Jakobi 6
    Footnotes

    Kapitulli 6

    Zoti do ta përtërijë Izraelin ditët e fundit—Bota do të digjet me zjarr—Njerëzit duhet të ndjekin Krishtin për të shmangur liqenin e zjarrit dhe të squfurit. Rreth 544–421 para K.

    1 Dhe tani, vini re, vëllezërit e mi, sikurse ju thashë që unë do të profetizoja, vini re, kjo është profecia ime—që gjërat që tha profeti aZenos në lidhje me shtëpinë e Izraelit, në të cilat ai e krahasoi me një pemë ulliri të butë, me siguri duhet të ndodhin.

    2 Dhe dita që ai do të shtrijë dorën e tij përsëri për të apërtërirë popullin e tij për të dytën herë, është dita, po, madje hera e fundit, që bshërbëtorët e Zotit do të shkojnë në cfuqinë e tij, për të dushqyer dhe krasitur evreshtin e tij; dhe pas asaj ffundi vjen shpejt.

    3 Dhe, sa të bekuar janë ata që kanë punuar me zell në vreshtin e tij; dhe sa të mallkuar janë ata që do të flaken në vendin e tyre! Dhe bota do të adigjet me zjarr.

    4 Dhe sa i mëshirshëm është Perëndia ynë me ne, pasi ai e mban mend shtëpinë e aIzraelit, si rrënjët ashtu edhe degët; dhe ai shtrin bduart e tij në drejtim të tyre gjatë gjithë ditës; dhe ata janë një popull ckokëfortë dhe kundërshtues; por të gjithë ata që nuk do të ngurtësojnë zemrat e tyre, do të shpëtohen në mbretërinë e Perëndisë.

    5 Kështu që, vëllezërit e mi të dashur, unë ju lutem në fjalët e qartësisë, që ju të pendoheni dhe të vini me synim të plotë të zemrës dhe të aqëndroni besnik te Perëndia, sikurse ai qëndron besnikë te ju. Dhe ndërsa bkrahu i tij i mëshirës është shtrirë drejt jush në dritën e ditës, mos i ngurtësoni zemrat tuaja.

    6 Po, sot, në qoftë se ju do të dëgjoni zërin e tij, mos i ngurtësoni zemrat tuaja; pasi, pse doni të avdisni ju?

    7 Pasi vini re, pasi ju të jeni ushqyer nga fjala e mirë e Perëndisë gjatë gjithë ditës, a do të sillni ju frut të lig, që ju të apriteni dhe të flakeni në zjarr?

    8 Vini re, a do t’i hidhni poshtë këto fjalë? A do t’i hidhni poshtë fjalët e profetëve dhe a do t’i hidhni poshtë të gjitha fjalët që janë folur në lidhje me Krishtin, pasi kaq shumë kanë folur në lidhje me të; dhe a do ta mohoni fjalën e mirë të Krishtit dhe fuqinë e Perëndisë dhe adhuratën e Frymës së Shenjtë, dhe të shuani Shpirtin e Shenjtë, dhe të bëni një përqeshje të planit të madh të shëlbimit që është përgatitur për ju?

    9 A nuk e dini se, në qoftë se ju do t’i bëni këto gjëra, që fuqia e shëlbimit dhe e ringjalljes, e cila është në Krisht, do t’ju sjellë të qëndroni me turp dhe me afajësi të tmerrshme para bshufrës së Perëndisë?

    10 Dhe sipas fuqisë së adrejtësisë, pasi drejtësia nuk mund të mohohet, ju duhet të shkoni në atë bliqen zjarri dhe squfuri, flakët e të cilit janë të pashueshme dhe tymi i të cilave ngrihet lart gjithmonë e përgjithmonë, liqen ky prej zjarri dhe squfuri që është cmundim di pafund.

    11 O atëherë, vëllezërit e mi të dashur, pendohuni dhe hyni në aportën e ngushtuar dhe vazhdoni në rrugën që është e ngushtë, derisa ju të merrni jetën e përjetshme.

    12 O, jini a urtë; çfarë mund të them më?

    13 Më në fund, unë po ju them lamtumirë, derisa unë t’ju takoj para shufrës së këndshme të Perëndisë, shufër e cila godet të ligjtë me tmerr dhe frikë a tmerrshme. Amen.