Shkrimet e Shenjta
3 Nefi 28


Kapitulli 28

Nëntë prej të Dymbëdhjetëve dëshirojnë dhe u premtohet kur të vdesin, një trashëgim në mbretërinë e Krishtit—Tre Nefitët dëshirojnë dhe u jepet fuqi mbi vdekjen, kështu që ata të mbeten në tokë derisa të vijë Jezusi përsëri—Ata transformohen dhe shohin gjëra të palejueshme për t’u thënë dhe tani ata janë duke u mësuar njerëzve. Rreth 34–35 pas K.

1 Dhe ndodhi që pasi Jezusi tha këto fjalë, ai u foli dishepujve të tij, një nga një, duke u thënë atyre: Çfarë dëshironi nga unë, pasi të kem shkuar tek Ati?

2 Dhe ata të gjithë folën, me përjashtim të treve, duke thënë: Ne dëshirojmë që pasi të kemi jetuar moshën e një njeriu, që shërbesa jonë për të cilën ti na ke thirrur, të ketë një fund, që ne të vijmë sa më shpejt pranë teje, në mbretërinë tënde.

3 Dhe ai u tha atyre: Të bekuar jeni ju, pasi dëshironi këtë gjë prej meje; prandaj, pasi të jeni shtatëdhjetë e dy vjeç, ju do të vini tek unë në mbretërinë time; dhe me mua do të gjeni aprehje.

4 Dhe pasi ai u foli atyre, ai u kthye nga ata të tre dishepujt dhe u tha: Çfarë doni që të bëj për ju, pasi të kem shkuar tek Ati?

5 Dhe ata u trishtuan në zemrat e tyre, pasi nuk guxonin t’i thonin atë që dëshironin.

6 Dhe ai u tha atyre: Vini re, unë ai di mendimet tuaja dhe ju dëshironi atë që bGjoni, i mirëdashuri im, që ishte me mua në shërbesën time, dëshiroi nga unë, para se të ngrihesha lart nga Judenjtë.

7 Prandaj, më të bekuar jeni ju, pasi nuk do të provoni akurrë bvdekjen; por ju do të jetoni, të shihni të gjitha veprimet e Atit ndaj fëmijëve të njerëzve, madje, derisa të gjitha gjërat do të plotësohen sipas vullnetit të Atit, kur unë të vij në lavdinë time me cfuqitë e qiellit.

8 Dhe ju nuk do t’i provoni kurrë dhembjet e vdekjes; por, kur unë të vij në lavdinë time, ju do të transformoheni brenda sa hap e mbyll sytë nga avdekshmëriabpavdekshmëri; dhe atëherë ju do të bekoheni në mbretërinë e Atit tim.

9 Dhe përsëri, ju nuk do të keni dhembje, ndërsa ju do të jetoni në mish, as brengë, përveç asaj të mëkateve të botës; dhe gjithë këtë unë do ta bëj për shkak të asaj që dëshiruat prej meje, pasi ju dëshiruat që të mund të asillnit tek unë shpirtrat e njerëzve, derisa të jetë bota.

10 Dhe për këtë shkak, ju do të keni agëzim të plotë; dhe ju do të uleni në mbretërinë e Atit tim; po, gëzimi juaj do të jetë i plotë, madje, ashtu sikurse Ati më dha mua plotësi gëzimi; dhe ju do të jeni madje, ashtu sikurse jam unë dhe unë jam madje si Ati; dhe Ati dhe unë jemi bnjë;

11 Dhe aFryma e Shenjtë dëshmon për Atin dhe për mua; dhe Ati u jep Frymën e Shenjtë fëmijëve të njerëzve, për shkakun tim.

12 Dhe ndodhi që pasi Jezusi tha këto fjalë, ai preku secilin prej tyre me gishtin e tij, me përjashtim të atyre të treve që do të rrinin dhe pastaj ai u largua.

13 Dhe vini re, qiejtë u hapën dhe ata u amorën në qiell dhe panë dhe dëgjuan gjëra të patregueshme.

14 Dhe iu andalua atyre që t’i tregonin; as nuk iu dha atyre fuqi që të mund të shpreheshin mbi gjërat që ata panë dhe dëgjuan;

15 Dhe ata nuk mund të thonin nëse ishin në trup ose përjashta trupit; pasi iu duk atyre sikur të ishte një atransformim i tyre, që ata u shndërruan nga ky trup prej mishi në një gjendje të pavdekshme, që të mund të shihnin gjërat e Perëndisë.

16 Por ndodhi që ata shërbyen përsëri mbi faqen e dheut; megjithatë ata nuk shërbyen mbi gjërat që kishin dëgjuar dhe parë, për shkak të urdhërimit që iu dha atyre në qiell.

17 Dhe tani, nëse ata ishin të vdekshëm ose të pavdekshëm nga dita e transformimit të tyre, unë nuk e di;

18 Por, këtë e di, sipas dëshmisë që u dha—ata shkuan mbi faqen e dheut dhe u shërbyen të gjithë njerëzve, duke mbledhur rreth kishës të gjithë ata që u besonin predikimeve të tyre dhe duke i pagëzuar; dhe të gjithë ata që u pagëzuan, morën Frymën e Shenjtë.

19 Dhe ata u hodhën në burg nga ata që nuk i përkisnin kishës. Dhe aburgjet nuk i mbanin dot, pasi çaheshin më dysh.

20 Dhe i futën në dhe; por ata qëlluan dheun me fjalën e Perëndisë, kaq sa nëpërmjet afuqisë së tij, ata u çliruan nga thellësitë e tokës; dhe prandaj, ata nuk mund të hapnin gropa të mjaftueshme për t’i mbajtur ata.

21 Dhe tri herë u hodhën në një afurrë dhe nuk pësuan gjë.

22 Dhe dy herë u hodhën në një agropë bishash të egra; dhe vini re, ata luanin me bishat, sikurse një fëmijë luan me një qengj pirës dhe nuk pësuan gjë.

23 Dhe ndodhi që kështu ata shkuan mes gjithë popullit të Nefit dhe predikuan aungjillin e Krishtit mes gjithë njerëzve mbi faqen e dheut, dhe ata u kthyen në besim te Zoti, dhe u bashkuan me kishën e Krishtit, dhe kështu njerëzit e batij brezi, sipas fjalës së Jezusit, qenë të bekuar.

24 Dhe tani, unë, Mormoni, po i jap fund për një kohë fjalëve të mia në lidhje me këto gjëra.

25 Vini re, unë desha të shkruaj aemrat e atyre që nuk do të pësonin kurrë vdekje, por Zoti e ndaloi; prandaj unë nuk po i shkruaj, pasi ata janë të fshehur nga bota.

26 Por vini re, unë i kam parë dhe ata më kanë shërbyer.

27 Dhe vini re, ata do të jenë mes Johebrenjve dhe Johebrenjtë nuk do t’i njohin.

28 Ata do të jenë edhe mes Judenjve dhe Judenjtë nuk do t’i njohin.

29 Dhe do të ndodhë kur Zoti do ta shohë të arsyeshme në urtësinë e tij, që ata do t’u shërbejnë të gjitha afiseve të shpërndara të Izraelit, si dhe të gjitha kombeve, fiseve, gjuhëve dhe popujve dhe do të çojnë shumë shpirtra prej tyre te Jezusi, që dëshira e tyre të mund të plotësohet dhe gjithashtu për shkak të fuqisë bindëse të Perëndisë që është në ta.

30 Dhe ata janë si aengjëjt e Perëndisë dhe në qoftë se do t’i luten Atit në emrin e Jezusit, ata mund t’i shfaqen çdo njeriu që ta shohin të arsyeshme.

31 Prandaj, punë të mëdha dhe të mrekullueshme do të bëhen prej tyre, para aditës së madhe që do të vijë, kur të gjithë njerëzit me siguri do të qëndrojnë para fronit të gjykimit të Krishtit;

32 Po, madje mes Johebrenjve, do të bëhet prej tyre një apunë e madhe dhe e mrekullueshme, para asaj dite të gjykimit.

33 Dhe po të kishit të gjitha shkrimet e shenjta që japin një përmbledhje të të gjitha punëve të mrekullueshme të Krishtit, ju do të dinit, sipas fjalëve të Krishtit, se këto gjëra do të ndodhin patjetër.

34 Dhe mjerë ai që anuk do t’u vërë veshin fjalëve të Jezusit, si dhe të batyre që ai ka zgjedhur dhe dërguar mes tyre; pasi kushdo që nuk pranon fjalët e Jezusit dhe fjalët e atyre që ai ka dërguar, nuk e njeh atë; dhe prandaj ai nuk do t’i njohë ata në ditën e fundit;

35 Dhe do të ishte më mirë për ta, po të mos kishin lindur fare. Pasi mendoni ju se mund të hiqni qafe drejtësinë e një Perëndie të fyer i cili është ashkelur nën këmbët e njerëzve, që në këtë mënyrë të mund të vijë shpëtimi?

36 Dhe tani vini re, ndërsa fola në lidhje me ata që ka zgjedhur Zoti, po, madje, për ata të tre që u çuan në qiej, që nuk e dija nëse ishin pastruar nga vdekshmëria në pavdekshmëri—

37 Por vini re, që kur shkrova, pyeta Zotin dhe ai më bëri të ditur se qe e nevojshme që trupat e tyre të pësonin ndryshim, përndryshe do të ishte e nevojshme që ata të provonin vdekje;

38 Prandaj, që ata të mos provonin vdekje, pati andryshim në trupat e tyre, që ata të mos vuanin dhembje ose brengë, me përjashtim të mëkateve të botës.

39 Tani, ky ndryshim nuk qe i njëllojtë me atë që do të ndodhë në ditën e fundit; por u bë një ndryshim në ta, aq sa Satani të mos ketë fuqi mbi ta, që ai të mos t’i atundojë dhe ata u bshenjtëruan në mish, se ata qenë të cshenjtë dhe fuqitë e tokës nuk mund t’i përmbanin.

40 Dhe në këtë gjendje, ata do të qëndrojnë deri në ditën e gjykimit të Krishtit; dhe në atë ditë, ata do të pësojnë një ndryshim më të madh dhe do të pranohen në mbretërinë e Atit për të mos dalë më, por, për të banuar me Perëndinë përjetësisht në qiej.