Ndihma për Himnet
Përdorimi i Librit të Këngëve


Përdorimi i Librit të Këngëve

Qëllimi i këtij libri këngësh është t’u mësojë fëmijëve ungjillin e Jezu Krishtit nëpërmjet muzikës.

Si T’ua Mësoni Një Këngë Fëmijëve

Fëmijët mësojnë të këndojnë një këngë duke e dëgjuar atë të këndohet shumë herë. Fillojeni mësimdhënien e një kënge duke ua kënduar atë fëmijëve. Përfshijini fëmijët duke u bërë pyetje rreth këngës, të cilat e nxitin të menduarin e tyre.

  1. Mësojeni këngën vetë. Njihuni me fjalët dhe melodinë duke e luajtur këngën në piano, duke dëgjuar një regjistrim ose duke gjetur dikë që ta këndojë ose luajë atë për ju. Përcaktoni se çfarë mesazhi përçojnë fjalët. Bëjini pyetje vetes se si mund ta përdorni cilëndo referencë të shkrimit të shenjtë, që gjendet në fund të këngës, gjatë përgatitjes suaj ose gjatë mësimdhënies së këngës. Kërkoni fjalë kyç dhe fjalë që rimojnë, si edhe fjalë që fëmijët mund të mos i kuptojnë ose mund të mos i dinë se si t’i shqiptojnë. Vini re melodinë ose modelet e ritmit që do ta bëjnë këngën më të lehtë për t’u mësuar. Ushtrojeni këngën shumë herë derisa ta mësoni mirë atë.

  2. Bëni një plan.

    1. Tërhiqeni vëmendjen e fëmijëve – ndoshta me një send, një figurë, një shkrim të shenjtë, një përvojë ose thjesht një pëshpërimë.

    2. Nxitini fëmijët ta dëgjojnë këngën. Bëni pyetje që i ndihmojnë fëmijët ta kuptojnë mesazhin e ungjillit – shprehini pyetjet në një mënyrë të tillë që fëmijët të mund ta zbulojnë përgjigjen ndërkohë që ju e këndoni këngën.

    3. Ftojini fëmijët të këndojnë fraza që u japin përgjigje pyetjeve. Ndryshojeni ritmin dhe volumin për të shtuar kuptim. Kërkojuni fëmijëve ta dëgjojnë të kënduarin e tyre pa shoqërim. Kërkojuni fëmijëve të ulen duke qëndruar drejt dhe t’ju shohin me vëmendje.

    4. Jepni dëshminë tuaj vetjake ose lexoni dëshmi të shënuara në shkrimet e shenjta.

Si Të Shtoni Larmi Në Të Kënduar

  1. Përdorni fjalë të ndryshme që mund t’i bëjnë këngët më të përshtatshme për raste të veçanta.

  2. Mësojuani këngët me veprimet e sugjeruara ose i vini fëmijët t’ju ndihmojnë duke kryer veprime atje ku vihen në dukje.

  3. Caktoni grupe të vogla që të këndojnë pjesë ose strofa të ndryshme.

  4. Përdorni këngë që kanë dy pjesë për t’i kënduar së bashku.

  5. Krijoni një potpuri me dy ose më shumë këngë që kanë mesazhe të ngjashme.

  6. Bëjeni një fëmijë të këndojë një këngë solo ose i kërkoni një grupi fëmijësh të këndojnë si kor.

  7. Bëjini fëmijët të këndojnë nën zë ose me zë disa këngë si muzikë para fillimit të mbledhjes.

Si Ta Drejtoni Një Këngë

Entuziazmi, përgatitja dhe dëshmia juaj do të ndihmojnë për t’i forcuar dëshmitë e fëmijëve për ungjillin.

Teksa fëmijët fillojnë ta mësojnë një këngë, ndihmojini ta ndjekin drejtimin e melodisë nëpërmjet drejtimit me nivele të tonit. Kjo bëhet duke e lëvizur dorën lart e poshtë sipas tonit në melodi. Dora juaj gjithashtu mund të lëvizë para mbrapa nga pak për të treguar gjatësinë e notave, duke ilustruar ritmin e melodisë si edhe drejtimin.

Kur fëmijët ta kenë mësuar këngën, ju mund të dëshironi të përdorni modelet standarde të lëvizjes së dorës në faqen pasuese ose një ndërthurje të drejtimit me nivele të tonit dhe modeleve të lëvizjes së dorës.

Si Të Luani Ose Shoqëroni

Mënyra se si luhet një këngë ndikon te mënyra se si fëmijët do ta këndojnë atë. Ju duhet t’i mbështetni zërat, por të mos i mbisundoni ata. Shumë prej këngëve në këtë libër, të tilla si këngët e lutjes, janë të përshtatshme për muzikën para fillimit dhe pas mbarimit të mbledhjes. Luajtja e këngëve që fëmijët do të mësojnë për muzikën para fillimit të mbledhjes, mund t’i ndihmojë të njihen me melodinë.

Kopjimi i Muzikës

Këngët që kanë shënimin © (viti) IRI në fund të këngës, këngët që nuk kanë shënim të së drejtës së autorit, të gjitha ilustrimet dhe materialet e përgjithshme në këtë libër mund të kopjohen për t’u përdorur në kishë ose në shtëpi, jo për tregti. Këngët e shtypura me thënien “Kjo këngë mund të kopjohet për t’u përdorur me raste në kishë ose në shtëpi, jo për tregti” mund të kopjohen për përdorimet e përmendura. Nëse një shënim i të drejtës së autorit shfaqet me një këngë, shënimi duhet të përfshihet në secilën kopje të bërë.

Këngët në faqet 24 dhe 113 kanë kufizime të së drejtës së autorit dhe nuk duhet të kopjohen.

Karakteristikat e Librit të Këngëve

Shënimet e Ritmit

Shënimet jepen në cepin e majtë mbi secilën këngë si një udhëzim për ritmin. Për shembull,

Shënimet e Ritmit
ju tregon se është e përshtatshme ta këndoni këngën midis 56 dhe 72 lëvizjeve të dorës për minutë (një notë një e katërt për lëvizje). Përdorni një orë me dy akrepa. Akrepi i dytë do të matë 60 lëvizje të dorës ose sekonda për minutë.

Kllapat e Paraqitjes
Beginning introduction
Introduction ending

Kllapat që tregojnë një paraqitje të sugjeruar, jepen mbi vijën e melodisë nëse kënga nuk ka një paraqitje të shkruar.

Numrat e Gishtave

Numrat e gishtave në përgjithësi janë në të majtë dhe paksa poshtë notave. Vënia e numrave të gishtave ndihmon që të gjendet pozicioni fillues i dorës, tregon se kur të ndryshohet pozicioni dhe gjithashtu sugjeron mënyra për t’i luajtur pjesët e vështira.

Numrat e gishtave

Shpjegimi i Simboleve dhe Kushteve

Bass clef

Pentagrami me çelësin e basit në përgjithësi përfshin shoqërimin me dorën e majtë, nën notën Do në mes të tastierës.

Treble clef

Pentagrami me çelësin e sopranos në përgjithësi përfshin melodinë dhe shoqërimin me dorën e djathtë, mbi notën Do në mes të tastierës.

Time signature

Shenja shpjeguese e kohës jepet në fillim të secilës këngë. Numri i sipërm tregon numrin e lëvizjeve të dorës në secilën masë. Numri i poshtëm tregon se çfarë lloj note merr një lëvizje të dorës.

Natural sign

Shenja bekuadër anulon një shenjë bemol ose diez.

Triplet

Për një triplet, tri nota luhen së bashku.(Shih “Shkëlqe”, f. 96.)

8va

Një 8va mbi pentagramin e parë të këngës do të thotë që ju mund t’i luani notat një oktavë më lart.

Fermata

Një fermata është një ndalesë ose pauzë. Nota zakonisht mbahet të paktën sa gjysma e vlerës së notës më tepër.

Accents

Theksimet tregojnë që notat ose akordet duhet të theksohen.

Staccato

Një shenjë stakatoje mbi ose nën kreun e një note tregon që pianisti duhet ta luajë atë notë në mënyrë të prerë.

Slur

Një shkrirje tregon kur dy tone përdoren për një rrokje.

Repeat bars

Muzika midis masave përsëritëse luhet dy herë. Nëse jepet vetëm një shenjë, përsëriteni nga fillimi i muzikës.

Tie

Një vizë bashkuese (ndërmjet dy notave të të njëjtit ton) ju njofton se duhet ta luani ose këndoni atë notë një herë dhe ta mbani atë për vlerën tërësore të të dy notave. Nganjëherë notat bashkohen në njërën strofë të një kënge dhe jo në një strofë tjetër.

Crescendo

Një kreshendo do të thotë që muzika vjen duke u kënduar më fort.

Decrescendo

Një dekreshendo do të thotë që muzika vjen duke u kënduar më butë.

More than one ending

Disa këngë kanë më shumë se një mbarim. Kur e këndoni këngën herën e parë deri në fund, përdorni masat për mbarimin e parë. Përsëriteni siç tregohet, duke e shmangur mbarimin e parë dhe duke përdorur mbarimin e dytë siç udhëzoheni.

fine

Ky shenjim do të thotë “fundi” (finale).

D.C. al fine

Da capo al fine do të thotë të ktheheni te fillimi dhe të luani deri te fjala fine.

D.S. al fine

Dal segno al fine do të thotë të ktheheni te shenja

Dal segno al fine
dhe të luani deri te fjala fine.

rit.

Ritardando do të thotë ta ngadalësoni muzikën shkallë shkallë. (Shih “Ai Dërgoi Birin e Tij”, f. 20.)

a tempo

Këto fjalë tregojnë se muzika kthehet te shpejtësia origjinale.

descant

Një deskant është një pjesë vokale e kënduar sipas dëshirës me fjalët e veta. Është e mundur të luhet një deskant si një pjesë instrumentale.

obligato

Një obligato është një pjesë instrumentale sipas dëshirës mbi melodinë. Nganjëherë pjesa është në një shkallë të përshtatshme për zërin që përdor të njëjtat fjalë si melodia.

ostinato

Një ostinato është një model i përsëritur muzikor (shpesh dy tone) të kënduara me një këngë. (Shih “Do të Bindem Shpejt”, f. 71.)

kanon

Një grup fillon këngën dhe te masat e shënuara me numra fillojnë grupet e tjera. Përpiquni t’i këndoni kanonet pa shoqërim, harmonia e zërave vepron si shoqërim.

këngë me dy pjesë

Një këngë me dy pjesë ka dy melodi që mund të këndohen në të njëjtën kohë.

Phrase mark

Shenja e frazës tregon se këto nota duhet të lidhen ose të luhen butësisht.

Rolled effect

Për një efekt si rrotull ose si harpë, luajini notat një e nga një nga fundi deri në krye në vend që t’iu bini të gjithave njëkohësisht.

Modelet Standarde të Drejtimit të Muzikës

Modeli me dy lëvizje të dorës

Modeli me dy lëvizje të dorës

Përdoret për këngët e shënuara 2/2, 2/4, ose 6/8

Modeli me tri lëvizje të dorës

Modeli me tri lëvizje të dorës

Përdoret për këngët e shënuara 3/4 ose 9/8

Modeli me katër lëvizje të dorës

Modeli me katër lëvizje të dorës

Përdoret për këngët e shënuara 4/4 ose 12/8

Modeli me gjashtë lëvizje të dorës

Modeli me gjashtë lëvizje të dorës

Përdoret për këngët e shënuara 6/8

Skica e Akordeve

Nëse nuk ka në dispozicion një tastierë pianoje, mund të përdoret një kitarë ose një instrument tjetër. Përdorni akordet e treguara mbi vijën melodike.

Skica e Akordeve