2022
Psalmet na Mësojnë për Jezu Krishtin
Gusht 2022


“Psalmet na Mësojnë për Jezu Krishtin”, Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Gusht 2022

“Psalmet na Mësojnë për Jezu Krishtin”

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Gusht 2022

Psalmet na Mësojnë për Jezu Krishtin

Pamja
Davidi me një harpë

Ilustrimet nga Apryl Stott

Psalmet janë këngë të shenjta. Njerëzit në Bibël i shkruan psalmet për të lavdëruar Perëndinë. Shumë prej psalmeve të tyre na mësojnë për Jezu Krishtin. Ja çfarë na mësojnë disa psalme nga Bibla.

Pamja
Jezu Krishti duke qëndruar mbi një shkëmb

Unë e dua Zotin. Ai është shkëmbi im dhe forca ime. Unë do t’i mirëbesoj Atij. Unë do ta përlëvdoj Atë.

Pamja
Jezu Krishti duke mbajtur në krahë një dele

Zoti është Bariu im. Ai më drejton në livadhe të gjelbëruara. Ai më drejton në ujëra që të çlodhin. Nuk do të kem frikë.

Pamja
Jezu Krishti duke mbajtur një llambë

Zoti është drita ime. Nuk do të trembem. Do të marr zemër. Ai do ta forcojë zemrën time.

Pamja
njerëz në kishë

Unë e dua Jezu Krishtin dhe Ai më do mua. Unë mund ta përlëvdoj Atë kur mësoj dhe këndoj për Të.

Faqe për Ngjyrosje

Zoti Është Bariu Im

Pamja
Jezu Krishti duke mbajtur një qengj

Kliko te figura për ta shkarkuar.

Ilustrimi nga Apryl Stott

Si e ndien dashurinë e Jezusit?