“Shtegu Im i Besëlidhjeve”, Shtegu Im i Besëlidhjeve (2020)
“Shtegu Im i Besëlidhjeve”, Shtegu Im i Besëlidhjeve
Shtegu Im i Besëlidhjeve
Mirë se Vini në familjen e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme! Jeni në një shteg që do t’ju sjellë shumë përvoja të reja. Si motrat dhe vëllezërit tuaj dhe si miqtë tuaj, duam t’ju ndihmojmë të ecni në këtë shteg në mënyrë që të qëndroni të ankoruar në besimin tuaj te Jezu Krishti dhe të ndiheni si në shtëpi kur të jeni në Kishë.
Ne e dimë se ndjekja e shtegut të besëlidhjeve të Zotit do të jetë e pashembullt për ju, por si një pikë nisjeje kemi renditur përvoja kyç që ka gjasa t’i përjetoni. Nëse jeni anëtar/e i/e ri/re, mund të keni thuajse të gjitha përvojat që renditen në këtë udhëzues, brenda një viti nga pagëzimi dhe konfirmimi juaj. Marrja e dhurimit tuaj dhe vulosja me familjen tuaj mund të ndodhë herët në vitin tuaj të dytë të anëtarësisë.
Nëse keni qenë anëtar/e për më gjatë se një vit, mund t’i gëzoni të gjitha këto përvoja sapo të jeni gati. Ndoshta keni filluar tashmë t’i keni disa nga këto përvoja; nëse është kështu, ky udhëzues do t’ju ndihmojë ta përmirësoni atë që po bëni tani. Mbajeni mend, rendi dhe ritmi që ndiqni duhet të bazohet te rrethanat, gatishmëria dhe dëshira juaj individuale.
Ndërsa i hidhni një sy këtij udhëzuesi, do të shihni se secili përshkrim përvoje përfshin zëra për veprim dhe një listë burimesh me pika të cilat mund t’i studioni. Këta zëra për veprim dhe burime mund të jenë shumë të dobishme për ju teksa shkoni përpara në shtegun tuaj.
Le të fillojmë!
Drejtuar vëllezërve dhe motrave shërbestare si dhe misionarëve:
Roli juaj në ndihmën ndaj anëtarëve të rinj të Kishës ose atyre të kthyer në aktivitet është i thjeshtë, por shumë i rëndësishëm. Mundësia juaj më e rëndësishme është të jeni një mik i vërtetë i tyre. Do të jeni gjithashtu një këshillues dhe një udhërrëfyes për ta gjatë dy viteve të para të anëtarësisë.
Ky burim do t’ju ndihmojë në këtë rol të rëndësishëm. Lexojeni çdo përvojë në këtë burim individualisht, me anëtarët e rinj ose të kthyer në aktivitet dhe ofrojuni ndihmë për t’i përfunduar burimet. Për veprimet që fillojnë me fjalët “Mësoni rreth/për”, do t’i rishikoni dhe diskutoni burimet që renditen me anëtarin e ri ose të kthyer në aktivitet. Bëni gjithçka që mundeni për ta ndihmuar atë ta ndiejë dashurinë e Perëndisë, ta ndiejë dashurinë tuaj dhe të qëndrojë në shtegun e besëlidhjeve.