Shkrimet e Shenjta
Moisiu 1


Përzgjedhje nga Libri i Moisiut

Pjesë e shkëputur nga përkthimi i Biblës siç iu zbulua Joseph Smith Profetit, qershor 1830–shkurt 1831.

Kapitulli 1

(Qershor 1830)

Perëndia i zbulohet Moisiut—Moisiu shpërfytyrohet—Ai përballet me Satanin—Moisiu sheh shumë botë të banuara—Botë pa numër u krijuan nga Biri—Vepra dhe lavdia e Perëndisë është të bëjë të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut.

1 Fjalët e Perëndisë, të cilat ai ia atha bMoisiut në një kohë kur Moisiu u çua në një mal tepër të lartë,

2 Dhe ai apa Perëndinë bballë për ballë e foli me të dhe clavdia e Perëndisë ishte mbi Moisiun; prandaj Moisiu mundi ta dduronte praninë e tij.

3 Dhe Perëndia i foli Moisiut, duke thënë: Vër re, unë jam Zoti, aPerëndia i Plotfuqishëm, dhe i bPafundëm është emri im; sepse unë jam pa fillim të ditëve ose fund të viteve; dhe a nuk është kjo e pafundme?

4 Dhe, vër re, ti je biri im; si rrjedhim, ashih dhe unë do të të tregoj punën e bduarve të mia; por jo të gjithën, sepse cveprat e mia janë pa dfund dhe gjithashtu efjalët e mia, sepse ato kurrë s’pushojnë.

5 Si rrjedhim, askush nuk mund t’i shohë të gjitha veprat e mia, përveç atij që sheh të gjithë lavdinë time; dhe askush nuk mund ta shohë të gjithë lavdinë time dhe më pas të mbetet në mish mbi tokë.

6 Dhe unë kam një punë për ty, Moisi, biri im; dhe ti je në angjashmërinë e të bVetëmlindurit tim; dhe i Vetëmlinduri im është dhe do të jetë cShpëtimtari, sepse ai është plot dhir dhe të evërtetë; por fnuk ka Perëndi përveç meje dhe të gjitha gjërat janë të pranishme në mua, sepse unë i gdi të gjitha ato.

7 Dhe tani, vër re, këtë gjë të vetme unë të tregoj ty, Moisi, biri im, sepse ti je në botë dhe tani unë ta tregoj atë ty.

8 Dhe ndodhi që Moisiu pa dhe vuri re abotën në të cilën ai u krijua; dhe Moisiu bvuri re botën dhe skajet e saj dhe gjithë fëmijët e njerëzve që janë e që u krijuan; për këtë ai u cmahnit dhe u çudit shumë.

9 Dhe prania e Perëndisë u largua nga Moisiu, kështu që lavdia e tij nuk ishte mbi Moisiun; dhe Moisiu u la vetëm. Dhe ndërsa u la vetëm, ai ra përtokë.

10 Dhe ndodhi që ishte për hapësirën e shumë orëve përpara se Moisiu mori përsëri aforcën e tij natyrore të një njeriu; dhe ai tha me vete: Tani, për këtë shkak, unë e di se njeriu është një bhiç, gjë të cilën kurrë nuk e kisha menduar më parë.

11 Por tani sytë e mi kanë parë aPerëndinë; por jo sytë e mi bnatyrorë, por sytë e mi shpirtërorë, sepse sytë e mi natyrorë nuk mund të kishin parë; sepse do të isha ctharë dhe do të kisha dvdekur në prani të tij; por lavdia e tij ishte mbi mua; dhe unë pashë efytyrën e tij, sepse isha fshpërfytyruar përpara tij.

12 Dhe ndodhi që kur Moisiu i kishte thënë këto fjalë, vini re, aSatani erdhi ta btundonte, duke thënë: Moisi, biri i njeriut, adhuromë mua.

13 Dhe ndodhi që Moisiu hodhi vështrimin mbi Satanin dhe tha: Kush je ti? Sepse, vër re, unë jam një abir i Perëndisë, në ngjashmërinë e të Vetëmlindurit të tij; dhe ku është lavdia jote, që unë të të adhuroj ty?

14 Sepse vër re, unë nuk mund ta hidhja vështrimin mbi Perëndinë, veç nëse lavdia e tij të vinte mbi mua dhe unë të ashpërfytyrohesha përpara tij. Por unë mund të të shoh ty në njeriun e natyrshëm. Nuk është kështu, sigurisht?

15 Bekuar qoftë emri i Perëndisë tim, sepse Shpirti i tij nuk është larguar tërësisht prej meje, ose përndryshe ku është lavdia jote, sepse ajo është errësirë për mua? Dhe unë mund të gjykoj midis teje dhe Perëndisë; sepse Perëndia më tha: aAdhuro Perëndinë, sepse vetëm atij do t’i bshërbesh.

16 Largohu këtej, Satan; mos më mashtro; sepse Perëndia më tha: Ti je sipas angjashmërisë së të Vetëmlindurit tim.

17 Dhe ai gjithashtu më dha urdhërime, kur më thirri prej ashkurres që digjej, duke thënë: bThirri Perëndisë në emër të të Vetëmlindurit tim dhe adhuromë mua.

18 Dhe përsëri Moisiu tha: Unë nuk do të pushoj së thirruri Perëndisë, kam gjëra të tjera për t’i kërkuar atij: sepse lavdia e tij ka qenë mbi mua, prandaj unë mund të gjykoj midis tij dhe teje. Ik që këtu, Satan.

19 Dhe tani, kur Moisiu i kishte thënë këto fjalë, Satani bërtiti me zë të lartë e ulëriu mbi tokë dhe urdhëroi, duke thënë: Unë jam i aVetëmlinduri, adhuromë mua.

20 Dhe ndodhi që Moisiu filloi të ketë shumë frikë; dhe ndërsa filloi të kishte frikë, ai pa hidhësinë e aferrit. Megjithatë, duke i bërë bthirrje Perëndisë, ai mori forcë dhe urdhëroi, duke thënë: Largohu prej meje, Satan, sepse vetëm këtë Perëndi unë do ta adhuroj, i cili është Perëndia i lavdisë.

21 Dhe tani aSatani filloi të dridhej dhe toka u tund; dhe Moisiu mori forcë dhe i thirri Perëndisë, duke thënë: Në emër të të Vetëmlindurit, largohu prej këtej, Satan.

22 Dhe ndodhi që Satani bërtiti me zë të lartë, me kuje dhe duke vajtuar e duke akërcëllitur dhëmbët; dhe ai u largua prej andej, madje nga prania e Moisiut, sa ai nuk e pa më.

23 Dhe tani, për këtë gjë Moisiu dha dëshmi; por për shkak të ligësisë ajo nuk është patur mes fëmijëve të njerëzve.

24 Dhe ndodhi që, kur Satani ishte larguar nga prania e Moisiut, Moisiu ngriti sytë drejt qiellit, duke qenë i mbushur me aFrymën e Shenjtë, e cila jep dëshmi për Atin dhe Birin;

25 Dhe duke thirrur emrin e Perëndisë, ai vuri re lavdinë e tij përsëri, sepse ajo ishte mbi të; dhe ai dëgjoi një zë, duke thënë: Bekuar je ti, Moisi, sepse unë, i Plotfuqishmi, të kam zgjedhur dhe ti do të bëhesh më i fortë se shumë aujëra; sepse ato do t’i binden burdhërit tënd sikur ti të ishe cPerëndia.

26 Dhe ja, unë jam me ty, madje deri në fund të ditëve të tua; sepse ti do ta açlirosh popullin tim nga bskllavëria, madje cIzraelin, të dzgjedhurin tim.

27 Dhe ndodhi që, ndërsa zëri po fliste akoma, Moisiu hodhi sytë e apa tokën, po, madje të gjithën; dhe nuk kishte asnjë pjesëz të saj që ai s’e pa, duke e dalluar atë me anë të Shpirtit të Perëndisë.

28 Dhe ai vuri re gjithashtu banorët e saj, dhe nuk pati asnjë shpirt që ai s’e pa; dhe ai i dalloi ata me anë të Shpirtit të Perëndisë; dhe moritë e tyre ishin të shumta, madje të panumërueshme, sikurse rëra në breg të detit.

29 Dhe ai pa shumë vende; dhe secili vend u quajt atokë dhe pati banorë mbi faqen e saj.

30 Dhe ndodhi që Moisiu i thirri Perëndisë, duke thënë: Më trego, të lutem, përse këto gjëra janë kështu dhe me çfarë i bëre ato?

31 Dhe vini re, lavdia e Zotit ishte mbi Moisiun, kështu që Moisiu qëndroi në praninë e Perëndisë dhe foli me të ballë për aballë. Dhe Zoti Perëndi i tha Moisiut: Për bqëllimin tim i kam bërë këto gjëra. Këtu është urtësia dhe ajo mbetet në mua.

32 Dhe me anë të afjalës së fuqisë sime, i kam krijuar ato, që është Biri im i Vetëmlindur, që është plot bhir dhe të cvërtetë.

33 Dhe abotë pa numër kam bkrijuar; dhe unë gjithashtu i krijova ato për qëllimin tim; dhe me anë të Birit i krijova ato, që është i cVetëmlinduri im.

34 Dhe anjeriun e parë të të gjithë njerëzve e kam quajtur bAdam, që është cshumë.

35 Por vetëm një rrëfim të kësaj toke dhe të banorëve të saj, të jap ty. Sepse, vër re, ka shumë botë që janë shkatërruar me anë të fjalës së fuqisë sime. Dhe ka shumë që qëndrojnë tani, dhe të panumërueshme janë ato për njeriun; por të gjitha gjërat numërohen prej meje, sepse ato janë të miat dhe unë i anjoh ato.

36 Dhe ndodhi që Moisiu i foli Zotit, duke thënë: Ji i mëshirshëm për shërbëtorin tënd, O Perëndi, dhe më trego lidhur me këtë tokë dhe banorët e saj, dhe gjithashtu qiejt, dhe atëherë shërbëtori yt do të jetë i kënaqur.

37 Dhe Zoti Perëndi i foli Moisiut, duke thënë: aQiejt, ata janë shumë dhe nuk mund të numërohen prej njeriut; por ata numërohen prej meje, sepse janë të mitë.

38 Dhe ndërsa një tokë do të shkatërrohet dhe qiejt e saj, madje kështu do të vijë një tjetër; dhe nuk ka afund për veprat e mia, as për fjalët e mia.

39 Sepse, vër re, kjo është avepra ime dhe blavdia ime—të bëj të ndodhë cpavdekësia dhe djeta e përjetshme e njeriut.

40 Dhe tani, Moisi, biri im, unë do të të flas lidhur me këtë tokë mbi të cilën ti qëndron; dhe ti do t’i ashkruash gjërat që unë do të flas.

41 Dhe në një ditë kur fëmijët e njerëzve do t’i vlerësojnë fjalët e mia si hiç dhe t’i aheqin shumë prej tyre nga libri që ti do të shkruash, vër re, unë do të ngre një tjetër bsi ty; dhe cato do të kihen përsëri mes fëmijëve të njerëzve—mes gjithë atyre që do të besojnë.

42 (Këto fjalë iu athanë Moisiut në mal, emri i të cilit nuk do të bëhet i njohur mes fëmijëve të njerëzve. Dhe tani ato ju fliten juve. Mos ia tregoni askujt ato, përveç atyre që besojnë. Madje kështu. Amen.)