Shkrimet e Shenjta
3 Nefi 26


Kapitulli 26

Jezusi shpjegon të gjitha gjërat që nga fillimi dhe gjer në fund—Foshnja dhe fëmijë flasin gjëra të mrekullueshme që nuk mund të shkruhen—Ata që bëjnë pjesë në Kishën e Krishtit kanë të gjitha gjërat e përbashkëta mes tyre. Rreth 34 pas K.

1 Dhe tani ndodhi që pasi Jezusi u tha këto gjëra, ai ia shpjegoi turmës; dhe u shpjegoi të gjitha gjërat, si të mëdha, ashtu dhe të vogla.

2 Dhe ai tha: aKëto shkrime të shenjta që ju nuk i kishit me vete, Ati urdhëroi që unë t’jua jap; pasi qe në urtësinë e tij që ato t’u kalohen brezave të ardhshëm.

3 Dhe ai shpjegoi të gjitha gjërat, madje që nga fillimi dhe deri në kohën që ai do të vijë në alavdinë e tij—po, madje të gjitha gjërat që do të ndodhin mbi faqen e dheut, madje deri kur belementet do të shkrihen me nxehtësi të madhe dhe toka do të cmbështillet në vetvete si një pergamenë dhe qiejtë dhe toka do të marrin fund;

4 Dhe madje, deri aditën e madhe dhe të fundit, kur të gjithë njerëzit dhe të gjitha fiset dhe të gjitha kombet, dhe gjuhët do të bqëndrojnë para Perëndisë, që të gjykohen për veprat e tyre, qofshin ato të mira ose qofshin ato të liga—

5 Në qoftë se ato janë të mira, në aringjalljen e jetës së përhershme; dhe në qoftë se ato janë të liga, në ringjalljen e mallkimit, duke qenë paralel, njëra nga një anë dhe tjetra në anën tjetër, sipas mëshirës dhe bdrejtësisë dhe shenjtërisë e cila është në Krishtin i cili ishte cpara se bota filloi.

6 Dhe tani në këtë libër, nuk mund të shkruhen madje, as e anjëqindta pjesë e gjërave që Jezusi me të vërtetë u mësoi njerëzve;

7 Por vini re, afletët e Nefit përmbajnë pjesën më të madhe të gjërave që ai u mësoi njerëzve.

8 Dhe këto gjëra që unë kam shkruar, janë një pjesë më e vogël e gjërave që ai u mësoi njerëzve; dhe unë i kam shkruar me qëllim që ato të mund t’i sillen përsëri këtij populli anga Johebrenjtë, sipas fjalëve që tha Jezusi.

9 Dhe kur ata ta kenë marrë këtë që është e nevojshme që ta marrin së pari, për të provuar besimin e tyre dhe në qoftë se do të jetë që ata do t’u besojnë këtyre gjërave, atëherë agjëra më të mëdha do t’u tregohen atyre.

10 Dhe në qoftë se do të jetë që ata nuk do t’u besojnë këtyre gjërave, atëherë, për mallkimin e tyre, gjërat më të mëdha anuk do t’u jepen.

11 Vini re, unë isha gati t’i shkruaja të gjitha sa ishin të gdhendura në fletët e Nefit, por Zoti ma ndaloi, duke thënë: Unë do të aprovoj besimin e popullit tim.

12 Prandaj, unë Mormoni, shkruaj gjërat që më janë urdhëruar nga Zoti. Dhe tani, unë Mormoni, po u jap fund fjalëve të mia dhe vazhdoj të shkruaj gjërat që më janë urdhëruar.

13 Prandaj, unë do të dëshiroja që ju të vini re se Zoti u mësoi me të vërtetë njerëzve për hapësirën e tri ditëve; dhe paskësaj ai iu ashfaq shpesh atyre dhe shpesh copëtoi bbukë dhe e bekoi, dhe ua dha atyre.

14 Dhe ndodhi që ai i mësoi dhe u shërbeu afëmijëve të turmës, gjë për të cilën është folur dhe ai i bzgjidhi gjuhët e tyre dhe ata u thanë etërve të tyre gjëra të mëdha dhe të mrekullueshme, madje edhe më të mëdha se ato që ai u zbuloi njerëzve; dhe ai i zgjidhi gjuhët e tyre, kështu që ata të mund të shpreheshin.

15 Dhe ndodhi që pasi ai u ngjit në qiell—herën e dytë që iu shfaq atyre dhe shkoi tek Ati, pasi u ashëroi të gjithë të sëmurët dhe të gjithë të çalët dhe u hapi sytë të verbërve dhe veshët të shurdhërve dhe madje bëri gjithfarëlloj shërimesh mes tyre, dhe ngriti një njeri së vdekuri, dhe u tregoi atyre fuqinë e tij, dhe u ngjit tek Ati—

16 Vini re, ndodhi që të nesërmen turma u mblodh përsëri dhe ata panë dhe dëgjuan këta fëmijë; po, madje edhe afoshnjat hapën gojën dhe shqiptuan gjëra të mrekullueshme dhe gjërat që ata shqiptuan, ishin të ndaluara të shkruheshin nga ndonjë njeri.

17 Dhe ndodhi që adishepujt që kishte zgjedhur Jezusi filluan që atëherë e tutje të bpagëzonin dhe të mësonin të gjithë ata që vajtën tek ata; dhe të gjithë ata që u pagëzuan në emrin e Jezusit, u mbushën me Frymën e Shenjtë.

18 Dhe shumë prej tyre panë dhe dëgjuan gjëra të patregueshme që anuk janë të lejuara të shkruhen.

19 Dhe ata mësuan dhe i shërbyen njëri-tjetrit; dhe ata i kishin të agjitha gjërat të bpërbashkëta mes tyre, çdo njeri duke vepruar me drejtësi me njëri-tjetrin.

20 Dhe ndodhi që ata bënë të gjitha gjërat, madje ashtu si Jezusi i kishte urdhëruar.

21 Dhe ata që u pagëzuan në emrin e Jezusit, u quajtën akisha e Krishtit.