Ndihma për Studimin
Çelësa të Priftërisë


Çelësa të Priftërisë

Çelësat janë të drejtat e kryesimit ose fuqia e dhënë nga Perëndia njeriut për të drejtuar, kontrolluar dhe qeverisur priftërinë e Perëndisë në tokë. Mbajtësit e priftërisë të thirrur në detyra të kryesimit marrin çelësa prej atyre në autoritet mbi ta. Mbajtësit e priftërisë e përdorin priftërinë vetëm brenda kufijve të përcaktuar nga ata që mbajnë çelësat. Presidenti i Kishës mban të gjithë çelësat e priftërisë (DeB 107:65–67, 91–92; 132:7).