“Isaia, Profeti”, Miku, dhjetor 2026, f. 46–47.
Mesazhi i Përmuajshëm i Revistës Miku, Dhjetor 2026
Isaia, Profeti
Një ditë në tempull, Zoti e thirri Isaian që të ishte profet. Isaia i donte njerëzit dhe u mësonte atyre rreth ardhjes së Jezu Krishtit.
Isaia mësoi se Jezu Krishti do të vinte një ditë për ta shpëtuar popullin e Tij nga mëkati. Por jo të gjithë njerëzit do ta njihnin Atë si Shpëtimtarin e tyre. Isaia ishte i trishtuar ngaqë e dinte se shumë njerëz nuk do të besonin te Jezusi.
Isaia profetizoi gjithashtu për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. Një ditë Ai do të kthehej dhe do të ishte Mbreti i të gjithë tokës. Ai do të përmbushte planin e Atit të Tij duke sjellë mirësi e paqe përgjithmonë. Isaia tha se çdo njeri do ta dinte që Jezu Krishti është Shpëtimtari i vet.
Faqe për Ngjyrosje
Jezu Krishti Lindi në Bethlehem
Ilustrimet nga Audrey Day. Kopjimi lejohet vetëm për përdorim nga Kisha.
Si e feston ti lindjen e Shpëtimtarit?
© 2026 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. Shtypur në SHBA. Miratuar për anglisht: 6/19. Miratuar për përkthim: 6/19. Përkthim i Monthly Friend Message, December 2026. AlbanianAlbanian. 20036 101