Moroni 8
    Footnotes
    Theme

    Kapitulli 8

    Pagëzimi i fëmijëve të vegjël është një neveri e ligë—Fëmijët e vegjël janë gjallë në Krisht për shkak të Shlyerjes—Besimi, pendimi, bindja dhe përulja në zemër, marrja e Frymës së Shenjtë dhe durimi deri në fund, çojnë në shpëtim. Rreth 401–421 pas K.

    1 Një letër e aatit tim, Mormonit, që më shkroi mua Moronit; dhe ma shkroi pak kohë pas thirrjes sime në shërbesë. Dhe ai më shkroi në këtë mënyrë, duke thënë:

    2 Biri im i dashur, Moroni, gëzohem jashtëzakonisht shumë se Zoti yt, Jezu Krishti, është kujtuar dhe të ka thirrur në shërbesën e tij dhe në punën e tij të shenjtë.

    3 Unë të kujtoj gjithnjë në lutjet e mia që i bëj përherë Perëndisë, Atit, në emrin e Fëmijës së tij të Shenjtë, Jezusit, që ai, me anë të amirësisë dhe bhirit të tij të pasosur do të të mbajë nëpërmjet qëndrueshmërisë së besimit tuaj në emrin e tij deri në fund.

    4 Dhe tani, biri im, po të flas në lidhje me atë që më hidhëron jashtëzakonisht; pasi hidhërohem kur ka adebate mes jush.

    5 Pasi, në qoftë se unë kam mësuar të vërtetën, ka patur debate mes jush në lidhje me pagëzimin e fëmijëve tuaj të vegjël.

    6 Dhe tani, biri im, unë dëshiroj që ti të punosh me zell që ky gabim i madh të korrigjohet mes jush; pasi, për këtë qëllim e kam shkruar këtë letër.

    7 Meqë menjëherë, posa mësova këto gjëra rreth jush, unë iu drejtova Zotit në lidhje me këtë çështje. Dhe afjala e Zotit më arriti nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, duke thënë:

    8 Dëgjo fjalët e Krishtit, Shëlbuesit tënd, Zotit tënd dhe Perëndisë tënd. Shiko, unë nuk erdha në këtë botë të thërres të drejtët, por mëkatarët që të pendohen; të ashëndetshmit nuk kanë nevojë për mjekun, por ata që janë të sëmurë; prandaj, bfëmijët e vegjël janë të cshëndetshëm, meqë nuk mund të bëjnë dmëkat; prandaj mallkimi i eAdamit hiqet nga ata tek unë, kështu që nuk ka fuqi mbi ta; dhe ligji i frrethprerjes mbaron me mua.

    9 Dhe në këtë mënyrë Fryma e Shenjtë ma zbuloi fjalën e Perëndisë; prandaj, biri im i dashur, unë e di se është një tallje solemne përpara Perëndisë, që të pagëzoni fëmijët e vegjël.

    10 Vër re, unë të them që këtë gjë duhet t’u mësosh—pendim dhe pagëzim për ata që janë të apërgjegjshëm dhe që mund të bëjnë mëkat; po, mësoju prindërve se ata duhet të pendohen dhe të pagëzohen, dhe të përulen, sikurse bfëmijët e tyre të vegjël dhe të gjithë ata do të shpëtohen me fëmijët e tyre të vegjël.

    11 Dhe se afëmijët e tyre të vegjël nuk kanë nevojë për pendim, as për pagëzim. Vër re, pagëzimi është për pendimin, që të plotësohen urdhërimet për bheqjen e mëkateve.

    12 Por afëmijët e vegjël janë gjallë në Krisht, madje që nga krijimi i botës; përndryshe Perëndia do të ishte një Perëndi paragjykues dhe gjithashtu një Perëndi i ndryshueshëm dhe i bnjëanshëm me njerëzit; pasi, sa fëmijë të vegjël kanë vdekur pa pagëzim!

    13 Prandaj, në qoftë se fëmijët e vegjël nuk mund të shpëtohen pa pagëzim, ata do të kishin shkuar në një ferr të pafund.

    14 Vër re, unë të them ty se ai që mendon se fëmijët e vegjël kanë nevojë për pagëzim, është në vrerin e hidhësisë dhe në prangat e paudhësisë; pasi ai nuk ka as abesim, as shpresë, as dashuri hyjnore; prandaj, në qoftë se do të mbarojë ndërsa mendon kështu, ai duhet të zbresë në ferr.

    15 Pasi është një ligësi e tmerrshme të mendohet se Perëndia shpëton një fëmijë për shkak të pagëzimit dhe se tjetri duhet të vdesë, sepse nuk është pagëzuar.

    16 Mjerë ata që do të shtrembërojnë në këtë mënyrë udhët e Zotit, pasi ata do të mbarojnë, në qoftë se nuk pendohen. Vër re, unë flas me guxim, pasi kam aautoritet nga Perëndia; dhe unë nuk kam frikë se ç’mund të bëjë njeriu; pasi bdashuria e përkryer czhduk çdo frikë.

    17 Dhe unë jam i mbushur me adashuri hyjnore që është një dashuri e pafundme; prandaj, të gjithë fëmijët janë njëlloj për mua, prandaj, unë i dua bfëmijët e vegjël me një dashuri të përkryer; dhe ata janë të gjithë njëlloj dhe janë pjesëmarrës në shpëtim.

    18 Pasi unë e di se Perëndia nuk është një Perëndi paragjykues, as një qenie e ndryshueshme, por ai është i apandryshueshëm nga e bgjithë përjetësia në të gjithë përjetësinë.

    19 aFëmijët e vegjël nuk mund të pendohen; prandaj është një ligësi e tmerrshme t’u mohohet atyre mëshira e kulluar e Perëndisë, pasi ata janë të gjithë të gjallë në të, për shkak të bmëshirës së tij.

    20 Dhe ai që thotë se fëmijët e vegjël duhet të pagëzohen, ai mohon mëshirën e Krishtit dhe përçmon aflijimin e tij dhe fuqinë e shëlbimit të tij.

    21 Mjerë të tillët, pasi ata janë në rrezikun e vdekjes, të aferrit dhe bmundimit të pafund. Unë po flas me guxim; Perëndia më ka urdhëruar mua. Dëgjoni dhe vëruni veshin atyre ose ato do të qëndrojnë kundër jush në fronin e cgjykimit të Krishtit.

    22 Pasi vër re, të gjithë fëmijët e vegjël janë agjallë në Krisht, si edhe të gjithë ata që janë pa bligj. Pasi, fuqia e cshëlbimit vjen mbi të gjithë ata që nuk kanë ligj; prandaj, ai që nuk është dënuar ose ai që nuk është nën dënim, nuk mund të pendohet; dhe të tillëve pagëzimi nuk u vlen fare—

    23 Por, është tallje para Perëndisë, të mohosh mëshirën e Krishtit dhe fuqinë e Shpirtit të tij të Shenjtë dhe të vësh besimin në punë të avdekura.

    24 Vër re, biri im, kjo gjë nuk duhet të jetë; pasi apendimi është për ata që janë nën dënim dhe nën mallkimin e një ligji të shkelur.

    25 Dhe fryti i parë i apendimit është bpagëzimi; dhe pagëzimi vjen nëpërmjet besimit në plotësimin e urdhërimeve; dhe plotësimi i urdhërimeve, sjell cheqjen e mëkateve;

    26 Dhe heqja e mëkateve sjell abindje dhe përulësi në zemër; dhe për shkak të bindjes dhe të përulësisë në zemër, vjen vizitimi i bFrymës së Shenjtë, cNgushëllues i cili mbush me dshpresë dhe edashuri të pastër, dashuri kjo që zgjat nga fzelliglutje, derisa fundi do të vijë, kur të gjithë hshenjtorët do të banojnë me Perëndinë.

    27 Vër re, biri im, unë do të të shkruaj ty përsëri, në qoftë se nuk do të shkoj së shpejti kundër Lamanitëve. Vër re, akryelartësia e këtij kombi, ose e popullit të Nefitëve ka vërtetuar shkatërrimin e tyre, në qoftë se ata nuk pendohen.

    28 Lutu për ta, biri im, që pendimi të mund të vijë tek ata. Por vër re, unë kam frikë se Shpirti ka pushuar a përpjekuri me ta; dhe në këtë pjesë të vendit, ata po kërkojnë gjithashtu të zhdukin të gjithë fuqinë dhe autoritetin që vjen nga Perëndia; dhe ata po bmohojnë Frymën e Shenjtë.

    29 Dhe pasi kanë hedhur poshtë një njohuri kaq të madhe, biri im, ata duhet të mbarojnë së shpejti, për të përmbushur profecitë që u thanë nga profetët, si edhe fjalët e vetë Shpëtimtarit tonë.

    30 Lamtumirë, biri im, derisa të të shkruaj ose të të takoj përsëri. Amen.