Ndihma për Studimin
Sakrament


Sakrament

Për shenjtorët e ditëve të mëvonshme, sakramenti i referohet ordinancës së marrjes së bukës dhe të ujit në kujtim të sakrificës shlyese të Krishtit. Buka e copëtuar përfaqëson mishin e tij të copëtuar; uji përfaqëson gjakun që ai derdhi për të shlyer për mëkatet tona (1 Kor. 11:23–25; DeB 27:2). Kur anëtarët e denjë të Kishës marrin sakramentin, ata premtojnë të marrin mbi vete emrin e Krishtit, gjithmonë ta kujtojnë atë dhe të zbatojnë urdhërimet e tij. Nëpërmjet kësaj ordinance, anëtarët e Kishës përtërijnë besëlidhjet e tyre të pagëzimit.

Në Darkën e Fundit, Jezusi shpjegoi ordinancën e sakramentit, që ai hëngri me Dymbëdhjetë Apostujt (Mt. 26:17–28; Llu. 22:1–20).