Ndihma për Studimin
Moisi


Moisi

Një profet i Dhjatës së Vjetër i cili i udhëhoqi izraelitët për të dalë nga robëria egjiptiane dhe iu dha atyre një grup ligjesh fetare, shoqërore dhe ushqimore, siç u zbuluan nga Perëndia.

Shërbesa e Moisiut u shtri përtej kufijve të jetës së tij të vdekshme. Joseph Smith-i na mësoi se së bashku me Elijan, ai erdhi në malin e Shpërfytyrimit dhe i dha çelësat e priftërisë Pjetrit, Jakobit dhe Gjonit (Mt. 17:3–4; Mr. 9:4–9; Llu. 9:30; DeB 63:21).

Moisiu iu shfaq Joseph Smith-it dhe Oliver Cowdery-t më 3 prill 1836 në tempullin e Kirtland-it në Ohio dhe iu dha atyre çelësat e mbledhjes së Izraelit (DeB 110:11).

Zbulesat e ditëve të mëvonshme flasin shumë rreth Moisiut. Ai përmendet shpesh në Librin e Mormonit dhe nga Doktrina e Besëlidhje ne mësojmë rreth shërbesës së tij (DeB 84:20–26) dhe se ai e mori priftërinë nga vjehrri i tij Jethro (DeB 84:6).

Zbulesa e ditëve të mëvonshme gjithashtu pohon rrëfimin biblik të shërbesës së tij mes fëmijëve të Izraelit dhe ripohon se ai ishte autori i pesë librave që fillojnë Dhjatën e Vjetër (1 Ne. 5:11; Mois. 1:40–41).

Libri i Moisiut

Është një libër në Perla me Vlerë të Madhe që përmban përkthimin e frymëzuar të Joseph Smith-it të shtatë kapitujve të parë të Zanafillës.

Kapitulli 1 shënon një vegim në të cilin Moisiu pa Perëndinë, i cili i zbuloi atij tërë planin e shpëtimit. Kapitujt 2–5 janë një rrëfim i Krijimit dhe rënies së njeriut. Kapitujt 6–7 përmbajnë një vegim rreth Enokut dhe shërbesës së tij në tokë. Kapitulli 8 përmban një vegim rreth Noeut dhe përmbytjes së madhe.

Pesë librat e Moisiut

Pesë librat e parë të Dhjatës së Vjetër njihen si librat e Moisiut. Fletët e tunxhit që Nefi i mori prej Labanit, përmbanin librat e Moisiut (1 Ne. 5:11).