Zbulesa 1–5
Vështrim i Përgjithshëm
Çfarë mendimesh të vijnë në mendje kur mendon për librin e Zbulesës? Apostulli Gjon, i cili e shkroi librin, shpalli: “Bekuar janë ata që lexojnë dhe ata që dëgjojnë e kuptojnë fjalët e kësaj profecie” (Përkthimi prej Joseph Smith-it, Zbulesa 1:3 [në shtojcën e Përkthimit prej Joseph Smith-it]). Në librin e Zbulesës, ti do të gjesh simbolikë dhe gjuhë të figurshme të pasur që do të të mësojë rreth Jezu Krishtit, planit të Atit Qiellor dhe Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit. Ti do të shohësh gjithashtu se si Jezu Krishti dhe ndjekësit e Tij ngrihen fitimtarë mbi Satanin dhe mbretëritë e njerëzve. I shkruar për shtatë kishat në Azi gjatë një kohe përndjekjeje të ashpër, libri i Zbulesës mund të të ndihmojë t’i kapërcesh me besnikëri vështirësitë e ditëve të fundit dhe të përgatitesh për kthimin e Shpëtimtarit.