Shkrimet e Shenjta
Ethëri 4


Kapitulli 4

Moroni është urdhëruar që të vulosë shkrimet e vëllait të Jaredit—Ato nuk do të dalin në dritë, derisa njerëzit të kenë besim, madje sa vëllai i Jaredit—Krishti urdhëron njerëzit të besojnë në fjalët e tij dhe në ato të dishepujve të tij—Njerëzit janë urdhëruar të pendohen, të besojnë në ungjillin dhe të shpëtohen.

1 Dhe Zoti urdhëroi vëllanë e Jaredit, të zbriste nga mali, nga prania e Zotit dhe të ashkruante gjërat që kishte parë; dhe qe ndaluar që ato t’u vinin fëmijëve të njerëzve, bderi pasi ai të ngrihej në kryq; dhe për këtë shkak, mbreti Mosia i mbajti ato, që të mos i shkonin botës derisa Krishti të shfaqej mes popullit të tij.

2 Dhe pasi Krishti iu shfaq me të vërtetë popullit të tij, ai urdhëroi që ato të shfaqeshin.

3 Dhe tani, pas saj, ata të gjithë ranë në mosbesim; dhe nuk ka asnjë, me përjashtim të Lamanitëve; dhe ata e kanë hedhur poshtë ungjillin e Krishtit; prandaj unë jam urdhëruar që t’i afsheh përsëri në dhe.

4 Vini re, unë shkrova në këto fletë pikërisht gjërat që pa vëllai i Jaredit; dhe nuk pati kurrë gjëra më të mëdha që u treguan, sesa ato që iu treguan vëllait të Jaredit.

5 Prandaj, Zoti më urdhëroi t’i shkruaj; dhe unë i kam shkruar. Dhe ai më urdhëroi që t’i avulos; dhe ai gjithashtu më urdhëroi që të vulos edhe përkthimin e tyre; prandaj kam vulosur binterpretuesit, sipas urdhërimit të Zotit.

6 Pasi Zoti më tha: Ato nuk do të shkojnë mes Johebrenjve deri ditën që ata të pendohen për paudhësinë e tyre dhe të bëhen të pastër para Zotit.

7 Dhe në atë ditë që ata do të ushtrojnë besim në mua, thotë Zoti, madje si bëri vëllai i Jaredit, që të mund të ashenjtërohen në mua, atëherë unë do t’u tregoj atyre, gjërat që pa vëllai i Jaredit, derisa t’u shpalos atyre të gjitha zbulesat e mia, thotë Jezu Krishti, Biri i Perëndisë, bAti i qiejve dhe i tokës dhe i të gjitha gjërave që janë në to.

8 Dhe ai që do të aluftojë kundër fjalës së Zotit, qoftë mallkuar; dhe ai që do të bmohojë këto gjëra, qoftë mallkuar; pasi atyre unë cnuk do t’u tregoj gjëra më të mëdha, thotë Jezu Krishti; pasi unë jam ai që flet.

9 Dhe me urdhrin tim hapen dhe ambyllen qiejt; dhe me fjalën time do të dridhet btoka; dhe me urdhrin tim do të vdesin banorët e saj, madje sikur të ishte nga zjarri.

10 Dhe ai që nuk u beson fjalëve të mia, nuk u beson dishepujve të mi; dhe në qoftë se ndodh që unë nuk flas, gjykoni ju, pasi ju do të dini se jam unë që do të flas aditën e fundit.

11 Por, ai që i abeson këto gjëra për të cilat fola, atë do ta vizitoj me shfaqjet e Shpirtit tim; dhe ai do të dijë dhe do të dëshmojë. Pasi me anë të Shpirtit tim do të bdijë se këto gjëra janë të cvërteta, pasi ai i bind njerëzit të bëjnë mirë.

12 Dhe çdo gjë që bind njerëzit të bëjnë mirë është nga unë; pasi e amira nuk vjen nga askush tjetër, por nga unë. Unë jam ai që i shtyn njerëzit te çdo e mirë; ai që bnuk do të besojë fjalët e mia, nuk do të më besojë mua—se unë jam; dhe ai që nuk do të më besojë, nuk do të besojë Atin që më dërgoi. Pasi vini re, unë jam Ati, unë jam cdrita dhe djeta, dhe e vërteta e botës.

13 aEjani tek unë, O ju Johebrenj dhe unë do t’ju tregoj gjërat më të mëdha, njohurinë që është fshehur, për shkak të mosbesimit.

14 Eja tek unë, O ti shtëpi e Izraelit dhe do të të atregohet ty sa gjëra të mëdha ka përgatitur Ati për ty, që nga krijimi i botës; dhe se nuk të kanë ardhur për shkak të mosbesimit.

15 Vini re, kur ju do ta grisni atë vel të mosbesimit që ju bën të mbeteni në atë gjendje të tmerrshme ligësie, zemërngurtësie dhe verbërie mendore, atëherë gjërat e mëdha dhe të mrekullueshme që ju ishin afshehur që nga krijimi i botës—po, kur ju do t’i thërrisni Atit në emrin tim, me një zemër të thyer dhe me shpirt të penduar, atëherë do ta dini se Ati e ka kujtuar besëlidhjen që bëri me etërit tuaj, O shtëpi e Izraelit.

16 Dhe atëherë azbulesat e mia, që bëra të shkruheshin nga shërbëtori im, Gjoni, do të shpalosen në sytë e të gjithë njerëzve. Mos harroni, kur t’i shihni këto gjëra, ju do të dini se koha është pranë, që ato të tregohen në vërtetësinë e plotë.

17 Prandaj, akur ta merrni këtë anal, ju do të mund të dini se vepra e Atit ka filluar mbi të gjithë faqen e tokës.

18 Prandaj, apendohuni, të gjitha ju skaje të tokës dhe ejani tek unë dhe besoni në ungjillin tim dhe bpagëzohuni në emrin tim; pasi ai që beson dhe pagëzohet do të shpëtohet; por, ai që nuk beson do të mallkohet; dhe cshenja do të pasojnë ata që besojnë në emrin tim.

19 Dhe i bekuar është ai që do të gjendet abesnik ndaj emrit tim ditën e fundit, pasi ai do të ngrihet të banojë në mbretërinë e përgatitur për të, që bnga krijimi i botës. Dhe vini re, jam unë që e thashë këtë gjë. Amen.