Ndihma për Studimin
Malakia


Malakia

Një profet i Dhjatës së Vjetër i cili shkroi dhe profetizoi rreth 430 para K.

Libri i Malakias

Libri ose profecia e Malakias është libri i fundit i Dhjatës së Vjetër. Ai duket se ndjek katër tema kryesore: (1) mëkatet e Izraelit—Malakia 1:6–2:17; 3:8–9; (2) gjykimet që do t’i vijnë Izraelit për shkak të mosbindjes së tyre—Malakia 1:14; 2:2–3, 12; 3:5; (3) premtimet për bindjen—Malakia 3:10–12, 16–18; 4:2–3; dhe (4) profecitë lidhur me Izraelin—Malakia 3:1–5; 4:1, 5–6 (DeB 2; 128:17; JS—H 1:37–39).

Në profecinë e tij, Malakia shkroi për Gjon Pagëzorin (Mal. 3:1; Mt. 11:10), ligjin e së dhjetës (Mal. 3:7–12), ardhjen e dytë të Zotit (Mal. 4:5) dhe rikthimin e Elias (Mal. 4:5–6; DeB 2; 128:17; JS—H 1:37–39). Shpëtimtari u citoi nefitëve të tërë kapitujt 3 dhe 4 të Malakias (3 Ne. 24–25).