Burime për Mbështetjen te Vetja
Përditësimet e Kursit


Përditësimet e Kursit (2024)

Përditësimet e Kursit

Lajmërimi për Burimet e Përditësuara për Kursin EnglishConnect

Variante të përditësuara digjitale të materialeve të kursit EnglishConnect tani janë në dispozicion në anglisht në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe në ChurchofJesusChrist.org. Përditësimet pasqyrojnë përmirësime për të përkrahur nxënësit, mësuesit dhe udhëheqësit. Shembujt përfshijnë burime për ushtrim të përditshëm, përkrahje për përkthimin dhe parimet e të mësuarit me anë të studimit dhe me anë të besimit. Mësoni më shumë në englishconnect.org/updates

Materialet e Përditësuara për Kursin EnglishConnect

Këto përditësime po përkthehen në më shumë se 40 gjuhë shtesë. Udhëheqësit vendorë do të njoftohen kur të jenë në dispozicion variantet e rishikuara elektronike dhe të shtypura në letër në gjuhën e tyre vendore. Anëtarët dhe misionarët duhet të vazhdojnë të përdorin variantet aktuale të materialeve të kursit EnglishConnect derisa të vihen në dispozicion botimet e përditësuara.

Eksplorojini materialet e reja të kursit EnglishConnect te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]:

Rekomandohet përdorimi digjital i manualeve të nxënësit për kursin EnglishConnect dhe ju mund të porositni materiale të shtypura në letër pasi të vihen në dispozicion në dyqanin në internet në adresën store.ChurchofJesusChrist.org (Gospel Study [Studimi i Ungjillit] > Manuals and Guides [Manuale dhe Udhëzues] > EnglishConnect).

Mësuesit nxiten të rishikojnë Materialet Filmike të Trajnimit për Mësuesit ndërsa përgatiten për të udhëhequr grupe bashkëbisedimi me burimet e përditësuara.

Zëvendësojini Këto Materiale të Mëparshme të Kursit EnglishConnect

Botimet e mëparshme të materialeve të kursit EnglishConnect tani janë ndërprerë. Ndonëse këto burime janë zëvendësuar, mund t’i blini ende botimet e mëparshme për aq sa ka furnizim në dyqanin në internet ose derisa të vihen në dispozicion botimet e përditësuara të shtypura në letër për t’u blerë.

Materialet e mëparshme për kursin EnglishConnect

Grupet aktuale të kursit EnglishConnect mund të vazhdojnë t’i përdorin botimet e mëparshme të materialeve të kursit EnglishConnect derisa grupi i tyre të mbyllet, ose mund të fillojnë të përdorin variantet e përditësuara digjitale aq shpejt sa të vihen në dispozicion.