Shkrimet e Shenjta
1 Nefi 19


Kapitulli 19

Nefi bën fletë metali dhe regjistron historinë e popullit të tij—Perëndia i Izraelit do të vijë gjashtëqind vjet pasi Lehi u largua nga Jeruzalemi—Nefi tregon për vuajtjet dhe kryqëzimin e Tij—Judenjtë do të përbuzen dhe do të shpërndahen deri në ditët e mëvonshme, kur ata do të kthehen te Zoti. Rreth 588–570 para K.

1 Dhe ndodhi që Zoti më urdhëroi, kështu që unë bëra fletë metali, që të mund të gdhendja në to analin e popullit tim. Dhe mbi afletët që bëra, unë bgdhenda analin e atit tim dhe gjithashtu udhëtimet tona në vendin e shkretë dhe profecitë e atit tim; dhe gjithashtu shumë nga profecitë e mia i kam gdhendur unë në to.

2 Dhe unë nuk dija në kohën kur i bëra ato, se unë do të urdhërohesha nga Zoti t’i bëja akëto fletë; prandaj, anali i atit tim dhe gjenealogjia e etërve të tij dhe pjesa më e madhe e ngjarjeve tona në vendin e shkretë janë gdhendur në ato fletët e para, për të cilat unë kam folur; prandaj gjërat që ndodhën para se unë t’i bëja bkëto fletë janë me të vërtetë të përmendura veçanërisht në fletët e para.

3 Dhe pasi i bëra këto fletë për të cilat isha urdhëruar, unë, Nefi, mora një urdhërim që shërbesa dhe profecitë, pjesët më të qarta dhe më të çmueshme të tyre duhet të shkruheshin mbi akëto fletë; dhe që gjërat të cilat ishin shkruar, duhet të ruheshin për udhëzimin e popullit tim, që do të zotërojë tokën dhe gjithashtu për qëllime të tjera të burta, qëllime të cilat dihen nga Zoti.

4 Kështu që unë, Nefi, bëra një anal mbi fletët e tjera, që jep një rrëfim, ose që jep një rrëfim më të gjerë të luftërave dhe grindjeve dhe shkatërrimeve të popullit tim. Dhe këtë bëra unë dhe urdhërova popullin tim se çfarë duhet të bënin pasi unë të mos jem më; dhe se këto fletë duhet të kalohen nga një brez te tjetri, ose nga një profet te tjetri, deri në urdhërime të mëtejshme të Zotit.

5 Dhe një rrëfim i abërjes nga unë të këtyre fletëve do të jepet që këtej e tutje; dhe atëherë, vini re, unë vazhdoj sipas asaj që kam folur; dhe këtë unë e bëj që gjërat më të shenjta mund të bruhen për diturinë e popullit tim.

6 Megjithatë, unë nuk shkruaj ndonjë gjë mbi fletët po të mos mendoj që është e ashenjtë. Dhe tani, në qoftë se unë gaboj, edhe të vjetrit gabuan; jo se unë dua të shfajësoj veten për shkak të njerëzve të tjerë, por për shkak të bdobësisë që është tek unë, sipas mishit, unë do të shfajësoj veten time.

7 Pasi, gjërat që disa njerëz vlerësojnë të jenë me vlerë të madhe, si për trupin ashtu dhe për shpirtin, të tjerët i quajnë si apa vlerë dhe i shkelin me këmbë. Po, madje vetë Perëndinë e Izraelit njerëzit e bshkelin me këmbët e tyre; unë them e shkelin me këmbë, por po të flisja me fjalë të tjera—ata e përçmojnë dhe nuk e dëgjojnë zërin e këshillave të tij.

8 Dhe vini re ai avjen, sipas fjalëve të engjëllit, bgjashtëqind vjet nga koha që ati im u largua nga Jeruzalemi.

9 Dhe bota, për shkak të paudhësisë së vet, do ta gjykojë atë të jetë një gjë pa vlerë; prandaj ata e fshikullojnë atë dhe ai e duron atë, dhe ata e godasin atë dhe ai e duron atë. Po, ata apështyjnë mbi të dhe ai e duron atë, për shkak të dashurisë së përzemërt të tij dhe të shpirtmirësisë së tij kundrejt fëmijëve të njerëzve.

10 Dhe aPerëndia i etërve tanë, të cilët u bnxorën nga Egjipti, jashtë nga robëria dhe gjithashtu që u ruajtën në vendin e shkretë nga ai, po, cPerëndia i Abrahamit dhe Isakut dhe Perëndia i Jakobit, ddorëzohet, sipas fjalëve të engjëllit, si një njeri në duart e njerëzve të ligj, për t’u engritur lart, sipas fjalëve të fZenokut dhe të gkryqëzohet, sipas fjalëve të Neumit dhe të varroset në një hvarr, sipas fjalëve të iZenosit, të cilat i foli në lidhje me tri ditët e jerrësirës që do të ishin një shenjë e dhënë e vdekjes së tij, për ata që do të banojnë në ishujt e detit, më veçanërisht e dhënë për ata që janë nga kshtëpia e Izraelit.

11 Sepse kështu foli profeti: Zoti Perëndi do të avizitojë me siguri, të gjithë shtëpinë e Izraelit në atë ditë, disa me zërin e tij, për shkak të drejtësisë së tyre, në gëzimin e tyre të madh dhe shpëtimin, dhe të tjerët me bbubullimat dhe vetëtimat e fuqisë së tij, me stuhi, me zjarr dhe me tym, dhe mjegullën e cerrësirës, dhe me çarjen e dtokës, dhe me emalet që do të ngrihen.

12 Dhe të agjitha këto gjëra duhet të vijnë me siguri, thotë profeti bZenos. Dhe cshkëmbinjtë e tokës duhet të copëtohen; dhe për shkak të rënkimeve të tokës, shumë nga mbretërit e ishujve të detit do të shtyhen nga Shpirti i Perëndisë, të thërrasin: Perëndia i natyrës vuan.

13 Dhe sa për ata që janë në Jeruzalem, thotë profeti, ata do të andëshkohen nga të gjithë njerëzit, sepse bkryqëzojnë Perëndinë e Izraelit dhe kanë kthyer zemrat e tyre mënjanë, duke mos pranuar shenjat dhe çuditë, dhe fuqinë, dhe lavdinë e Perëndisë së Izraelit.

14 Dhe për shkak se ata kthejnë zemrat e tyre mënjanë, thotë profeti, dhe kanë apërbuzur të Shenjtin e Izraelit, ata do të enden në mish dhe do të mbarojnë, dhe do të bëhen për t’u btallur, dhe do të urrehen midis të gjitha kombeve.

15 Megjithatë, kur ajo ditë vjen, thotë profeti, që ata anuk i kthejnë mënjanë zemrat e tyre kundër të Shenjtit të Izraelit, atëherë ai do të kujtojë bbesëlidhjet që ai bëri tek etërit e tyre.

16 Po, atëherë ai do të kujtojë aishujt e detit; po, dhe të gjithë njerëzit që janë të shtëpisë së Izraelit unë do t’i bmbledh, thotë Zoti, sipas fjalëve të profetit Zenos, nga të katër anët e tokës.

17 Po, dhe e gjithë toka do të ashohë shpëtimin e Zotit, thotë profeti, çdo komb, fis, gjuhë dhe popull do të jetë i bekuar.

18 Dhe unë, Nefi, ia kam shkruar këto gjëra popullit tim, që ndoshta unë të mund t’i bind ata që të kujtojnë Zotin, Shëlbuesin e tyre.

19 Kështu që, unë i flas të gjithë shtëpisë së Izraelit, në qoftë se do të ndodhë që ata do t’i sigurojnë akëto gjëra.

20 Sepse vini re, shpirti vepron mbi mua dhe kjo më dobëson, madje që të gjitha gjymtyrët e mia janë të dobëta, për ata që janë në Jeruzalem; po të mos kishte qenë Perëndia i mëshirshëm për të më treguar në lidhje me ta, madje siç bëri me profetët e vjetër, unë do të kisha mbaruar gjithashtu.

21 Dhe ai me siguri, u tregoi aprofetëve të vjetër të gjitha gjërat b lidhje me ta; dhe gjithashtu, ai u tregoi shumë njerëzve në lidhje me ne; prandaj, është e nevojshme që ne të dimë në lidhje me ta, pasi ato janë shkruar në fletët e tunxhit.

22 Dhe ndodhi që unë, Nefi, u mësova vëllezërve të mi këto gjëra; dhe ndodhi që unë u lexova shumë gjëra atyre që ishin gdhendur në afletët e tunxhit, që ata të mund të dinin në lidhje me gjërat e bëra nga Zoti në vendet e tjera, mes njerëzve të vjetër.

23 Dhe unë u lexova atyre shumë gjëra që ishin shkruar në alibrat e Moisiut; por që të mund t’i bindja më plotësisht ata të besonin në Zotin, Shëlbuesin e tyre, unë u lexova atyre atë që ishte shkruar nga profeti bIsaia; pasi i cpërshtata të gjitha shkrimet e shenjta për ne, që ato të mund të jenë për dpërfitimin dhe mësimin tonë.

24 Prandaj unë u fola atyre, duke thënë: Dëgjoni fjalët e profetit, ju që jeni një mbetje e shtëpisë së Izraelit, një adegë që është thyer; dëgjoni fjalët e profetit që ishin shkruar për të gjithë shtëpinë e Izraelit dhe i përshtatni te vetja juaj, që ju të mund të shpresoni po ashtu si vëllezërit tuaj, prej të cilëve ju jeni shkëputur; pasi, sipas kësaj mënyre ka shkruar profeti.