Shkrimet e Shenjta
1 Nefi 9


Kapitulli 9

Nefi bën dy lloj analesh—Secili quhet fletët e Nefit—Fletët më të mëdha përmbajnë një histori laike; ato më të voglat kanë të bëjnë kryesisht me gjëra të shenjta. Rreth 600–592 para K.

1 Dhe të gjitha këto gjëra ati im i pa dhe i dëgjoi, dhe i tregoi, ndërsa banonte në një çadër, në aluginën e Lemuelit, dhe gjithashtu një mori gjërash të tjera të cilat nuk mund të shkruhen mbi këto fletë.

2 Dhe tani, si kam thënë në lidhje me këto fletë, vini re, se ato nuk janë fletët mbi të cilat unë bëj një rrëfim të plotë të historisë së popullit tim; pasi afletëve, mbi të cilat bëj një rrëfim të plotë të popullit tim, u kam dhënë emrin e Nefit; prandaj ato quhen fletët e Nefit, sipas vetë emrit tim; edhe këto fletë gjithashtu quhen fletët e Nefit.

3 Megjithatë, kam marrë një urdhërim nga Zoti, që unë duhet t’i bëj këto fletë, për aqëllimin e veçantë se duhet të ketë një rrëfim të gdhendur të bshërbesës së popullit tim.

4 Mbi fletët e tjera duhet të gdhendet një rrëfim i mbretërimit të mbretërve dhe i luftërave dhe i përpjekjeve të popullit tim, prandaj këto fletë janë në pjesën më të madhe për shërbesën dhe fletët e atjera janë në pjesën më të madhe, për mbretërimin e mbretërve, për luftërat dhe përpjekjet e popullit tim.

5 Prandaj, Zoti më ka urdhëruar që t’i bëj këto fletë për një qëllim të aurtë në të, qëllim të cilin unë nuk e di.

6 Por, Zoti i adi të gjitha gjërat që nga fillimi; prandaj, ai përgatit një rrugë për plotësimin e të gjitha punëve të tij mes fëmijëve të njerëzve; pasi vini re, ai ka gjithë bfuqinë, që të plotësojë të gjitha fjalët e tij. Dhe kështu është. Amen.