Shkrimet e Shenjta
3 Nefi 5


Kapitulli 5

Nefitët pendohen dhe heqin dorë nga mëkatet e tyre—Mormoni shkruan historinë e popullit të tij dhe u shpall atyre fjalën e pavdekshme—Izraeli do të mblidhet nga shpërndarja e tij e gjatë. Rreth 22–26 pas K.

1 Dhe tani vini re, nuk pati asnjë shpirt të gjallë mes gjithë popullit të Nefitëve që të dyshonte sadopak në fjalët e të gjithë profetëve të shenjtë që kishin folur; pasi ata e dinin se ishte e nevojshme që ato duhej të plotësoheshin.

2 Dhe e dinin se ishte e nevojshme që Krishti duhet të kishte ardhur, për shkak të shumë shenjave që ishin dhënë, sipas fjalëve të profetëve; dhe për shkak të gjërave që kishin ndodhur tashmë, ata e dinin se të gjitha gjërat do të ndodhnin sipas asaj që ishte thënë.

3 Prandaj, hoqën dorë nga të gjitha mëkatet e tyre dhe nga neveritë e tyre dhe nga lavirësitë e tyre dhe i shërbyen Perëndisë me gjithë zell, ditë dhe natë.

4 Dhe tani ndodhi që pasi ata morën robër të gjithë hajdutët, kaq sa, asnjë nuk iku prej atyre që nuk u vranë, i hodhën robërit e tyre në burg dhe bënë që atyre t’u predikohej fjala e Perëndisë; dhe të gjithë ata që u penduan për mëkatet e tyre dhe hynë në besëlidhje se nuk do të vrisnin më, u lanë të alirë.

5 Por të gjithë ata që nuk hynë në besëlidhje dhe vazhdonin gjithnjë të kishin në zemrat e tyre ato vrasje të fshehta, po, të gjithë ata, që u gjetën që bënin kërcënime kundër vëllezërve të tyre, u dënuan dhe u ndëshkuan sipas ligjit.

6 Dhe kështu ata u dhanë fund të gjitha atyre lidhjeve të liga dhe të fshehta dhe të urryera, në të cilat u kryen kaq ligësi dhe kaq shumë vrasje.

7 Dhe kështu kaloi viti i anjëzetedytë si dhe viti i njëzetetretë dhe i njëzetekatërt, dhe i njëzetepestë; dhe kështu kishin kaluar njëzetepesë vjet.

8 Dhe kishin ndodhur shumë gjëra që në sytë e disave, ishin të mëdha dhe të mrekullueshme, megjithatë, ato nuk mund të shkruhen të gjitha në këtë libër; po, ky libër nuk mund të përmbajë madje as anjë të qindtën pjesë të asaj që u bë mes kaq shumë njerëzve në hapësirën e njëzetepesë viteve.

9 Por vini re, ekzistojnë aanale që përmbajnë të gjitha veprimet e këtij populli; dhe një përmbledhje e shkurtër, por e vërtetë, u dha nga Nefi.

10 Prandaj, unë e bëra analin tim, të këtyre gjërave, sipas analit të Nefit, i cili qe gdhendur mbi fletët që ishin quajtur fletët e Nefit.

11 Dhe vini re, unë e shkruaj analin mbi fletë të cilat i bëra vetë, me duart e mia.

12 Dhe vini re, unë quhem aMormon, pasi quhem sipas bvendit Mormon, vendi në të cilin Alma vendosi kishën mes popullit, po, kishën e parë që u formua mes tyre pas shkeljes së tyre.

13 Vini re, unë jam një dishepull i Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë. Unë u thirra prej tij të njoftoj fjalën e tij mes popullit të tij, që ata të mund të kenë jetë të përjetshme.

14 Dhe u bë e nevojshme që unë, sipas vullnetit të Perëndisë, të bëj një aanal të këtyre gjërave që janë bërë, që lutjet e atyre që na kanë lënë, të cilët qenë të shenjtët, të përmbusheshin sipas besimit të tyre—

15 Po, një anal të vogël të asaj që ka ndodhur nga koha që Lehi u largua nga Jeruzalemi, madje deri në kohën e sotme.

16 Prandaj, unë e bëj analin tim nga rrëfimet që u dhanë nga ata që ishin para meje, deri në fillim të ditëve të mia.

17 Dhe pastaj, unë bëj një aanal të gjërave që kam parë me sytë e mi.

18 Dhe unë e di se anali që bëj, është një anal i drejtë dhe i vërtetë; megjithëse ka shumë gjëra që sipas gjuhës sonë, ne nuk jemi në gjendje t’i ashkruajmë.

19 Dhe tani, i jap fund të folurit tim i cili është i imi dhe po vazhdoj të jap rrëfimin tim për gjërat që kanë qenë para meje.

20 Unë jam Mormoni dhe një pasardhës i drejtpërdrejtë i Lehit. Unë kam shkak të bekoj Perëndinë tim dhe Shpëtimtarin tim, Jezu Krishtin që i nxori etërit tanë nga toka e Jeruzalemit (dhe aaskush nuk e dinte me përjashtim të atij vetë dhe të atyre që ai nxori nga ai vend) dhe që më dha mua dhe popullit tim kaq shumë njohuri për shpëtimin e shpirtrave tanë.

21 Sigurisht ai e ka bekuar ashtëpinë e bJakobit dhe ka qenë i cmëshirshëm me farën e Jozefit.

22 Dhe apërderisa fëmijët e Lehit kanë zbatuar urdhërimet e tij, ai i bekoi dhe i begatoi, sipas fjalës së tij.

23 Po, dhe me siguri, ai do të sjellë përsëri një ambetje të farës së Jozefit në bnjohurinë e Zotit, Perëndisë së tyre.

24 Dhe me aq siguri, sa Zoti jeton, ai do të ambledhë nga të katër skajet e dheut, të gjithë mbetjen e farës së Jakobit, që janë përhapur kudo mbi faqen e dheut.

25 Dhe sikurse ai ka bërë besëlidhje me gjithë shtëpinë e Jakobit, ashtu madje, besëlidhja që ai ka lidhur me shtëpinë e Jakobit, do të plotësohet në kohën e tij të përshtatshme, për arivendosjen e gjithë shtëpisë së Jakobit në njohurinë e besëlidhjes që ai ka lidhur me ta.

26 Dhe atëherë, ata do ta anjohin Shëlbuesin e tyre që është Jezu Krishti, Biri i Perëndisë; dhe atëherë ata do të mblidhen nga të katër skajet e dheut në tokat e tyre, prej nga u shpërndanë; po, ashtu si Zoti jeton, kështu do të bëhet. Amen.