2022
Kapaku i Pasmë
Nëntor 2022


Kapaku i Pasmë

Presidenti Rasëll M. Nelson duke folur në konferencën e përgjithshme

“Lutja ime për ju këtë mëngjes është që të gjeni prehje nga intensiteti, pasiguria dhe angështia e kësaj bote duke e mundur botën nëpërmjet besëlidhjeve tuaja me Perëndinë”, – tha Presidenti Rasëll M. Nelson gjatë Konferencës së Përgjithshme Gjysmëvjetore të 192‑të të Kishës. “Bëjani të ditur Atij nëpërmjet lutjeve dhe veprimeve tuaja se e keni marrë seriozisht mundjen e botës. Kërkojini Atij t’jua ndriçojë mendjen dhe t’ju dërgojë ndihmën që ju nevojitet. Çdo ditë, shënojini mendimet që ju vijnë ndërsa luteni, pastaj vërini në zbatim me zell. Shpenzoni më tepër kohë në tempull dhe kërkoni të kuptoni se si ju mëson tempulli që të ngriheni mbi këtë botë të rënë.”