Ndihma për Studimin
Dhuratë e Frymës së Shenjtë


Dhuratë e Frymës së Shenjtë

Është e drejta e çdo anëtari të denjë, të pagëzuar të Kishës për të patur ndikimin e vazhdueshëm të Frymës së Shenjtë. Pas pagëzimit të një njeriu në Kishën e vërtetë të Jezu Krishtit, ai merr dhuratën e Frymës së Shenjtë me anë të vendosjes së duarve prej dikujt që ka autoritetin e duhur (Vep. 8:12–25; Moro. 2:1–3; DeB 39:23). Shpesh për marrjen e dhuratës së Frymës së Shenjtë flitet për një pagëzim me zjarr (Mt. 3:11; DeB 19:31).