Për Forcën e Rinisë
Të Besojmë te Krishti përpara se Ai të Vijë Sërish
Prill 2024


“Të Besojmë te Krishti përpara se Ai të Vijë Sërish”, Për Forcën e Rinisë, prill 2024.

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Për Forcën e Rinisë, Prill 2024

Jaromi

Të Besojmë te Krishti përpara se Ai të Vijë Sërish

Nefitët kishin besim përpara se Shpëtimtari të vinte dhe ne mund të kemi besim përpara se Ai të vijë sërish.

Pamja
Jezu Krishti duke vizituar nefitët

A e ke menduar ndonjëherë se si do të ishte të besoje te Shpëtimtari përpara se Ai të vinte në tokë? Nefitët e lashtë duhej të bënin pikërisht atë, “të shikonin me padurim për Mesian dhe të besonin në ardhjen e tij, sikur ai tashmë të kishte ardhur” (Jaromi 1:11).

Në ditët e sotme, ne kemi anale të shkrimeve të shenjta dhe historike që dëshmojnë se Jezu Krishti jetoi, vdiq dhe u ngrit sërish. Ne besojmë në një Shpëtimtar që tashmë ka ardhur. Por ne besojmë gjithashtu në një Shpëtimtar që do të vijë sërish.

Përpara se Jezu Krishti të Vinte, Nefitët Kishin Besim:

Pamja
Mbreti Beniamin dhe gruaja e tij duke u lutur

Të faleshin për mëkatet e tyre.

“Kushdo që do të besojë se Krishti do të vijë, po ai mund të marrë heqje të mëkateve të tij dhe të gëzojë me gëzim jashtëzakonisht të madh, madje sikurse ai të kishte ardhur tashmë mes tyre” (Mosia 3:13; theksimi i shtuar).

Pamja
Enosi

Ta falnin vetveten.

“Dhe erdhi një zë tek unë duke thënë: Enos, mëkatet e tua të janë falur. … Prandaj fajësia ime u fshi. Dhe unë thashë: Zot, si u bë ajo? Dhe ai më tha: Për shkak të besimit tënd në Krishtin, të cilin ti kurrë më parë as e ke dëgjuar, as e ke parë. Dhe shumë vjet kalojnë para se ai të shfaqë veten e tij në mish; … besimi yt të ka bërë ty të shëruar” (Enosi 1:5–8; theksimi i shtuar).

Pamja
Jakobi duke predikuar

Të kryenin mrekulli.

“Ne dinim për Krishtin dhe ne kishim një shpresë të lavdisë së tij, shumë qindra vjet para ardhjes së tij. … Sa ne me të vërtetë mund të urdhërojmë në emrin e Jezusit dhe vetë pemët na binden, ose malet, ose valët e detit” (Jakobi [LiM] 4:4, 6; theksimi i shtuar).

Pamja
Moroni duke shkruar në fletë

Të merrnin zbulesë.

“Pati shumë, besimi i të cilëve qe aq jashtëzakonisht i fortë, madje para se të vinte Krishti, të cilët nuk mund të mbaheshin përjashta velit, por panë me të vërtetë me sytë e tyre” (Ethëri 12:19; theksimi i shtuar).

Përpara se Jezu Krishti të Vijë sërish, Ne Mund të Kemi Besim:

Të marrim falje, të falim veten, të kryejmë mrekulli dhe të marrim zbulesë (ashtu si nefitët).

Pamja
i ri duke kënduar në kishë

Ta përgatitim veten tonë për ardhjen e Tij.

Teksa përpiqemi t’i mbajmë besëlidhjet tona, ne po përgatitemi për të jetuar në mbretërinë çelestiale. “Pasi vini re, kjo jetë është koha për njerëzit që të përgatiten të takohen me Perëndinë; po, vini re, dita e kësaj jete është dita për njerëzit që të kryejnë punët e tyre” (Alma 34:32).

Pamja
të rinj përpara tempullit

Ta përgatitim botën për ardhjen e Tij.

Ne jemi ftuar nga Presidenti Rasëll M. Nelson, që të jemi pjesë e “punës më të madhe në tokë”, mbledhjes së Izraelit. “Ati ynë Qiellor ka ruajtur shumë nga shpirtrat e Tij më fisnikë – ndoshta, mund të them, skuadrën e Tij më të mirë – për këtë fazë përfundimtare. Ata shpirtra fisnikë – ata lojtarë më të mirë, ata heronj – jeni ju!”1

Pamja
të reja duke u përqafuar

Të kemi shpresë gjatë kohëve të vështira.

Kur Shpëtimtari të vijë sërish, të drejtët do të jetojnë në paqe. Shpëtimtari do të mbretërojë dhe padrejtësia do të ndreqet. “Sepse Zoti do të jetë mes tyre e lavdia e tij do të jetë mbi ta dhe ai do të jetë mbreti e ligjdhënësi i tyre” (Doktrina e Besëlidhje 45:59).

Pamja
e re

Të mirëbesojmë te Ringjallja.

I gjithë njerëzimi do të ringjallet. Ne do të kemi trupa të përsosur e të pavdekshëm. Mund t’i shohim sërish njerëzit tanë të dashur që kanë ndërruar jetë. “Shpirti dhe trupi do të bashkohen përsëri në formën e tij të përkryer; dhe si gjymtyrët ashtu dhe nyj[a]t do të rivendosen në të njëjtin trup, pikërisht ashtu siç jemi në këtë kohë” (Alma 11:43).

Pamja
Jezu Krishti u shfaqet nefitëve

Nefitët e lashtë kishin besim te Shpëtimtari përpara se Ai të vinte. Ne mund të kemi besim se Shpëtimtari do të vijë sërish, kur “[ne] do t[a] … shoh[im Atë] në retë e qiellit, të mbuluar me fuqi dhe lavdi të madhe” (Doktrina e Besëlidhje 45:44; shihni edhe te Veprat e Apostujve 1:11). Si e ndryshon dijenia se Ai do të vijë sërish, atë që do të bësh sot?

Shënim

  1. Rasëll M. Nelson, “Shpresa e Izraelit” (takim shpirtëror mbarëbotëror për rininë, 3 qershor 2018), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].