Thirrjet në Lagje ose Degë
Burimet për Këshillim


“Burimet për Këshillim”, Burimet për Këshillim (2020).

“Burimet për Këshillim”, Burimet për Këshillim.

Burimet për Këshillim

5:22

Shumë anëtarë përballen me një larmi sfidash. Si udhëheqës/e, vëlla apo motër shërbestare, ose si pjesëtar apo mik i familjes përkujdesëse, ju keni mundësinë të jepni ndihmë. Teksa jepni shërbesë ndaj nevojave të të tjerëve, ju mund t’i ndihmoni të përjetojnë gëzim dhe përmbushje të vetvetes kur ata e kuptojnë dhe e pranojnë përgjegjësinë për veten dhe familjet e tyre. Teksa shërbeni, ju do të punoni me ata që kërkojnë udhërrëfim dhe ata që kanë probleme të vështira vetjake. Kur jepni shërbesë, gjithmonë kërkoni ta bëni këtë gjë në një mënyrë që përputhet me planin e Perëndisë si për personin ashtu edhe për ju vetë.

Teksa individët kërkojnë zgjidhje ndaj problemeve të tyre vetjake, ata mund të gjejnë ndihmë dhe shërim nëpërmjet Jezu Krishtit dhe fuqisë së Tij shëlbuese. Kur ushtrojnë besim tek Ai, Ai do t’i forcojë në çastet e tyre të nevojës. Përveç kësaj, fuqia e Tij do të sjellë shpresë në jetën e tyre kur e kuptojnë se Ai është i gatshëm t’i ndihmojë dhe shpëtojë.

Në shumë situata, individët mund t’i zgjidhin problemet e tyre duke kërkuar personalisht ndihmën e Zotit dhe duke përfshirë burimet e tyre vetjake. Nxitini që të përsiatin dhe të luten për problemet e tyre. Ndihmojini të gjejnë këshillë në shkrimet e shenjta dhe në fjalët e profetëve të gjallë. Nxitini që t’u drejtohen pjesëtarëve të familjes dhe miqve për përgjigje dhe përkrahje. Ftojini të kërkojnë burime në komunitet të cilat mund t’i ndihmojnë në sfidat e tyre të veçanta.

3:35

Përtej ndihmës që jepni, mjete dhe burime të tjera të shumta mund t’i ndihmojnë individët të bëhen më të mbështetur te vetja shpirtërisht, emocionalisht dhe fizikisht. Në situata ku e ndiejnë që sfidat e tyre janë dërrmuese, punoni së bashku plot lutje nën drejtimin e peshkopit, presidentes së Shoqatës së Ndihmës ose presidentit të kuorumit të pleqve për t’i ndihmuar ata. Bekimet që lidhen me thirrjet dhe interesat tuaja individuale, mund t’ju ndihmojnë që t’u jepni ndihmë të tjerëve në përpjekjet e tyre për të marrë zbulesë vetjake, që të trajtojnë sfidat në jetën e tyre.

Temat e renditura në këtë faqe janë krijuar për t’ju dhënë ndihmë që t’i ndihmoni individët t’i studiojnë problemet e tyre në mendjen e tyre (shih Doktrina e Besëlidhje 9:8). Këto burime sigurojnë mundësi përdorimi të mësimeve të ungjillit, këshillë nga udhëheqësit e Kishës, shkrimet e shenjta, mjete vlerësimi dhe burime të tjera të Kishës.

Teksa ndihmoni në ndonjë nga këto situata të ndjeshme ose sprovuese, merrini parasysh parimet udhërrëfyese vijuese:

Kini dashuri fillimisht. Të gjithë fëmijët e Perëndisë meritojnë dashuri e mirësi. Ne mund të mos i kuptojmë përvojat individuale të personit, por gjithmonë mund të tregojmë dashuri.

Dëgjoni që të kuptoni. Jini të kujdesshëm që të mos bëni hamendësime rreth ndjenjave ose sjelljes. Bëni pyetje dhe dëgjoni, më pas përgjigjuni me interes dhe dashamirësi. Teksa dëgjoni, ju do të ushqeni mirëbesim dhe do të fitoni kuptueshmëri për mënyrën se si të jepni shërbesë.

Jepni mësim të vërtetën. Parimet e vërteta sigurojnë themelin për zgjedhje besnike. Siç udhërrëfeheni nga Shpirti, jepini mësim me dashuri ato të vërteta që do ta ndihmojnë personin të qëndrojë në një shteg drejt gëzimit të përjetshëm.

Ushqeni besimin. Besimi gjendet në mirëbesimin tek një Atë i dashur Qiellor, te një kuptim i Shlyerjes së Jezu Krishtit, te një vetëbesim në udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë dhe te siguria që Perëndia ka një plan për përparimin e përjetshëm të çdo njeriu. Nxitini individët që ta ushqejnë besimin e tyre vetjak nëpërmjet lutjes së përditshme dhe studimit të përditshëm të shkrimeve të shenjta.

Jepni shërbesë. Të vepruarit me dashuri, të dëgjuarit për të kuptuar dhe të kërkuarit e drejtimit nga Shpirti do të sigurojnë një të kuptuar më të thellë të mënyrës më të mirë për t’u dhënë shërbesë me dashuri nevojave individuale.

Shkarkoni Materiale Filmike për Trajnim

Në dispozicion janë burime për temat vijuese: