Shkrimet e Shenjta
3 Nefi 15


Kapitulli 15

Jezusi njofton se ligji i Moisiut është plotësuar në të—Nefitët janë delet e tjera për të cilat foli në Jeruzalem—Për shkak të paudhësisë, njerëzit e Zotit në Jeruzalem nuk dinë për delet e shpërndara të Izraelit. Rreth 34 pas K.

1 Dhe tani ndodhi që pasi Jezusi mbaroi së thëni këto fjalë, hodhi një vështrim rreth e rrotull mbi turmën dhe u tha atyre: Vini re, ju i dëgjuat gjërat që ju mësova para se të ngjitesha tek ati im; prandaj, kushdo që mban mend këto fjalët e mia dhe i azbaton ato, atë do ta bngre në ditën e fundit.

2 Dhe ndodhi që pasi Jezusi tha këto fjalë, ai kuptoi se kishte ca mes tyre që u mrekulluan dhe u çuditën se ç’do të thoshte në lidhje me aligjin e Moisiut; pasi nuk i kuptonin fjalët se gjërat e vjetra kishin kaluar dhe se të gjitha gjërat ishin bërë të reja.

3 Dhe ai u tha atyre: Mos u mrekulloni që ju thashë se gjërat e vjetra kishin kaluar dhe të gjitha gjërat ishin bërë të reja.

4 Vini re, unë ju them juve se aligji që iu dha Moisiut, u përmbush.

5 Vini re, aunë jam ai që dha ligjin dhe unë jam ai që besëlidhi me popullin tim Izraelin; prandaj, në mua ligji u përmbush, meqë unë kam ardhur për të bpërmbushur ligjin; prandaj ai ka një fund.

6 Vini re, unë anuk i shkatërroj profetët, pasi aq sa nuk janë plotësuar prej meje, në të vërtetë ju them juve që të gjitha do të plotësohen.

7 Dhe sepse ju thashë që gjërat e vjetra kanë kaluar, unë nuk e shkatërroj atë që është thënë në lidhje me gjërat që do të ndodhin.

8 Pasi vini re, abesëlidhja që bëra me popullin tim nuk është plotësuar e gjitha; por ligji që iu dha Moisiut, ka një mbarim në mua.

9 Vini re, unë jam aligji dhe bdrita. Shikoni tek unë dhe duroni deri në fund, dhe do të cjetoni; pasi atij që dduron deri në fund, unë do t’i jap jetën e përjetshme.

10 Vini re, unë jua kam dhënë aurdhërimet; prandaj zbatoni urdhërimet e mia. Dhe ky është ligji dhe profetët, pasi ata me të vërtetë bdëshmuan për mua.

11 Dhe tani ndodhi që pasi Jezusi tha këto fjalë, ai u tha atyre të dymbëdhjetëve që kishte zgjedhur:

12 Ju jeni dishepujt e mi; dhe jeni një dritë mes këtij populli, që është një mbetje e shtëpisë së aJozefit.

13 Dhe vini re, kjo është atoka e trashëgimit tuaj; dhe Ati jua ka dhënë.

14 Dhe asnjëherë nuk më ka dhënë Ati urdhërim që t’ua athem vëllezërve tuaj në Jeruzalem.

15 Dhe asnjëherë nuk më ka dhënë Ati urdhërim që t’u them atyre në lidhje me afiset e tjera të shtëpisë së Izraelit, të cilët Ati i udhëhoqi jashtë tokës.

16 Kaq më urdhëroi Ati, që t’u them atyre:

17 Që dele të tjera unë kam që nuk janë të kësaj vathe; ato gjithashtu duhet t’i sjell dhe ato do ta dëgjojnë zërin tim; dhe do të ketë një vathë dhe një abari.

18 Dhe tani, për shkak të kokëfortësisë dhe të mosbesimit, ata nuk e akuptuan fjalën time; prandaj unë u urdhërova nga Ati të mos u thoja gjë tjetër atyre në lidhje me këtë gjë.

19 Por, në të vërtetë, unë ju them juve se Ati më urdhëroi dhe unë po ju them se ju qetë ndarë prej tyre për shkak të paudhësisë së tyre; prandaj është për shkak të paudhësisë së tyre që ata nuk dinë për ju.

20 Dhe në të vërtetë, unë ju them juve përsëri se fiset e tjera Ati i ka ndarë prej tyre; dhe është për shkak të paudhësisë së tyre që ata nuk dinë gjë për ta.

21 Dhe në të vërtetë, unë ju them juve se ju jeni ata për të cilët thashë: aDele të tjera unë kam që nuk janë të kësaj vathe; ato gjithashtu duhet t’i sjell dhe ato do ta dëgjojnë zërin tim; dhe do të ketë një vathë dhe një bari.

22 Dhe ata nuk më kuptuan, pasi menduan se do të kishin qenë aJohebrenjtë; pasi ata nuk kuptuan se Johebrenjtë duhet të bkthehen në besim nëpërmjet predikimit të tyre.

23 Dhe ata nuk më kuptuan kur u thashë se do të dëgjonin zërin tim; dhe ata nuk kuptuan se aJohebrenjtë nuk do ta dëgjonin ndonjëherë zërin tim—se nuk do t’u shfaqesha atyre, veçse të ishte nëpërmjet bFrymës së Shenjtë.

24 Por vini re, ju e keni dëgjuar zërin atim dhe gjithashtu më keni parë; dhe ju jeni delet e mia dhe ju numëroheni mes atyre që Ati më ka bdhënë mua.