2021
Kapaku i Pasmë
maj 2021


Kapaku i Pasmë

Presidenti Rasëll M. Nelson duke folur në konferencën e përgjithshme

“Besimi është fuqia që i aftëson të pamundurit për të kryer të pamundurën”, tha Presidenti Rasëll M. Nelson gjatë Konferencës së Përgjithshme Vjetore të 191‑të të Kishës. “Mos e zvogëloni besimin që e keni tashmë. Duhet besim që të bashkoheni me Kishën dhe të mbeteni besnikë. Duhet besim që të ndiqni profetët në vend të ekspertëve dhe opinionit shoqëror. Duhet besim që të shërbeni në mision gjatë një pandemie. Duhet besim që të jetoni një jetë të dëlirë kur bota bërtet që ligji i Perëndisë për dëlirësinë tani është i dalë nga moda. Duhet besim që t’u mësoni ungjillin fëmijëve në një botë laike. Duhet besim që të përgjëroheni për jetën e një njeriu të dashur dhe madje më shumë besim që ta pranoni një përgjigje zhgënjyese.”