2010–2019
Raporti i Sektorit të Kontrollit Financiar të Kishës, 2018
Konferenca e Përgjithshme e Prillit 2019


Raporti i Sektorit të Kontrollit Financiar të Kishës, 2018

Drejtuar Presidencës së Parë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Të dashur Vëllezër: Drejtuar me anë të zbulesës, siç shënohet në seksionin 120 të Doktrinës e Besëlidhjeve, Këshilli mbi Planifikimin e Të Dhjetave – i përbërë nga Presidenca e Parë, Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve dhe Peshkopata Kryesuese – e autorizon shpenzimin e fondeve të Kishës. Subjektet e Kishës i shpenzojnë fondet në përputhje me buxhetet, rregulloret dhe procedurat e miratuara.

Sektori i Kontrollit Financiar të Kishës, i cili përbëhet nga profesionistë me leje profesioni dhe është i pavarur nga të gjithë sektorët e tjerë të Kishës, ka përgjegjësinë të kryejë kontrolle financiare me qëllim që të japë siguri të arsyeshme lidhur me kontributet e marra, shpenzimet e bëra dhe mbrojtjen e pasurive të Kishës.

Bazuar te kontrollet financiare të kryera, Sektori i Kontrollit Financiar të Kishës është i mendimit se, në çdo hollësi të rëndësishme, kontributet e marra, shpenzimet e bëra dhe pasuritë e Kishës për vitin 2018, janë regjistruar dhe administruar në përputhje me buxhetet, rregulloret dhe praktikat llogaritëse të miratuara të Kishës. Kisha i ndjek praktikat që u jepen mësim anëtarëve të saj, të të jetuarit brenda një buxheti, të shmangies së borxhit dhe të kursimit për një rast nevoje.

Dorëzuar me respekt nga

Sektori i Kontrollit Financiar të Kishës

Kevin R. Xhergensen

Drejtor Përgjegjës