Shkrimet e Shenjta
2 Nefi 14


Kapitulli 14

Sioni dhe të bijat e tij do të shëlbehen dhe do të pastrohen në ditën e mijëvjeçarit—Krahaso Isaia 4. Rreth 559–545 para K.

1 Dhe atë ditë, shtatë gra do të kapin një burrë duke thënë: Ne do të hamë bukën tonë dhe do të veshim rrobat tona; vetëm le të quhemi me emrin tënd, që të heqim aturpin tonë.

2 Në atë ditë, adega e Zotit do të jetë e bukur dhe e lavdishme; fryti i tokës i shkëlqyer dhe tërheqës, për ata që janë të ikurit e Izraelit.

3 Dhe do të ndodhë që ata që janë lënë në Sion dhe mbeten në Jeruzalem, do të quhen të shenjtë, secili që është shkruar mes të gjallëve në Jeruzalem—

4 aKur Zoti do të ketë blarë fëlliqësinë e bijave të Sionit dhe të ketë pastruar gjakun e Jeruzalemit nga to, me anë të shpirtit të gjykimit dhe me anë të shpirtit të czjarrit.

5 Dhe Zoti do të krijojë mbi çdo vendbanim të malit Sion dhe mbi asambletë e tij një are dhe tym gjatë ditës dhe shkëlqimin e një zjarri me flakë gjatë natës; pasi mbi të gjithë lavdinë e Sionit do të ketë një mbrojtje.

6 Dhe do të ketë një tabernakull për hije gjatë vapës së ditës dhe si një vend astrehim dhe mbulesë nga stuhia dhe nga shiu.