Shkrimet e Shenjta
Moroni 9


Letra e dytë e Mormonit, drejtuar birit të tij, Moronit.

Duke përfshirë kapitullin 9.

Kapitulli 9

Si Nefitët ashtu dhe Lamanitët janë të çoroditur dhe të degjeneruar—Ata torturojnë dhe vrasin njëri-tjetrin—Mormoni lutet që hiri dhe mirësia të jenë përgjithnjë me Moronin. Rreth 401–421 pas K.

1 Biri im i dashur, unë të shkruaj ty përsëri që të dish se jam akoma gjallë; por, të shkruaj diçka mbi atë që është e dhimbshme.

2 Pasi vër re, unë kam pasur një betejë të rreptë me Lamanitët, të cilën nuk e fituam; dhe Arkeantusi ra nga shpata dhe gjithashtu Lurami dhe Emroni; po, dhe kemi humbur një numër të madh të burrave tanë më të mirë.

3 Dhe tani vër re, biri im, unë kam frikë se Lamanitët do ta shkatërrojnë këtë popull; pasi ata nuk pendohen dhe Satani i nxit përherë në zemërim njëri kundër tjetrit.

4 Vër re, unë punoj me ta vazhdimisht; dhe kur unë u flas me arreptësi fjalën e Perëndisë ata dridhen dhe zemërohen kundër meje; dhe kur unë nuk përdor rreptësi, ata ngurtësojnë zemrat e tyre kundër saj; prandaj, kam frikë se Shpirti i Zotit ka pushuar së bpërpjekuri me ta.

5 Pasi ata zemërohen kaq shumë sa më duket se nuk kanë frikë nga vdekja; dhe ata kanë humbur dashurinë e tyre për njëri-tjetrin; dhe janë vazhdimisht të aetur për gjak dhe për hakmarrje.

6 Dhe tani, biri im i dashur, me gjithë ngurtësimin e tyre, të punojmë me azell; pasi po të pushojmë së bpunuari, ne do të sillemi nën dënim; pasi kemi një punë për të bërë, ndërsa jemi në këtë tabernakull prej argjile, që të mundim armikun e të gjithë drejtësisë dhe të pushojmë shpirtrat tanë në mbretërinë e Perëndisë.

7 Dhe tani unë po të shkruaj diçka në lidhje me vuajtjet e këtij populli. Pasi sipas njohurisë që kam marrë nga Amoroni, vër re, Lamanitët kanë shumë të burgosur që i morën nga kulla e Sherrizahës; dhe kishte burra, gra dhe fëmijë.

8 Dhe bashkëshortët dhe etërit e atyre grave dhe fëmijëve i vranë; dhe gratë i ushqejnë me mishin e bashkëshortëve të tyre dhe fëmijët me mishin e etërve të tyre; dhe nuk u japin atyre veçse pak ujë.

9 Dhe me gjithë këtë neveri të madhe të Lamanitëve, nuk ia tejkalon asaj që bëri populli ynë në Moriantum. Pasi, vër re, shumë nga vajzat e Lamanitëve u zunë robinja; dhe pasi u morën atë që ishte më e dashur dhe më e çmueshme përmbi të gjitha gjërat, e cila është adëlirësia dhe bvirtyti

10 Dhe pasi e bënë këtë, i vranë ato në mënyrën më mizore, duke i torturuar trupat e tyre madje deri në vdekje; dhe pasi e bënë këtë gjë, ata përpinë mishin e tyre si bisha të egra, për shkak të ngurtësimit të zemrave të tyre; dhe ata e bënë edhe në shenjë mburrjeje.

11 O, biri im i dashur, si është e mundur që një popull si ky të jetë pa qytetërim—

12 (Dhe vetëm pak vjet kanë kaluar, që ata ishin një popull i qytetëruar dhe i këndshëm).

13 Por, o biri im, si është e mundur që një popull si ky të kënaqet në kaq shumë neveri—

14 Si mund të presim që Perëndia ta apërmbajë dorën e tij në gjykim kundër nesh?

15 Vër re, zemra ime thërret: Mjerë ky popull. Eja në gjykim, O Perëndi dhe fshihi mëkatet dhe ligësinë dhe neveritë e tyre nga fytyra jote!

16 Dhe përsëri, biri im, ka shumë të aveja me të bijat e tyre që kanë mbetur në Sherrizah; dhe ajo pjesë e furnizimeve që nuk u mor nga Lamanitët, vër re, u mor nga ushtria e Zenefit dhe ato kanë mbetur duke u endur poshtë e lart për ushqim; dhe shumë plakave u bie të fikët gjatë udhës dhe vdesin.

17 Dhe ushtria që është me mua është e dobët; dhe ushtritë e Lamanitëve janë mes Sherrizahës dhe meje; dhe të gjithë ata që ikën e shkuan tek ushtria e aAaronit kanë rënë viktima të egërsisë së tyre të tmerrshme.

18 O çoroditja e popullit tim! Ata janë pa rregull dhe pa mëshirë. Vër re, unë jam vetëm një njeri dhe kam vetëm fuqinë e një njeriu dhe nuk mundem më të bëj që të zbatohen urdhrat e mia.

19 Dhe ata janë çoroditur shumë; dhe që të gjithë janë bërë të egër, nuk kursejnë asnjë, as pleq as të rinj; dhe gëzohen për çdo gjë, nëse nuk është e mirë; dhe vuajtja e grave tona dhe fëmijëve tanë mbi tërë faqen e kësaj toke kalon çdo kufi; po, gjuha nuk mund të tregojë, as nuk mund të shkruhet.

20 Dhe tani, biri im, unë nuk do të zgjatem më në këtë skenë kaq të tmerrshme. Vër re, ti e di ligësinë e këtij populli; ti e di se ata nuk kanë parime dhe nuk kanë ndjenja; dhe ligësia e tyre ia akalon asaj të Lamanitëve.

21 Vër re, biri im, unë nuk mund t’ia rekomandoj ata Perëndisë, pasi ai do të më godasë.

22 Por vër re, biri im, unë të rekomandoj ty te Perëndia dhe unë besoj në Krisht se ti do të shpëtohesh; dhe unë i lutem Perëndisë që ai të të akursejë jetën, për të dëshmuar kthimin e popullit të tij tek ai, ose shkatërrimin e plotë të tyre; pasi unë e di se ata duhet të mbarojnë, në qoftë se nuk bpendohen dhe kthehen tek ai.

23 Dhe në qoftë se ata mbarojnë, do të jetë sikurse Jareditët, për shkak të dëshirës së zemrave të tyre në akërkim të gjakut dhe bhakmarrjes.

24 Dhe në qoftë se ata mbarojnë, ne dimë se shumë nga vëllezërit tanë kanë adezertuar e janë bashkuar me Lamanitët; dhe shumë të tjerë do të dezertojnë e do të bashkohen me ta; prandaj, shkruaj disa gjëra në qoftë se ti shpëton dhe unë do të vdes dhe nuk do të të shoh më; por unë besoj se do të të shoh së shpejti; pasi unë kam anale të shenjta që dua të t’i bdorëzoj ty.

25 Biri im, ji besnik në Krisht; dhe mos të hidhërofshin gjërat që kam shkruar që të të çojnë deri në vdekje; por Krishti të mund të të ngrejë dhe qëndrofshin në amendjen tënde përherë bvuajtjet dhe vdekja e tij dhe shfaqja e trupit të tij etërve tanë, dhe mëshira dhe durimi i tij, dhe shpresa e lavdisë së tij dhe e cjetës së përjetshme.

26 Dhe qoftë e qëndroftë përherë me ty hiri i Perëndisë, Atit, froni i të cilit është lart në qiej dhe Zoti ynë Jezu Krisht, i cili ulet në akrahun e djathtë të pushtetit të tij, derisa të gjitha gjërat t’i nënshtrohen atij. Amen.