2022
Moisiu dhe Mana
Prill 2022


“Moisiu dhe Mana”, Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Prill 2022

“Moisiu dhe Mana”

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Prill 2022

Moisiu dhe Mana

Pamja
Moisiu dhe fëmijët e Izraelit

Ilustrimet nga Apryl Stott

Moisiu ishte profet. Ai e udhëhoqi popullin e Perëndisë drejt tokës së premtuar. Ata ecën për shumë ditë.

Pamja
fëmijë me mana

Njerëzit ishin të uritur. Ata nuk kishin ushqim. Kështu që Perëndia u dërgoi ushqim nga qielli. Ushqimi quhej manë.

Pamja
bir dhe nënë duke përgatitur manat

Çdo mëngjes njerëzit mblidhnin manë për të ngrënë. Por ajo nuk do të qëndronte e freskët gjatë natës. Atyre iu duhej të mblidhnin sërish të nesërmen.

Pamja
Jezu Krishti me fëmijët

Mana na kujton Jezu Krishtin. Perëndia e dërgoi manën për të shpëtuar njerëzit. Ai gjithashtu e dërgoi Jezusin në tokë për të na shpëtuar. Ne kemi nevojë për Jezusin çdo ditë, ashtu siç na nevojitet ushqim çdo ditë.

Pamja
fëmijë duke parë një figurë të Jezu Krishtit

Unë do ta ndjek Jezusin. Ai do të më japë forcë dhe do të më ndihmojë ta ndiej dashurinë e Tij çdo ditë.

Faqe për Ngjyrosje

Ne Kemi Nevojë për Jezusin Çdo Ditë

Pamja
Jezu Krishti me fëmijët

Kliko te figura për ta shkarkuar.

Ilustrimi nga Apryl Stott

Si të ndihmon ty Jezusi?