Për Revistat e Kishës
Një Grup Revistash Mbarëbotërore
Një Grup Revistash Mbarëbotërore


“Një Grup Revistash Mbarëbotërore”, nëntor 2021.

Një Grup Revistash Mbarëbotërore

Pamja
revistat

Duke filluar nga janari 2021, Kisha filloi botimin e tri revistave mbarëbotërore: Miku (për fëmijë të moshës 3–11 vjeç), Për Forcën e Rinisë (për të rinj e të reja të moshës 11–18 vjeç) dhe Liahona (për personat në moshë madhore). Këto revista zëvendësuan katër revistat e mëparshme të Kishës, tri prej të cilave botoheshin vetëm në anglisht.

Kur i njoftoi këto revista të reja, Presidenca e Parë tha: “Dëshira jonë është që anëtarët kudo [të] abonohen dhe [ta] mirëpresin këtë ndikim që ushqen besim, në zemrat dhe shtëpitë e tyre” (Letër e Presidencës së Parë, 14 gusht 2020).

Ne po punojmë shumë për ta bërë të mundur që, qofshi nga Sllovenia apo Spanja, Madagaskari apo Masaçusetsi, këto revista të jenë për ju. Prandaj, qoftë nëse flitni gjuhën koreane apo kiribati, nëse shtëpia juaj është me tulla apo me bambu, nëse u pagëzuat 80 vjet më parë apo pikërisht dje, këta artikuj pasqyrojnë dëshminë tuaj, përvojën tuaj dhe vatrën tuaj familjare të besimit. Ky është njëri nga bekimet e mëdha të këtyre revistave mbarëbotërore: ato na bashkojnë dhe na kujtojnë se ne të gjithë i përkasim një familjeje mbarëbotërore të Kishës.

Pasja e tri revistave mbarëbotërore do t’i lejojë rreth 97 përqind të anëtarëve të marrin një revistë të shtypur në letër çdo muaj ose një herë në dy muaj. (Në të shkuarën, disa gjuhë morën vetëm një revistë në vit!) Kontrolloni këtë faqe të PBR‑ve për më shumë informacion rreth asaj se sa shpesh do të botohet përmbajtja e revistave në gjuhë të ndryshme.

Në koleksionin e Revistave në programin Biblioteka e Ungjillit, ju do të shihni një kuadrat për secilën prej tri revistave mbarëbotërore, si edhe një kuadrat për botimin e ri vetëm në format digjital për të rinjtë në moshë madhore të titulluar E Përjavshmja për TRMM-të. Mund të mësoni më shumë rreth secilit prej këtyre botimeve këtu në pjesën “Rreth Revistave të Kishës”.