Ndihma për Studimin
Fjalë e Urtësisë


Fjalë e Urtësisë

Një ligj për shëndetin i zbuluar nga Zoti për përfitimin fizik dhe shpirtëror të shenjtorëve (DeB 89). Atij i referohemi zakonisht si Fjala e Urtësisë. Zoti gjithmonë u ka mësuar pasuesve të tij parimet e shëndetit. Zoti i zbuloi Joseph Smith-it çfarë lloj ushqimesh të haheshin dhe cilat të shmangeshin, së bashku me një premtim për bekime trupore dhe shpirtërore për bindjen ndaj Fjalës së Urtësisë.