Shkrimet e Shenjta
Abrahami 2


Kapitulli 2

Abrahami largohet nga Uri për të shkuar në Kanaan—Jehova i shfaqet atij në Haran—Të gjitha bekimet e ungjillit i premtohen farës së tij dhe nëpërmjet farës së tij të gjithëve—Ai shkon në Kanaan dhe më tej në Egjipt.

1 Tani Zoti Perëndi e bëri zinë e bukës të përhapet së tepërmi në tokën e Urit, aq shumë sa aHarani, vëllai im, vdiq; por bTerahu, ati im, përsëri jetonte në tokën e Urit të Kaldeasve.

2 Dhe ndodhi që unë, Abrahami, e mora aSarain për grua dhe bNahori, vëllai im, mori Milkahun për grua, e cila ishte bija e Haranit.

3 Tani Zoti më kishte athënë mua: Abraham, dil jashtë nga vendi yt dhe nga farefisi yt e nga shtëpia e atit tënd, në një tokë që unë do të ta tregoj.

4 Si rrjedhim, unë e lashë tokën e aUrit të Kaldeasve, për të shkuar në tokën e Kanaanit; dhe mora Lotin, birin e vëllait tim, dhe gruan e tij, dhe Sarain, gruan time; dhe gjithashtu bati im më ndoqi mua për në tokën që ne e quajtëm Haran.

5 Dhe zija e bukës u pakësua; dhe ati im qëndroi në Haran dhe banoi atje, pasi kishte shumë bagëti në Haran; dhe ati im iu kthye përsëri aidhujtarisë së tij, si rrjedhim ai mbeti në Haran.

6 Por unë, Abrahami, dhe aLoti, biri i vëllait tim, iu lutëm Zotit dhe Zoti m’u bshfaq mua e më tha: Çohu dhe merre Lotin me vete; sepse unë kam si qëllim të të largoj prej Haranit dhe të të bëj një shërbestar për ta çuar cemrin tim në një dtokë të huaj, të cilën do t’ia jap farës tënde pas teje për një zotërim të përjetshëm, kur ata t’i binden zërit tim.

7 Sepse unë jam Zoti, Perëndia yt; unë banoj në qiell; toka është astoli i këmbëve të mia; unë e shtrij dorën time mbi det dhe ai i bindet zërit tim; unë i bëj erën dhe zjarrin të jenë bkoçia ime; unë u them maleve—Largohuni këtej—dhe vini re, ata merren prej një vorbulle ere menjëherë, papritur.

8 Unë quhem aJehova dhe e bnjoh mbarimin që nga fillimi; si rrjedhim dora ime do të jetë mbi ty.

9 Dhe unë do të bëj prej teje një komb të madhërishëm dhe do të të abekoj jashtë mase, dhe do ta bëj emrin tënd të madh mes gjithë kombeve, dhe ti do të jesh një bekim për farën tënde pas teje, që në duart e tyre ata do ta mbajnë këtë shërbesë dhe bPriftëri për të gjitha kombet;

10 Dhe unë do t’i bekoj ata nëpërmjet emrit tënd; sepse të gjithë ata që e marrin këtë aUngjill, do të quhen sipas emrit tënd e do të llogariten si bfara jote dhe do të ngrihen e do të të bekojnë ty, si catin e tyre;

11 Dhe unë do t’i abekoj ata që të bekojnë ty dhe do t’i mallkoj ata që të mallkojnë ty; dhe në ty (që është, në Priftërinë tënde) dhe në bfarën tënde (që është, Priftëria jote), sepse unë të jap një premtim se kjo e cdrejtë do të vazhdojë në ty dhe në farën tënde pas teje (që do të thotë, fara e drejtpërdrejtë ose fara e trupit) të gjitha familjet e tokës do të bekohen, madje me bekimet e Ungjillit, të cilat janë bekimet e shpëtimit, madje të jetës së përjetshme.

12 Tani, pasi Zoti ishte larguar së foluri me mua dhe e kishte larguar fytyrën e tij prej meje, unë thashë në zemrën time: Shërbëtori yt të ka akërkuar me shumë zell; tani unë të kam gjetur;

13 Ti vërtet e dërgove engjëllin tënd për të më açliruar nga perënditë e Elkenahut dhe unë do të bëj mirë t’i bindem zërit tënd, si rrjedhim, le të ngrihet shërbëtori yt dhe të largohet në paqe.

14 Kështu unë, Abrahami, u largova sikurse Zoti më kishte thënë, dhe Loti me mua; dhe unë, Abrahami, isha agjashtëdhjetë e dy vjeç kur u largova nga Harani.

15 Dhe mora aSarain, që e mora për grua kur isha në bUr, në Kaldea, dhe Lotin, djalin e vëllait tim, dhe gjithë pasurinë tonë që e kishim mbledhur, dhe shpirtrat që kishim cfituar në Haran dhe u nisëm për udhë për në tokën e dKanaanit dhe banuam në çadra ndërkohë që ishim në udhë;

16 Si rrjedhim, përjetësia ishte mbulesa jonë dhe ashkëmbi ynë e shpëtimi ynë, ndërsa udhëtonim nga Harani nëpërmjet rrugës së Jershonit, për të shkuar në tokën e Kanaanit.

17 Tani unë, Abrahami, ndërtova një aaltar në tokën e Jershonit dhe i bëra flijim Zotit e u luta që bzija e bukës të mund të largohej prej shtëpisë së atit tim, që ata të mos shkatërroheshin.

18 Dhe më pas ne kaluam nga Jershoni nëpërmjet tokës për në vendin e Sikemit; ai ishte i vendosur në pllajat e Morehut dhe ne tashmë kishim ardhur në kufijtë e tokës së aKanaanitëve dhe unë ofrova bflijim atje, në pllajat e Morehut, dhe i thirra Zotit me plot zell, sepse ne tashmë kishim ardhur në tokën e këtij kombi idhujtar.

19 Dhe Zoti m’u shfaq në përgjigje të lutjeve të mia dhe më tha: Farës tënde do t’ia jap këtë atokë.

20 Dhe unë, Abrahami, u ngrita nga vendi i altarit që ia kisha ndërtuar Zotit, dhe u largova që atje për në një mal në lindje të aBethelit dhe e ngrita çadrën time atje, me Bethelin në perëndim dhe bHain në lindje; dhe atje i ndërtova një altar tjetër Zotit dhe i bëra cthirrje përsëri emrit të Zotit.

21 Dhe unë, Abrahami, udhëtova, duke vazhduar akoma drejt jugut; dhe pati një vazhdim të zisë së bukës në tokë; dhe unë, Abrahami, vendosa të zbres në Egjipt, për të banuar atje, sepse zija e bukës u bë më e rëndë.

22 Dhe ndodhi që, kur u afrova pranë hyrjes në Egjipt, Zoti më tha: Vër re, aSarai, gruaja jote, është një grua shumë e pashme në pamje;

23 Si rrjedhim, do të ndodhë, kur Egjiptianët ta shohin atë, ata do të thonë—Ajo është gruaja e tij; dhe ata do të të vrasin ty, por do ta ruajnë atë të gjallë; si rrjedhim, sigurohuni që të veproni sipas kësaj mënyre të urtë:

24 Ajo duhet t’u thotë Egjiptianëve se është motra jote dhe shpirti yt do të jetojë.

25 Dhe ndodhi që unë, Abrahami, i tregova Sarait, gruas sime, gjithçka që Zoti më kishte thënë—Si rrjedhim, thuaju atyre, të lutem, se je motra ime, që të jetë mirë me mua për hirin tënd, dhe shpirti im do të jetojë për shkakun tënd.