e tyre. Megjithatë, ata ishin një popull i fortë, përsa i takon fuqisë së njerëzve.

12 Ata ishin një popull i aegër dhe mizor dhe gjakatar, që besonin në btraditën e etërve të tyre, e cila është kjo—Besonin se ata ishin dëbuar nga toka e Jeruzalemit për shkak të paudhësive të etërve të tyre dhe se ata u trajtuan padrejtësisht në vendin e shkretë nga vëllezërit e tyre dhe ata u trajtuan gjithashtu padrejtësisht, ndërsa po kalonin detin;

13 Dhe përsëri ata u trajtuan padrejtësisht, ndërsa ishin në tokën e trashëgimit të tyre a parë, pasi ata kishin kaluar detin dhe e gjithë kjo, sepse ai Nefi ishte më besnik në zbatimin e urdhërimeve të Zotit—prandaj ai u bfavorizua nga Zoti, pasi Zoti i dëgjoi lutjet e tij dhe iu përgjigj atyre, dhe ai mori udhëheqjen e udhëtimit të tyre në vendin e shkretë.

14 Dhe vëllezërit e tij ishin zemëruar me të, sepse ata nuk akuptonin punët e Zotit; ata ishin gjithashtu b zemëruar me të mbi ujërat, sepse ata ngurtësuan zemrat e tyre kundër Zotit.

15 Dhe përsëri ata ishin të zemëruar me të, kur ata kishin arritur në tokën e premtuar, sepse thanë që ai u kishte marrë asundimin e popullit nga duart e tyre; dhe ata deshën ta vrisnin.

16 Dhe përsëri ata ishin të zemëruar me të, sepse ai u nis në vendin e shkretë, ashtu sikurse Zoti e kishte urdhëruar dhe mori aanalet që ishin gdhendur mbi fletët e tunxhit, pasi ata thanë se ai i kishte bgrabitur ato.

17 Dhe kështu ata i kanë mësuar fëmijët e tyre që ata duhet t’i urrenin ata dhe që ata duhet t’i vrisnin ata dhe që ata duhet t’i grabitnin dhe t’i plaçkitnin ata, dhe që të bënin gjithçka, që të mund t’i shkatërronin ata; prandaj ata kanë një urrejtje të përjetshme ndaj fëmijëve të Nefit.

18 Pikërisht për këtë shkak, mbreti Laman, me anën e dinakërisë së tij dhe gënjeshtrave të tij dhelpërake dhe premtimeve të tij të bukura, më gënjeu që unë e solla këtë popullin tim në këtë vend, që ata të mund ta shkatërronin atë; po, dhe ne kemi vuajtur shumë vjet në tokë.

19 Dhe tani, unë, Zenifi, pasi ia kam treguar të gjitha këto gjëra popullit tim në lidhje me Lamanitët, unë i nxita ata të shkonin të luftonin me fuqinë e tyre, duke vënë besimin e tyre në Zotin; prandaj, ne u ndeshëm me ta ballë për ballë.

20 Dhe ndodhi që ne i nxorëm ata përsëri nga toka jonë; dhe i vramë ata me një gjakderdhje të madhe, madje kaq shumë, saqë ne nuk i numëruam dot.

21 Dhe ndodhi që u rikthyem përsëri në tokën tonë dhe populli im përsëri filloi të kujdeset për kopetë e tij dhe të punonte tokën e tij.

22 Dhe tani, unë duke qenë i vjetër, ia kalova mbretërinë njërit prej bijve të mi, prandaj unë nuk them më. Dhe Zoti e bekoftë popullin tim. Amen.