“Vëllezërit dhe motrat e mia, mundësitë tona për të shkëlqyer na rrethojnë çdo ditë, në çfarëdo rrethane që e gjejmë vetveten”, tha Presidenti Tomas S. Monson gjatë Konferencës së Përgjithshme Gjysmëvjetore të 185-të të Kishës. “Kur e ndjekim shembullin e Shpëtimtarit, e jona do të jetë mundësia për të qenë një dritë në jetën e njerëzve të tjerë, qofshin ata pjesëtarët e vetë familjes sonë dhe miqtë tanë, kolegë tanë të punës, thjesht të njohur apo krejtësisht të panjohur.”