18 maj 2023

Kërkesat për Kreditet e Seminarit Mund ta Thellojnë Kthimin e Nxënësve në Besimin te Jezu Krishti

Një i ri tregon mësime nga shkrimet e shenjta

 


“Gjithçka që bëjmë duhet ta thellojë kthimin tonë në besimin te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij i rivendosur, sepse Ai është përgjigjja për sfidat dhe pyetjet e [nxënësve]” (Çad H Ueb, “Lajmëtarë të Lajmit të Mirë”).


Kërkesat për kreditet e seminarit janë përditësuar për t’u përputhur më mirë me synimin tonë për ta thelluar kthimin e nxënësve në besimin te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij i rivendosur. Meqenëse çdo nxënës ka një nivel të ndryshëm të kuptueshmërisë për ungjillin, zotimit, aftësisë dhe përkrahjes nga familja, kriteret e përditësuara kanë për qëllim t’i përkrahin ata në rrethanat e tyre të tanishme.

Me kriteret e përditësuara të seminarit, nxënësit do të lexojnë fragmente të përzgjedhura të shkrimeve të shenjta, do të marrin pjesë në vlerësime të të mësuarit në grup, si dhe do të vazhdojnë të frekuentojnë seminarin me qëndrueshmëri sikurse vihet në dukje më poshtë.

Krahas këtyre, mësuesit i nxitin nxënësit të vendosin synime vetjake për studimin e shkrimeve të shenjta dhe t’i monitorojnë ato. Shembujt e synimeve vetjake mund të përfshijnë leximin e kapitujve nga manuali Eja, Më Ndiq dhe fragmenteve në Librin e Mormonit të caktuara [atyre]. Për shkak të natyrës personale të këtyre synimeve, nxënësit nuk do t’ia raportojnë ato mësuesit (dhe nuk do të gjurmohen në sistemin WISE). Nxënësit mund të zgjedhin t’i gjurmojnë synimet e tyre te programi mySeminary për dobinë e tyre.


“Kjo do të kërkojë më shumë vëmendje vetjake, individuale nga mësuesit. Kjo do të shtojë një barrë, por është një barrë që mësuesit duhet ta mbajnë me kënaqësi, sepse shërbesat e tyre vetjake janë po aq të rëndësishme sa udhëzimet e tyre në klasë. Nëse ka ndonjë që mund ta bëjë, këta janë mësuesit tuaj. Ata janë të mrekullueshëm” (Presidenti Henri B. Ajring cituar nga Çad H Uebi, “Lajmëtarë të Lajmit të Mirë”).


 

Kur do t’i vëmë në zbatim ndryshimet?

Mësues, ju lutemi, këshillohuni me mbikëqyrësin ose bashkërenduesin tuaj për kohën kur do të ndodhin këto ndryshime.

  • Hemisfera Veriore: Përdorimi i funksioneve të sistemit të ri në vitin e ri shkollor 2023.
  • Hemisfera Jugore: Përdorimi i funksioneve të sistemit të vjetër në vitin e ri shkollor 2023 ose përdorimi i funksioneve të sistemit të ri nga mesi i vitit 2023.

 

ikona e shkrimeve të shenjta

Kërkesat për Lexim

Fragmentet e reja të Shkrimeve të Shenjta të Seminarit përfshijnë pak a shumë 60 faqe nga libri i shkrimit të shenjtë për kursin (30 faqe për semestrin e zakonshëm). Këto fragmente janë përzgjedhur me kujdes për shkak të thellësisë dhe pasurisë së tyre doktrinore. Përveç kësaj, fragmentet e shkrimeve të shenjta duhet të jenë standardi për detyrat për shlyerje për kërkesat e paplotësuara më parë për lexim.

KËRKESË E VJETËR: Të lexoheshin shkrimet e shenjta gjatë të paktën 75% të ditëve kalendarike të semestrit.
E RE: Të nxiten synimet vetjake. Kërkohen disa lexime të përzgjedhura.

Mbajtja shënim e leximit në sistemin WISE

  • Nxënësit që i përfundojnë fragmentet e përzgjedhura të cilat kërkohen për semestrin: “Shenjojini të gjitha Leximet” të përfunduara për nxënësin.
  • Nxënësit që nuk e përfundojnë leximin e kërkuar për semestrin: Shfaqeni leximin e raportuar nën 75%.
  • Mbajeni mend, synimet e nxënësit nuk shënohen në sistemin WISE.

 

Vlerësimet e të Mësuarit

Në Transmetimin e SeI‑së të janarit 2023, Vëllai Ueb lajmëroi se “vlerësimi i të mësuarit do të kalojë nga një vlerësim individual në një rishikim në grup”. Si rrjedhojë, mësuesit duhet të bëjnë sa vijon për vitin 2024:

[Me nxënësit të pranishëm për vlerësimin fizik në klasë]
Të përdorin materialin Zotërimi Doktrinor: Përsëritja 1 e Vlerësimit për semestrin e parë (ose Përsëritja 2 e Vlerësimit për semestrin e dytë).

  • Këto rishikime sigurojnë një qasje më bashkëpunuese për vlerësimin.
  • Të gjithë nxënësve të pranishëm në vlerësim u jepen kredite.

[Për nxënësit që mungojnë në vlerësimin fizik në klasë]
U siguroni materialin Zotërimi Doktrinor: Përsëritje 1 e Vlerësimit për semestrin e parë që ta plotësojnë (ose Përsëritje 2 e Vlerësimit për semestrin e dytë).

  • Vlerësimi për shlyerjen mund të bëhet në mënyrë të pavarur, me të tjerë ose me mësuesin e tyre.
  • Kreditet u jepen kur vlerësimi i kthehet mësuesit.

Shënoni një rezultat 100% në sistemin WISE për ata që marrin pjesë në vlerësimin e të mësuarit në grup dhe ata që kthejnë një vlerësim për shlyerje.

Për secilin kurs të shkrimeve të shenjta, kërkohen dy përsëritje vlerësimesh (një për çdo semestër të zakonshëm). Mund të jetë nevoja që këto përsëritje të përshtaten për ata që kanë programe të tjera (si tremujorë) për të trajtuar fragmentet e studiuara të zotërimit doktrinor. Për pyetje lidhur me mënyrën se si ta përshtatni, ju lutemi, dërgoni një mesazh me postë elektronike në adresën CES-Manuals@ChurchofJesusChrist.org.

KËRKESË E VJETËR: Të përfundohej Vlerësimi i të Mësuarit për kursin me një rezultat prej të paktën 75%.
E RE: Të merret pjesë në një përvojë bashkëpunuese të Vlerësimit të të Mësuarit për Zotërimin Doktrinor.

Detyrat e Seminarit Përmes Internetit dhe të Seminarit me Studim në Shtëpi

Detyrat e seminarit përmes internetit dhe të seminarit me studim në shtëpi duhet të përfundohen dhe dorëzohen si në vijim:

  • Nxënësit e Seminarit Përmes Internetit: E plotësojnë vlerësimin dhe e dorëzojnë atë nëpërmjet programit Canvas.
  • Nxënësit e Seminarit me Studim në Shtëpi: E plotësojnë vlerësimin dhe e dorëzojnë atë sipas drejtimit nga mësuesi i seminarit me studim në shtëpi.

Bërja e Përshtatjeve për Nxënësit me Aftësi të Kufizuara

Qëllimi i përshtatjeve për vlerësimin është që të ndihmohen studentët me nevoja të veçanta, me aftësi të kufizuara ose me gjendje [të veçanta] shëndetësore, që të marrin pjesë në vlerësim në mënyrë të barabartë me nxënësit e tjerë. Mësuesit duhet të bëjnë përshtatjet e duhura për të plotësuar nevojat e veçanta, aftësitë e kufizuara dhe gjendjet [e veçanta] shëndetësore të nxënësve të tyre. Mësoni më shumë.

Nxënësit që Kërkojnë Vlerësime për Shlyerje për vitin 2020, 2021 dhe 2022

Nxënësve që kërkojnë vlerësime për shlyerje për vitet e mëparshme, mësuesit mund t’u tregojnë materialet Udhëzues Studimi dhe Vlerësimet e të Mësuarit që tregohen më poshtë. Vlerësimi për shlyerje mund të bëhet në mënyrë të pavarur ose me të tjerë. Kreditet jepen kur vlerësimi i kthehet mësuesit dhe mësuesit do ta shënojnë këtë si 100%.

Shënim: Nuk duhet të përdoren fletët e përgjigjeve me rrathë; programi ExcelSoft nuk është më në dispozicion për t’i përpunuar fletët. 

Dhiata e Vjetër 2022

Libri i Mormonit (2020)

Doktrina e Besëlidhje (2021)

 

Frekuentimi

Kërkesa për frekuentim nuk ka ndryshuar. Jepuni kredite nxënësve me të paktën 75% pjesëmarrje. Frekuentimi i seminarit i bekon nxënësit në përpjekjet e tyre për të qenë dishepuj të Jezu Krishtit gjatë gjithë jetës.


“Seminari dhe instituti do t’ju ndihmojnë ta rimodeloni shtëpinë tuaj që të bëhet një shenjtërore besimi – një vend ku ungjilli i Jezu Krishtit jepet mësim, mësohet, jetohet dhe e duan. … Diplomimi në seminar dhe institut do ta rritë aftësinë tuaj për të shkëlqyer në gjërat më të rëndësishme që do të bëni ndonjëherë në jetë. Gëzimi i vërtetë do të jetë i juaji!” (President Russell M. Nelson, “A Personal Invitation to Participate in Seminary and Institute”.)


Shënim: Në seminarin në orët e lira, mungesat e pajustifikuara duhet të shlyhen përpara se të jepen kreditet.

 

Burime të Lidhura me Temën


Synimi i Seminareve dhe Instituteve të Fesë