Shkrimet e Shenjta
3 Nefi 24


Kapitulli 24

Lajmëtari i Zotit do të përgatisë udhën për Ardhjen e Dytë—Krishti do të ulet në gjykim—Izraeli është urdhëruar të paguajë të dhjetat dhe ofertat—Mbahet një libër kujtimi—Krahaso Malakia 3. Rreth 34 pas K.

1 Dhe ndodhi që ai i urdhëroi ata të shkruanin fjalët që Ati i kishte dhënë Malakias, që duhej t’ua thoshte atyre. Dhe ndodhi që pasi u shkruan, ai i shpjegoi ato. Dhe këto janë fjalët që ai u tha atyre, duke thënë: Kështu i tha Ati Malakias—Vër re, unë do të të çoj alajmëtarin tim dhe ai do të përgatisë udhën para meje dhe Zoti që ju kërkoni, madje lajmëtari i besëlidhjes, në të cilin ju gëzoni, do të vijë menjëherë në tempullin e tij; vini re, ai do të vijë, thotë Zoti i Ushtrive.

2 Por, kush mund të adurojë ditën e ardhjes së tij dhe kush do të qëndrojë më këmbë kur ai të shfaqet? Pasi ai është sikurse zjarri i një brafinuesi dhe soda e larësve.

3 Dhe ai do të ulet si rafinues dhe pastrues argjendi; dhe ai do të pastrojë të abijtë e Levit dhe do t’i rafinojë si ar dhe argjend, që ata të mund t’i bofrojnë Zotit një blatim në drejtësi.

4 Atëherë oferta e Judës dhe e Jeruzalemit do t’i pëlqejë Zotit, sikurse në kohët e vjetra dhe në vitet e shkuara.

5 Dhe unë do t’ju afrohem juve në gjykim; dhe unë do të jem një dëshmitar i shpejtë kundër magjistarëve dhe kundër shkelësve të kurorës dhe kundër atyre që bëjnë betime të rreme, dhe kundër atyre që shtypin punëtorin në pagën e tij, të vejën dhe ajetimin dhe dëbojnë të huajin dhe nuk më kanë frikë—thotë Zoti i Ushtrive.

6 Pasi unë jam Zoti dhe nuk ndryshoj; prandaj, ju bijtë e Jakobit nuk jeni konsumuar.

7 Që nga ditët e etërve tuaj jeni alarguar nga ordinancat e mia dhe nuk i keni zbatuar ato. bKthehuni tek unë dhe unë do të kthehem te ju—thotë Zoti i Ushtrive. Por, ju thoni: Si duhet të kthehemi?

8 A do të vjedhë një njeri Perëndinë? Megjithatë, ju më keni vjedhur. Por, ju thoni: Në çfarë mënyre të kemi vjedhur? Në të adhjeta dhe në boferta.

9 Ju jeni mallkuar me një mallkim, pasi më keni vjedhur, madje i tërë ky komb.

10 Sillni të gjitha të adhjetat në shtëpinë e thesarit, që të ketë ushqim në shtëpinë time; dhe më provoni për këtë—thotë Zoti i Ushtrive—në qoftë se nuk do t’u hap dritaret e qiellit dhe nuk do të derdh një bbekim, që nuk do të ketë mjaft vend për ta mbajtur.

11 Dhe unë do të qortoj gllabëruesin për hirin tuaj dhe ai nuk do të shkatërrojë frutat e tokës suaj; as vreshti juaj nuk do ta lëshojë parakohe frutin e tij në fusha—thotë Zoti i Ushtrive.

12 Dhe të gjitha kombet do t’ju quajnë të bekuar, pasi ju do të jeni një vend i këndshëm—thotë Zoti i Ushtrive.

13 Fjalët tuaja kanë qenë të rrepta kundër meje—thotë Zoti. Megjithatë, ju thoni: Çfarë kemi thënë kundër teje?

14 Ju keni thënë: Është e kotë t’i shërbesh Perëndisë dhe ç’përfituam që zbatuam ordinancat e tij dhe që kemi ecur me trishtim para Zotit të Ushtrive?

15 Dhe tani, ne i quajmë kryelartët të lumtur; po, ata që punojnë poshtërsi janë lartësuar; po, ata që tundojnë Perëndinë, janë të shpëtuar.

16 Atëherë ata që kishin frikë nga Zoti afolën shpesh me njëri-tjetrin dhe Zoti u vuri veshin dhe i dëgjoi; dhe një blibër kujtimi u shkrua para tij, për ata që kishin frikë nga Zoti dhe që respektonin emrin e tij.

17 Dhe ata do të jenë të mitë, thotë Zoti i Ushtrive, atë ditë kur të ambledh xhevahiret e mia; dhe do t’i fal ata, ashtu sikurse një njeri fal birin e tij që i shërben.

18 Atëherë ju do të ktheheni dhe do të adalloni mes të drejtit dhe të ligut, mes atij që i shërben Perëndisë dhe atij që nuk i shërben.