Ndihma për Studimin
Betim dhe Besëlidhje e Priftërisë


Betim dhe Besëlidhje e Priftërisë

Një betim është një pohim i përbetuar për dikë që të jetë i vërtetë dhe besnik ndaj premtimeve të veta. Një besëlidhje është një premtim solemn ndërmjet dy palëve. Priftëria Aarone merret vetëm me anë të besëlidhjes. Mbajtësit e Priftërisë Melkizedeke e marrin priftërinë nëpërmjet një betimi të pafolur si edhe nëpërmjet besëlidhjes. Kur mbajtësit e priftërisë janë besnikë dhe i lartësojnë thirrjet e tyre siç i drejton Perëndia, ai i bekon ata. Ata që janë besnikë deri në fund dhe bëjnë gjithçka që ai u kërkon, do të marrin gjithçka që Ati ka (DeB 84:33–39).