2010
Pamje nga një Pikë më e Lartë
gusht 2010


Rinia

Pamje nga një Pikë më e Lartë

Si e re unë pata shumë mundësira për të kryer pagëzime për të vdekurat në Tempullin e San-Diegos në Kaliforni. Edhe pse pata gjithnjë përvoja të mira, një udhëtim më ka mbetur veçanërisht në mendje.

Unë isha 16 vjeçe dhe motra ime e vogël sapo kishte hyrë në të 12-in dhe po bënte udhëtimin e saj të parë për të bërë pagëzime për të vdekurat. Ngaqë ishte hera e parë për të, ne vendosëm të ecnim rreth tempullit nga jashtë pasi mbaruam.

Territori i tempullit kishte disa pika vrojtimi në njërën anë, kështu ne shkuam atje. Ngaqë Tempulli i San-Diegos ndodhet ngjitur me një autostradë plot trafik, kur qëndron te një pikë vrojtimi, mund të shohësh poshtë te autostrada.

Qëndrimi në terrenin më të lartë të tempullit atë ditë më dha një këndvështrim të ri mbi jetën. Unë po shihja poshtë te bota me makinat e saj që lëviznin me shpejtësi, qendrat tregtare plot njerëz dhe shenjat rrugore me mbishkrime.

Ishte atëherë që në mendje më erdhi ideja: “Ti nuk dëshiron të jesh një pjesë e asaj, nuk është ajo jeta”. Mua më ishte mësuar gjithmonë se qëllimi i jetës është të kthehesh të jetosh me Atin tonë Qiellor dhe të bëhesh si Ai. Unë e dija se nuk kisha nevojë për gjërat e botës për ta plotësuar atë qëllim.

Unë u ktheva nga ana tjetër dhe vështrova nga tempulli i mrekullueshëm dhe isha mirënjohës për njohurinë mbi ungjillin dhe këndvështrimin që më jepte. Unë e dija se në mes të botës kaotike dhe tradhëtare kisha gjetur pikën më të lartë për të qëndruar.

Atë ditë në tempull i premtova Atit tim Qiellor se unë do të qëndroj gjithnjë në anë të Tij dhe jo të botës. Pavarësisht çfarë hedh bota mbi ne, ne mund ta kapërcejmë atë duke mbajtur besëlidhjet që kemi bërë dhe duke qëndruar në vende të shenjta (shih DeB 87:8).