Shkrimet e Shenjta
Mosia 1


Libri i Mosias

Kapitulli 1

Mbreti Beniamin u mëson bijve të tij gjuhën dhe profetizon për etërit e tyre—Feja dhe qytetërimi i tyre u ruajtën për shkak të analeve të mbajtura në fletët e ndryshme—Mosia zgjidhet si mbret dhe i jepet kujdestaria e analeve dhe gjëra të tjera. Rreth 130–124 para K.

1 Dhe tani nuk pati më grindje në të gjithë atokën e Zarahemlës, midis të gjithë njerëzve që i përkisnin mbretit Beniamin, kështu që mbreti Beniamin pati paqe të vazhdueshme për të gjithë pjesën tjetër të ditëve të tij.

2 Dhe ndodhi që ai pati tre djem dhe i quajti me emrat: Mosia dhe Helorum dhe Helaman. Dhe ai bëri që ata të amerrnin mësime në bgjuhën e etërve të tyre, që kështu ata të mund të bëheshin njerëz që kuptonin; dhe që ata të mund të dinin në lidhje me profecitë që dolën nga goja e etërve të tyre, të cilat iu dhanë atyre nga dora e Zotit.

3 Dhe ai u mësoi atyre gjithashtu në lidhje me analet që ishin gdhendur mbi fletët prej tunxhi, duke thënë: Bijtë e mi, dua që ju të kujtoni se po të mos ishte për këto afletë që përmbajnë këto anale dhe këto urdhërime, ne duhej të vuanim në bpadije edhe sot e kësaj dite, duke mos ditur misteret e Perëndisë.

4 Pasi ishte e pamundur që ati ynë, Lehi, të mund të mbante mend të gjitha këto gjëra dhe t’ua mësonte fëmijëve të tij, po të mos ishte me anën e këtyre fletëve; pasi ai, duke qenë i mësuar në agjuhën e Egjiptianëve, mund t’i lexonte këto gdhendje dhe t’ua mësonte fëmijëve të tij, që ata të mund t’ua mësonin fëmijëve të tyre dhe duke plotësuar kështu urdhërimet e Perëndisë deri në kohën e sotme.

5 Unë ju them juve, bijtë e mi, po të mos ishte për këto gjëra që janë mbajtur dhe aruajtur nga dora e Perëndisë, që ne të mund të blexojmë dhe të kuptojmë cmisteret e tij dhe të kemi urdhërimet e tij gjithnjë para syve tanë, se madje edhe etërit tanë do të kishin rënë në mosbesim dhe se ne do të ishim si vëllezërit tanë, Lamanitët, të cilët nuk dinë asgjë në lidhje me këto gjëra, ose madje nuk i besojnë ato kur u mësohen atyre, për shkak të dtraditave të etërve të tyre, të cilat nuk janë të sakta.

6 O bijtë e mi, unë do të doja që ju të mbani mend se këto fjalë janë të vërteta dhe gjithashtu se këto anale janë a vërteta. Dhe vini re, edhe fletët e Nefit të cilat përmbajnë analet dhe fjalët e etërve tanë që nga koha që ata u larguan nga Jeruzalemi deri tani, dhe ato janë të vërteta; dhe ne dimë për vërtetësinë e tyre, sepse i kemi ato para syve tanë.

7 Dhe tani, bijtë e mi, unë do të doja që ju të kujtoni t’i akërkoni ato me zell, që ju të mund të përfitoni prej tyre; dhe unë do të doja që ju të bzbatonit urdhërimet e Perëndisë, që të mund të cpërparoni në tokë sipas dpremtimeve që Zoti u bëri etërve tanë.

8 Dhe shumë gjëra të tjera mbreti Beniamin u mësoi bijve të tij, që nuk janë të shkruara në këtë libër.

9 Dhe ndodhi që pasi mbreti Beniamin i kishte dhënë fund mësimit të djemve të tij, që ai u plak dhe pa se shumë shpejt duhej të shkonte atje ku shkojnë tërë banorët e tokës; prandaj, ai mendoi se do të ishte e domosdoshme që ta kalonte mbretërinë mbi një nga bijtë e tij.

10 Kështu që, ai kërkoi t’i sillnin Mosian para tij; dhe këto janë fjalët që ai i tha atij, duke thënë: Biri im, unë dua që ti të bësh një thirrje nëpër të gjithë këtë vend, mes gjithë këtij populli, ose apopullit të Zarahemlës dhe popullit të Mosias që jetojnë në tokë, që ata të mund të mblidhen së bashku, pasi nesër unë do t’i shpall këtij popullit tim, nga goja ime, se ti je një bmbret dhe një sundimtar mbi këtë popull, që Zoti, Perëndia ynë, na ka dhënë.

11 Dhe për më tepër, unë do t’i jap këtij populli një aemër, me anë të të cilit të dallohet mbi të gjithë popujt, që Zoti Perëndi ka nxjerrë nga toka e Jeruzalemit; dhe këtë unë e bëj, sepse ata kanë qenë një popull i zellshëm në zbatimin e urdhërimeve të Zotit.

12 Dhe unë do t’u jap atyre një emër që nuk do të fshihet kurrë, veçse në rast ashkeljeje.

13 Po, dhe për më tepër unë ju them se, në qoftë se ky popull shumë i favorizuar i Zotit do të bjerë në ashkelje dhe do të bëhet një popull i lig dhe shkelës kurore, Zoti do ta braktisë, që të bëhet bi dobët sikurse vëllezërit e tij; dhe ai nuk do ta cruajë më nëpërmjet fuqisë së tij të pashembullt dhe të mrekullueshme, sikurse ai ka ruajtur deri tani etërit tanë.

14 Pasi unë po ju them se, në qoftë se ai nuk kishte zgjatur krahun e tij në ruajtjen e etërve tanë, ata duhej të binin në duart e Lamanitëve dhe të bëheshin viktima të urrejtjes së tyre.

15 Dhe ndodhi që pasi mbreti Beniamin u dha fund këtyre fjalëve ndaj birit të tij, e ngarkoi atë në lidhje me të gjitha punët e mbretërisë.

16 Dhe për më tepër, ai gjithashtu i dha atij detyrë në lidhje me analet të cilat ishin gdhendur mbi afletët e tunxhit; dhe gjithashtu fletët e Nefit; dhe gjithashtu për bshpatën e Labanit dhe për csferën ose drejtuesin që udhëhoqi etërit tanë nëpër vendin e shkretë, e cila ishte përgatitur nga dora e Zotit, që me të ata të mund të drejtoheshin, secili sipas vëmendjes dhe zellit që tregonin ndaj saj.

17 Prandaj, meqë ishin të pabesë, ata nuk u begatuan, as nuk përparuan në udhëtimin e tyre, por u azmbrapsën dhe patën mospëlqimin e Perëndisë mbi ta; dhe prandaj u goditën me zi buke dhe mjerime të rënda, për t’i nxitur ata në kujtim të detyrës së tyre.

18 Dhe tani, ndodhi që Mosia shkoi dhe bëri si i ati e kishte urdhëruar atë dhe i shpalli të gjithë popullit që ishte në tokën e Zarahemlës, që ata të mund të mblidheshin së bashku, të shkonin në tempull për të dëgjuar fjalët që ati i tij do t’u fliste atyre.