“Teksa përpiqemi ta vëmë Krishtin në qendër të jetës sonë duke i mësuar fjalët e Tij, duke i ndjekur mësimet e Tij dhe duke ecur në shtegun e Tij, Ai ka premtuar se do ta ndajë me ne jetën e përjetshme të cilën Ai vdiq për ta fituar”, tha Presidenti Tomas S. Monson gjatë Konferencës së Përgjithshme Gjysmëvjetore të 184-t të Kishës. “Nuk ka qëllim më të lartë se ky, që ne duhet të zgjedhim t’i pranojmë mësimet e Tij dhe të bëhemi dishepujt e Tij e ta bëjmë punën e Tij gjatë gjithë jetës sonë. Asgjë tjetër, asnjë zgjedhje tjetër që bëjmë, nuk mund të na bëjë ata që mund të na bëjë Ai.”